
Tiranë- Policia ka sekuestruar një ngarkesë prej 7 tonë kafe kontrabandë të futur në vendin tonë nga pika kufitare e Qafë-Thanës.
Si përgjegjës për kafen kontrabandë, u arrestua një person i identifikuar si Flori Kapllani, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Kafeja u fut në vend me dokumente të falsifikuara dhe nuk u zhdoganua në Vorë, por u shkarkua në banesën e Flori Kapllanit.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur: E. T., 30 vjeç, M. T., 33 vjeç, A. Ç., 33 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, dhe A. S., 33 vjeç të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës dokumente falso për origjinën dhe porosinë e mallit që transportinin me qëllim që të shmangnin detyrimet tatimore.
Gjatë kontrollit të zhvilluar në banesën e njërit prej personave të shpallur në kërkim u gjetën dhe sekuestruan 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të dyshuara të kontrabanduara. Versus.al







