EKONOMI & MJEDIS /

Moti për ditën e enjte, rikthehen reshjet e shiut në disa zona

Shkruar nga Versus

Moti për ditën e enjte, rikthehen reshjet e shiut në disa zona

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. 

Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 30°C  

në zonat e ulëta 17 deri 35°C

në zonat bregdetare 20 deri 33°C

Poll