Sipas Qendrës Kombëtare për Parashikimin e Rreziqeve Natyrore moti këtë të shtunë, dt.22 qershor parashikohet të jetë në temperature mjaft të larta në të gjithë vendin, por sidomos në qarkun e Fierit, ku edhe rreziku për zjarre është vlerësuar të jetëi lartë nga ana e ekspertëve, ndryshe nga gjithë pjesa tjetër e vendit ku rreziku cilësohet të jetë i moderuar.
Lajmi I mirë është që këto temperatura të larta, deri në 39 gradë Celsius maksimumi, pritet që të bien për shkak të rreshjeve të dobëta të shiut pothuajse në të gjitha qarqet e vendit
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 35 °C
në vendet e ulëta: 23 / 39 °C
në vendet malore: 17 / 35 °C







