MAGAZINË /

VIDEO/ Festivali i Filmit në Venecia, Angelina Jolie mahnit me paraqitjen e saj

Sot shënohet dita e dytë e Festivalit që do të zgjasë deri më 7 shtator, e Jolie është shfaqur më në formë se kurrë

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Festivali i Filmit në Venecia, Angelina Jolie mahnit me paraqitjen e
Angelina Jolie

Aktorja e famshme Angelina Jolie ndodhet në Festivalin e Filmit në Venecia nga ku ka bërë edhe daljet e saj të mahnitshme.

Sot shënohet dita e dytë e Festivalit që do të zgjasë deri më 7 shtator, e Jolie është shfaqur më në formë se kurrë.

Angelina Jolie portretizon këngëtaren e njohur të operës Maria Callas në një film premierë, ditën e sotme në Festivalin e Filmit në Venecia.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, ajo ka veshur një fustan të zi e elegenca e saj është e pakufijshme.

Fansat e yllit ndërkombëtar kanë komentuar pamjen e saj në mënyrë pozitive, por nuk kanë munguar as kritikat, ku disa prej tyre shprehen se ajo është me e dobët seç duhet.

Për sa i përket rolit të saj në portretizimin e këngëtares së njohur, Jolie u shpreh se për të ishte më shumë seç mund ta shprehte me fjalë.

Ndjeva një privilegj të tillë që ndihesha sikur e njihja këtë grua dhe u gjenda brenda lëkurës së saj për një moment”, tha ndër të tjera aktorja që u shpreh se nuk kishte kënduar asnjëherë më parë gjatë gjithë jetës.

/ Versus.al

Poll