
Vlorë- Policia ka sekuestruar dy automjete luksoze “g-clas” të cilat ishin vjedhur në Itali.
Në pranga kanë rënë dy të rinjtë F.M., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe F. D. alias B. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar këto mjete nga Italia për në Shqipëri dhe më pas u ndryshonin dokumentet duke i pajisur me elemente identifikuese fallco.
Vlera e automjeteve të vjedhura që janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, arrin deri në 280 mijë euro. Ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve ku mund të jenë përfshirë dy të arrestuarit. Versus.al







