
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 63 vjeçari me inicialet A.B është hedhur nga kati i gjashtë të pallatit ku jetonte.
Për pasojë të dëmtimeve të marra 63 vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.11.2024, rreth orës 16:25, në Laprakë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A. B., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Versus.al








