Lajme shumë të mira nga Shërbimi Meterologjik i Institutit të Gjeo-Shkencës. Pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme priten të ketë shira në të paktën 7 qarqe. Shirat parashikohen të dobët e lokal, por ato duket se do të freskojnë zona të tëra në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan e Gjirokastër. Ulje pritet të kenë dhe temperatuat maksimale që nuk do të kalojnë 34 gradë, ndërkohë që ato mininale do të mbeten në nivele të konsiderueshme mesatarisht 24-26 gradë Celsius.
NJOFTIMI
ZJARRET NË PYJE
----------------------
Sot pasdite (e diel, dt.21) dhe nesër (e hënë, dt.22) pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rreziku “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nё të gjitha qarqet pritet nivel rreziku “I LARTË” nё zona tё lokalizuara.
PARASHIKIMI METEO
----------------------
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.21) dhe nesër (e hënë, dt.22) priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e hënë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 26 / 31 °C
në vendet e ulëta: 24 / 34 °C
në vendet malore: 20 / 31 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.21) dhe nesër (e hënë, dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.







