
Një postim i reperit Getoar Selimi me një thënie për mosmirnjohjen bëri bujë kudo në rrjet e ajo që u aludua menjëherë ishte një ndarje e mundshme nga bashkëshortja e tij, Marina Vjollca.
Mirëpo këto zëra nuk u lejuan të qarkullonin shumë gjatë, pasi më një postim ditën e sotme reperi shuan çdo lloj dyshimi.
Në një Instastory Ghetto Geasy postoi një video të xhiruar nga vajza e tij Marget, teksa duket mjaft i lumtur pranë saj dhe Marinës.
Reperi me sa duket zgjodhi këtë si rrugën më të drejtë për të treguar se në jetën e tij private gjithçka po shkon siç duhet.
Kujtojmë se kohët e fundit çifiti nuk janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit e mjaftonte një lëvizje prej tyre për të nisur me aludime të tjera.
/ Versus.al







