MAGAZINË /

Kanceri në mushkëri, kura që ul rrezikun për 84 % të të sëmurëve

Terapia me osimertinib uli rrezikun e përparimit të sëmundjes ose vdekjes në 84% të pacientëve me kancer të mushkërive në fazën e tretë të paoperueshme

Shkruar nga a.b.

Kanceri në mushkëri, kura që ul rrezikun për 84 % të

Një shpresë e madhe për të sëmurët me kancer të mushkërive të shkallës së tretë. Terapia me  osimertinib uli rrezikun e përparimit të sëmundjes ose vdekjes në 84% të pacientëve me kancer të mushkërive në fazën e tretë të paoperueshme dhe me mutacion gjenik Egfr. Ky është përfundimi i një studimi “Laura” i prezantuar në kongresin e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike.

Kanceri në mushkëri, kura që ul rrezikun për 84 % të

Studimi Laura, i cili është në vazhdim dhe rezultatet e të cilit janë publikuar njëkohësisht në “New England Journal of Medicine”, është kryer mbi 216 pacientë në më shumë se 145 qendra në mbi 15 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Evropën, Amerikën e Jugut dhe Azia.

Studimi konsiderohet si një përparim i rëndësishëm: Osimertinib është në fakt një terapi e synuar e aftë për të zgjatur mbijetesën pa përparimin e sëmundjes për më shumë se tre vjet.

Kanceri në mushkëri, kura që ul rrezikun për 84 % të

Në pacientët me mutacion Nslc dhe Egfr, pas kimioterapisë, ilaçi uli rrezikun e përparimit të sëmundjes ose vdekjes me 84% në krahasim me placebo: mbijetesa pa progresion ishte e barabartë me 39.1 muaj krahasuar me 5.6 muaj në pacientët e trajtuar me placebo.

Kanceri në mushkëri, kura që ul rrezikun për 84 % të

Ndaj shkencëtarët mendojnë se trajtimi me Osimertinib duhet të bëhet standardi i ri i kurimit të këtyre pacientëve.

Poll