EKONOMI & MJEDIS /

Tuneli i ri i Llogarasë këtë vit pa pagesë, ministrja Balluku tregon sa shkurtohet rruga

Tashmë kalimi i Llogarasë mund të bëhet për 10 minuta, shpejtësia rreth 80km / orë

Shkruar nga a.b.

Tuneli i ri i Llogarasë këtë vit pa pagesë, ministrja

Në tunelin e ri të Llogarasë, i cili shkurton rrugën me 30-35 minuta, këtë vit do të kalohet pa pagesë. Kjo u bë e ditur nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku një ditë para hapjes së Tunelit të Llogarasë. Balluku tregoi detaje të reja se si do të funksionojë, në një intervistë live për “Top Story” me Grida Dumën.

Balluku: Tuneli i Llogarasë do ketë një shpejtësi rreth 80 km në orë, ka edhe kthesa. Tunelët e kanë shumë të vogël limitin mbi shpejtësi. Në tunel është e patolerueshme sepse mund të krijojë aksidente, ndërsa nuk lejohen parakalimet.

Kemi bërë koordinimet me kolegun Balla për patrullimin e tunelit, është në të dyja portalet kemi dy qendra të monitorimit të trafikut, të digjitalizuara. Nëse dikur bëhej rreth dy orë e gjysëm nga Tirana, është shkurtuar më shumë se 45 minuta. Nëse i referohemi vetëm Llogarasë, që ka qenë e përshkreshme për 45 minuta, është shkurtuar më shumë se 30-35 minuta.

Të gjitha maloret dhe vështirësi që kishte si rrugë, kishte edhe një konsum të lartë automjeti. Është e padiskutueshme siguria që kemi këtu me atë në Llogara, edhe pse atje e kemi mirëmbajtur. Do të mbetet një rrugë e bukur panoramike dhe mendoj që nuk do abandonohet. Llogaraja është e bukur dhe një zonë ku familjarët pushojnë dhe turistë që duan ta shohin.

Ky tunel është dizejnuar përmes një gare, ku fitoi kompania austriake. Këtë vit kalimi do të jetë pa pagesë.