EKONOMI & MJEDIS /

Ujku bën masakër në Lushnjë, vret më shumë se 40 dele, pronari: Mendova se ishte hajdut (VIDEO)

Sipas blegtorit Namik Sinani, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth 3:30, kur ai ka dëgjuar zhurma të dyshimta pranë vathës. Fillimisht mendoi se mund të kishin hyrë hajdutë, por kur shkoi në vendngjarje, u përball me një ujk që po mbyte bagëtitë një nga një.

Shkruar nga Versus

Ujku bën masakër në Lushnjë, vret më shumë se 40

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Karbunarë e Vogël në Lushnje, ku një sulm i egër nga ujqërit ka sjellë dëme të mëdha në një fermë bagëtish. Nga 80 krerë dhi dhe dele, rreth 40 janë ngordhur si pasojë e sulmit, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur të plagosura.

Sipas blegtorit Namik Sinani, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth 3:30, kur ai ka dëgjuar zhurma të dyshimta pranë vathës. Fillimisht mendoi se mund të kishin hyrë hajdutë, por kur shkoi në vendngjarje, u përball me një ujk që po mbyte bagëtitë një nga një.

Vëllai dhe bashkëshortja e Namikut konfirmojnë se prezenca e ujqërve në zonë është vënë re prej kohësh. Ata tregojnë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin sulme të tilla – vetëm dy javë më parë, ujqërit kishin mbytur edhe një njëthundrak.


Blegtori kërkon ndihmë dhe mbështetje nga shteti për të kompensuar dëmet e shkaktuara. Sipas tij, një pjesë e tufës ishte e matrikulluar, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga shtesa të reja të kohëve të fundit, që ende nuk ishin regjistruar në sistem.

Banorët e Karbunarës shprehen të shqetësuar për shtimin e numrit të ujqërve, të cilët jo vetëm që dëmtojnë bagëtitë, por hyjnë gjithnjë e më shpesh në zonat e banuara gjatë natës, duke rritur ndjeshëm frikën dhe pasigurinë.

Sipas tyre, pylli i “Zgjanës”, që ndodhet pranë fshatit, është kthyer në strehë kryesore për ujqërit, dhe popullata e tyre është rritur ndjeshëm vitet e fundit, çka e bën situatën gjithnjë e më të vështirë për komunitetin blegtoral të zonës.

Poll