EKONOMI & MJEDIS /

Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, ja sa shkon nafta e benzina

Krahasim me vendimin e dy ditëve më parë. Bordi i Transparencës ka theksuar se ndryshimi i çmimeve lidhet drejtpërdrejt me lëvizjet e bursës Platts të Mesdheut dhe kursin e dollarit, ndërsa çmimi i naftës bruto mbetet jashtë kompetencës së bordit.

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, ja sa shkon nafta  
Bordi i Transparencës ka vendosur sot, më 28 Mars 2026, rritjen e çmimeve të nënprodukteve të naftës, pas vlerësimeve mbi lëvizjet e bursës Platts në Mesdhe. Ky vendim pason atë të 26 Marsit, kur çmimet ishin ulur për shkak të lëvizjeve të bursës.

Ky vendim hyri në fuqi sot, 28 Mars, ora 10:30, dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të çmimeve të shitjes.

Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, ja sa shkon nafta

Bordi i Transparencës ka theksuar se ndryshimi i çmimeve lidhet drejtpërdrejt me lëvizjet e bursës Platts të Mesdheut dhe kursin e dollarit, ndërsa çmimi i naftës bruto mbetet jashtë kompetencës së bordit. Vendimi përcakton marzhet maksimale bruto për shitjen me shumicë dhe pakicë, që duhet të mbulojnë shpenzimet operative të operatorëve.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëjnë thirrje që operatorët të zbatojnë vendimin, ndërsa çdo shkelje do të çojë në pezullim aktiviteti.

Bordi ka theksuar se situata është e jashtëzakonshme, dhe rritja e çmimeve vjen si pasojë e zhvillimeve në ekonominë vendase dhe tregjet ndërkombëtare, duke synuar mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.

 

Poll