EKONOMI & MJEDIS /

"Nuk ishte objektiv i qeverisë", disiplina fiskale e rrejshme e Shqipërisë

Shkruar nga Versus

"Nuk ishte objektiv i qeverisë", disiplina fiskale e rrejshme e

Ndryshe nga shumica e vendeve ECA (që përfshin 11 vende në zhvillim nga Azia Qendrore dhe Europa Lindore) që vijuan me politikë fiskale stimuluese pas pandemisë, Shqipëria ka zbatuar konsolidim të vazhdueshëm për të rikthyer borxhin në trajektore rënëse dhe për të respektuar kufirin ligjor të balancës primare, në vend që të rriste shpenzimet publike, vlerësoi Banka Botërorë në raportin e Pranverës për vendet e Rajonit ECA.

Grafiku i mëposhtëm tregon se konsolidimi fiskal i akumuluar në Shqipëri që prej vitit 2020 ka ardhur si rrjedhojë e kursimeve në shpenzimet buxhetore.

Shqipëria është ndër pesë vendet e vetme të rajonit që kanë shtrënguar politikat fiskale pas pandemisë COVID-19, me një impuls fiskal të akumuluar më të ulët se -1.5% e PBB-së. Kjo do të thotë se qeveria ka shpenzuar më pak, në mënyrë që të ruajë stabilitetin fiskal dhe të kontrollojë borxhin publik.

Por të dhëna të brendshme tregojnë se, konsolidimi fiskal i vendit për të ulur borxhin dhe nuk ka qenë një lëvizje e projektuar e qeverisë shqiptare dhe as një objektiv i saj. Pamundësia për të realizuar programin e shpenzimeve publike sipas ligjit të buxhetit ka çuar në një politikë shtrënguese fiskale pa qëllim dhe dëshirë.

Gjatë vitit të kaluar tepruan nga shpenzimet buxhetore planifikuara rreth 420 milionë euro, teksa borxhi publik arriti në 54% të PBB-së nga rreth 58% që ishte programuar afatmesëm makroekonomik.

Në rastin e Shqipërisë paaftësia institucionale për të realizuar objektivat e përcaktuara në buxhetin vjetor ka ndikuar ndjeshëm në ruajtjen e një disipline fiskale “të paqëllimshme”. Në këtë rast disiplina fiskale e imponuar nga kapacitetet e kufizuara administrative.

Vitet e fundit, një pjesë e konsiderueshme e fondit të shpenzimeve kapitale nuk është realizuar plotësisht. Projekte që shtyhen, tenderë që dështojnë ose zbatim i ngadaltë nga institucionet ekzekutuese kanë sjellë një nën-shpenzim sistematik, veçanërisht në infrastrukturë.

Kjo ecuri ka gjeneruar kursime të pavullnetshme në buxhet, të cilat ndikojnë në uljen e deficitit dhe për rrjedhojë të borxhit publik, por në kurriz të zhvillimit real ekonomik.

Shumë institucione nuk kanë kapacitet për të ndjekur me efikasitet procesin nga planifikimi deri te zbatimi i projekteve buxhetore, për shkak stafeve burokracive dhe vonesave në procedurat e prokurimit publik.

Shqipëria ka historikisht nivel të ulët të tërheqjes efektive të fondeve nga huatë dhe grantet ndërkombëtare. Projektet zvarriten edhe kur financimi është i siguruar.

Paaftësia institucionale për të realizuar në kohë dhe me cilësi projektet e buxhetit ka kontribuar në ruajtjen e një imazhi formal të disiplinës fiskale, ndërkohë që nevojat reale për investime publike mbeten të paplotësuara. / Monitor.al

"Nuk ishte objektiv i qeverisë", disiplina fiskale e rrejshme e

Poll