EKONOMI & MJEDIS /

70% të kostos ua mbulon shteti, hapen aplikimet për panelet diellore të ngrohjes së ujit! Ja kushtet për të përfituar

Shkruar nga Versus

70% të kostos ua mbulon shteti, hapen aplikimet për panelet diellore

Këtë të hënë sikurse edhe është njoftur më herët janë hapur zyrtarisht aplikimet për qytetarët që duan të përfitojnë nga skema e subvencionimit të impianteve diellorë për ngrohjen e ujit.

Në faqen e Agjencisë së Eficiencës së Energjisë që është edhe autoriteti që udhëheq këtë nismë jepen në detaj mënyra sesi do të bëhet aplikimi por edhe kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët.

Konkretisht agjencia sqaron mënyrën e aplikimit, kriteret e kualifikimit dhe listën e plotë të dokumenteve sipas njoftimit mëposhtë.

Aplikimi do të kryhet vetëm Online në portalin www.panelet.eficenca.gov.al. Tek rubrika Manuali i përdorimit do të gjeni hapat që duhet të ndiqni për tu regjistruar dhe për të aplikuar. Gjithashtu do të publikohet edhe nje video ilustruese për këtë qëllim.

Ftojmë qytetarët të tregohen të kujdesshëm në plotësimin e të dhënave gjatë regjistrimit. Cdo aplikant do të shohi në kohë reale renditjen e tij. Parimi i përdorur për përcaktimin e fituesve do të jetë “i pari që paraqitet, i pari shërbehet”.

Numri i fituesve nuk do të jetë më shume se 2000 familje. Procesi i dorëzimit të kërkesave nis në orën 00:01 të datës 24.02.2025.

Me dorëzimin e kërkesës, kërkuesi pajiset me një numër rendor dhe merr përgjigje brenda 2 (dy) ditëve pune për pranimin ose jo të aplikimit të tyre. Vlerësimi i kërkesave bëhet sipas numrit rendor. Aplikimet që nuk kualifikohen, njoftohen për arsyet e mospranimit të aplikimit dhe kanë të drejtë të çelin një aplikim të ri, duke humbur numrin rendor të mëparshëm.

KUJDES: Konsumatorët familjar të shpallur fitues në thirrjen e parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë/kontratë energjie.

a) të kenë një konsum mesatar mujor të energjisë elektrike për vitin 2024 më të madh se 400 kWh;

(Nga ky kriter përjashtohen konsumatorët familjar të cilët kanë në përbërjen e tyre pjesëtar të familjes me ndihmë ekonomike)

b) të mos jenë debitorë ndaj OSHEE-së/FSHU-së;

c) të zotërojnë certifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit (rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen). Monitor.al

Lista e kërkuar e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim

70% të kostos ua mbulon shteti, hapen aplikimet për panelet diellore

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: