
Vlorë- Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar sot nga policia.
Në pranga ka rënë Romario Alliaj, i cili ishte dënuar me 1 vite e 5 muaj burg për mashtrim.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2019-ën kur i riu është paraqitur në polici duke pretenduar se është sulmuar me armë zjarri.
Alliaj kishte si qëllim që të përdorte konfliktin për të marrë azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në këtë mënyrë të shmangte borxhet që u kishte personave të ndryshëm në Shqipëri. Versus.al







