EKONOMI & MJEDIS /

VIDEO/ Pjesë e korridorit të 8-të, publikohen pamjet nga punimet për rrugën Elbasan-Qafë Thanë

Pritet që punimet për aksin rrugor të përfundojnë në vitin 2027.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Pjesë e korridorit të 8-të, publikohen pamjet nga punimet
Foto: Punimet për zgjerimin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë

Punimet për rrugën Elbasan-Qafë Thanë (pjesë e korridorit të 8-të) po vijojnë në disa lote paralelisht.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga punimet për rrugën që është një nyje e korridorit të 8-të (rrjet komunikacioni që lidh portet e detit Adriatik me ato të Detit të Zi në Bullgari).

“Mirëmëngjes dhe nga Kantieri i Korridorit VIII, ku po punohet paralelisht në disa lote, për të finalizuar këtë vepër, ju uroj një javë të mbarë”- shkruan Rama.

Projekti i zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë pritet të përfundojë në vitin 2027 dhe kap vlerën e 10 miliardë lekëve. Rëndësia është e madhe pasi k yaks lidh Portin e Durrësit me pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut e Greqisë për të dalë më pas në Bullgari drejt Detit të Zi. Versus.al

Poll