AKTUALITET /

Aksident me një viktimë në aksin Shkodër-Koplik

Shkruar nga Versus

Aksident me një viktimë në aksin Shkodër-Koplik

Shkodër- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin që lidh qytetin me Koplikun.

Një automjet i drejtuar nga shoferi i identifikuar si A.B, ka përplasur për vdekje një 80 vjeçar.

I moshuari po kalonte rrugën në këmbë në momentin kur është përplasur dhe ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve.

Policia ka shoqëruar shoferin e automjetit për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll