Kolegji Zgjedhor ka miratuar afatet për organizimin e zgjedhjeve për bashkinë Himarë.
Kolegji Zgjedhor u vu në lëvizje nga Partia Socialiste pas bllokimit të vendimmarrjes në Komisionin Rregullator për shkak të ndarjes së votave.
Sipas aktit të miratuar nga trupa gjyqësore, afati për regjistrimin e partive për bashkinë e Himarës do të jetë 22 korriku, ndërsa për koalicionet 24 korriku dhe kandidatët që do të garojnë kanë afat për t’u regjistruar deri në 25 korrik.
Deri më tani, për Bashkinë e Himarës janë dy kandidat, Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria si kandidat i opozitës.







