Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Karaburun.
Një 56 vjeçar banues në Tiranë ka mbetur i plagosur pasi është dëmtuar nga helikat e një gomone.
56-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka bllokuar mjetin lundrues dhe ka shoqëruar në polici drejtuesin e gmones.
Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për të zbardhur detajet e aksidentit.
Njfotimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).
56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.
Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.







