POLITIKË /

PRIMARET E PD / Gjin Gjoni fitore "plebishitare", disa deputetë "mbesin me gisht në gojë"

Surprizat natyrisht nuk kanë mbaruar, Lezha dhe Pogradeci janë mes dy bashkive që kanë sjellë jo pak të tilla. 

Shkruar nga Versus

PRIMARET E PD / Gjin Gjoni fitore "plebishitare", disa deputetë

Ka përfunduar numërimi i votave të demokratëve në disa nga bashkitë e qarqet e vendit. antarët e Partisë Demokratike patën dje mundësi për rreth 10 orë që të votonin të preferuarin e tyre për listën e kandidatëve për deputetë. Surprizat natyrisht nuk kanë mbaruar, Lezha dhe Pogradeci janë mes dy bashkive që kanë sjellë jo pak të tilla.   

PRIMARET LEZHE 

U përfol e komentua gjerësisht kandidimi i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni në primaret për zgjedhjen e deputetëve demokratë në Lezhë, por përkundër gjithçkaje është thënë më parë, ish-gjyqtari duket se ka marrë jë fitore 'plebishitare' në votimet e brendshme të demokratëve, duke marrë plot 524 vota. Ai pasohet në numrin e votave nga Lindita Metaliaj me 334 vota dhe e treta ëshë rënditur Donika Haxhiaj me 59 vota.   

Janë dashur rreth 4 orë për të përcaktuar rezultatet e Primarëve për demokratët lezhjanë, të cilët kanë votuar se kë dëshirojnë të kenë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Në votimet e të shtunës, 1 mars, në Lezhë morën pjesë në votime 1349 votues nga 3700 të regjistruar në lista ose 36.45%.

PRIMARET KUKES 

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave, për zgjedhjet e Primareve në qarkun e Kukësit.

Kandidati më i votuar ka qenë Shkëlqim Shehu, i cili ka siguruar 378 vota, duke kryesuar garën. Pas tij, renditet Gezim Shehu me 246 vota, ndërsa në vendin e tretë është Bashkim Gjoka me 206 vota.

PRIMARET ELBASAN 

Në qarkun e Elbasanit, pak pas mesnatës, ka përfunduar numërimi i votave për Primaret ku, më i votuari rezulton kandidati Blendi Himçi me 416 vota, i ndjekur nga Aurel Bylykbashi me 220 vota.

PRIMARET LIBRAZHD

Në përfundim numërimi i votave për primaret në PD në Librazhd, kryeson Ilirjan Alliu me 350 vota. Pas tij, vjen Lefter Gështenja me 93 vota dhe 10 vota Klodiana Çapja.

PRIMARET FIER 

Edhe Fieri është një nga qarqet që ka përfunduar numërimin e votave për procesin e Primareve që zhvilloi PD në mbarë vendin. Më i votuari rezulton Eduard Sharka me 795 vota, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi me 677 vota, i treti renditet deputeti Saimir Koreshi me 477 vota, kurse deputetja Ilda Dhori 215 vota.

PRIMARET GJIROKASTER 

Në procesin e Primareve në qarkun e Gjirokastrës, më e votuara rezulton Alma Buci Kore me 399 vota duke kryesuar garën. Pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani me 317 vota.

PRIMARET POGRADEC 

Ka përfunduar numërimi i votave në primaret e Partisë Demokratike në Pogradec, ku Genti Çela ka marrë më shumë vota se të tjerët, duke siguruar 323 të tilla. Pas tij renditet Arbër Male me 203 vota. Deputetja Sorina Koti nuk ka arritur të marrë asnjë votë, ndërsa Edmond Spaho ka marrë vetëm 6 vota në Pogradec, ndërsa 129 vota ka marrë në Devoll dhe 511 vota në Maliq.

PRIMARET KORÇE

Ka përfunduar numërimi i votave për procesin e Primareve të PD në qarkun e Korçës ku më i votuari renditet deputeti Bledion Nallbati me 1219 vota. I dyti u rendit deputeti i PD Edmond Spaho me 691 vota, i ndjekur pas nga Ledina Alolli me 394 vota dhe Andrea Mano me 380 vota.

PRIMARET DURRES

Numërimi për procesin e Primareve të PD ka përfunduar edhe në qarkun e Durrësit. Ish-kandidati për kryetar Bashkie, Igli Cara rezulton më i votuari në rang qarku me 622 vota, i ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota. Ndërkohë, zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo ka marrë vetëm 32 vota.

PRIMARET DIBER 

Në qarkun e Dibrës listën e kryeson Ilir Krosi, ish-kryebashkiaku i Dibrës me 578 vota. Në qarkun e Dibrës kandidoi edhe ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi, i cili mori 118 vota, ndërsa deputeti Çollaku ka marrë 68 vota. e dyta rezulton të jetë renditur Denisa Vata me 369 vota dhe i treti gazetari i njohur Basir Çollaku, i cili ka marrë 247 vota nga baza demokrate 

PRIMARE VLORE 

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka rezultuar më e votuara në primaret e PD, në Qarkun e Vlorës, duke dalë e para me 765 vota. I dyti është renditur Atird Hoxha me 484 vota dhe me radhë kandidatët e tjerë ku 8 prej tyre nuk kualifikohen sipas pragut 172 vota në qark. Zhupa fitoi bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol, që janë edhe zonat që ka përfaqësuar në Kuvend. Ajo mori mbështetje edhe në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Selenicë.

Poll