MAGAZINË /

"Rikthim aty ku e nisa", reagon Jul Deda për sfidën e re në 'Fiks Fare', një mesazh edhe për Xhemin

Lajmin për rikthimin e tij e konfirmoi ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram, ku përkrah tij në këtë rrugëtim Juli bëri me dije se do të jetë moderatorja e njohur Xhemi Shehu

Shkruar nga M.H
"Rikthim aty ku e nisa", reagon Jul Deda për sfidën e re
Jul Deda dhe Xhemi Shehu

Ish-finalistin e BBVA3 dhe humoristin Jul Deda do ta shohim tashmë në moderimin e emisonit ‘Fiks Fare’.

Lajmin për rikthimin e tij e konfirmoi ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram, ku përkrah tij në këtë rrugëtim Juli bëri me dije se do të jetë moderatorja e njohur Xhemi Shehu.

Rikthim aty ku e nisa, në Top. Sezon i ri, sfidë e re për mua. Fiks Fare po vjen. Sukese @xhemishehu , kënaqësi te jemi bashkë në këtë rrugëtim..!”, shkruan ai.

Rikthimi i Jul Dedës në Top Channel vjen pas shumë vitesh, pasi ka qenë aktor në programin e humorit Portokalli.

Mirëpo kësaj here do të shpaloset një version tjetër i aktorit.

Kujtojmë se emisioni Fiks Fare më herët ka qenë nën moderimin e Devis Mukës dhe Dorian Ramaliut.

/ Versus.al

Poll