Futbollisti 33 vjeçar Sokol Cikalleshi nuk do të jëtë më pjesë e kombëtares shqiptare.
Sulmuesi, i cili ka kontribuar për shumë vite për përfaqësuesen, ka vendosur të tërhiqet, pasi nuk u grumbullua për në Europian.
“Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.
Ka qene një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa
privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila me ka bërë të përunjur dhe mirënjohes ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua” shkruan futbollisti.







