Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PS-së, Fatos Nano është shtruar sërish në spital.
Lideri historik i PS-së prej disa ditësh ndodhet në një spital privat në Tiranë.
Shkak për shtrimin e Nanos është bërë thyerja e këmbës.
“Bëhet fjalë për një rrëshqitje dhe ka pësuar shëmbje kockash. Asnjë me rëndësi apo kërcënuesë për shëndetin e tij”, tha një prej miqve të afërm të zotit Nano.
Ndërsa një tjetër pas një kominikimi me familjen tha se “situata e tij shëndetësore është nën kontroll”, shkruan Top Channel.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital.
Një vit më parë Nano, pasi një komplikacioni me mushkritë ka qëndruar për disa javë i shtruar në spital, ku dhe për pak kohë ka qenë në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.







