
Është hapur një pjesë e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë për qarkullimin e automjeteve.
Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamje nga hapja e këtij aksi rrugor.
