Live Updates /

2 orë aksion para Kuvendit, deputetët e PD përplasen me Gardën dhe socialistët! Djegin manekinë me foto të Ramës, Xhafajt dhe vëllezërve të tyre

*Siç pritej Partia Demokratike ka shkaktuar kaos dhe rrëmujë ende pa nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Pavarësisht se 24 deputetë të PD u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës, të gjithë mbërritën në Kuvend një orë para seancës plenare, por Garda nuk i lejoi të hynin brenda. *Në këto kushte, deputetët opozitarë tentuan të hynin nga dyer dytësore të cilat i gjetën të mbyllura me zinxhirë. Ata nuk lejuan deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend me të cilët patën edhe përplasje fizike si në rastin e Flamur Nokës me Frrok Gjinin. *Peleshi u përgjigj deputetëve të opozitës duke thënë se ishin të përjashtuar për shkak të sjelljes së tyre dhe jo për faj të ligjvënësve socialistë. *Në Kuvend mbërriti edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali, por punonjësi i Gardës nuk i hapi derën duke parë se situata ishte e tensionuar. Pas kësaj mjeti i kryeparlamentares u largua nga Kuvendi. Ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka pretendoi se mjeti ishte bosh dhe se Spiropali kishte hyrë në Kuvend nga dera e tualetit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Siç pritej Partia Demokratike ka shkaktuar kaos dhe rrëmujë ende pa nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Pavarësisht se 24 deputetë të PD u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës, të gjithë mbërritën në Kuvend një orë para seancës plenare, por Garda nuk i lejoi të hynin brenda. *Në këto kushte, deputetët opozitarë tentuan të hynin nga dyer dytësore të cilat i gjetën të mbyllura me zinxhirë. Ata nuk lejuan deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend me të cilët patën edhe përplasje fizike si në rastin e Flamur Nokës me Frrok Gjinin. *Peleshi u përgjigj deputetëve të opozitës duke thënë se ishin të përjashtuar për shkak të sjelljes së tyre dhe jo për faj të ligjvënësve socialistë. *Në Kuvend mbërriti edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali, por punonjësi i Gardës nuk i hapi derën duke parë se situata ishte e tensionuar. Pas kësaj mjeti i kryeparlamentares u largua nga Kuvendi. Ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka pretendoi se mjeti ishte bosh dhe se Spiropali kishte hyrë në Kuvend nga dera e tualetit.

8 Postime
5 MUAJ ME PARE

Të veshur me uniformë burgu, deputetët e PD u vënë flakën manekinëve me foton e Ramës dhe Xhafajt

2 orë aksion para Kuvendit, deputetët e PD përplasen me

Një tjetër veprim simbolik është kryer sot nga deputetët e partisë Demokratike të cilët nuk u lanë të hynin në sallën e Kuvendit për të marrë pjesë në seancën e sotme plenare pasi janë të përjashtuar për dhjetëra ditë.

Manekinë me foton e kryeministrit, Edi Rama vëllait të tij Olsi Rama si dhe të deputetit Fatmir Xhafaj e vëllait të tij, Geron Xhafa janë djegur me benzinë nga deputeti Flamur Noka. Versus.al



5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ “S’ka bir k*rve që më ndalon”, deputeti i PS i kthehet Nokës: Gjallë a vdekur, hyj në Kuvend

2 orë aksion para Kuvendit, deputetët e PD përplasen me
Deputeti Frrok Gjini përplaset me Flamur Nokën

Deputetët e Partisë Demokratike, të përjashtuar me dhjetëra ditë nga seancat plenare kanë penguar edhe kolegët e tyre socialistë për të hyrë në sallën e Kuvendit.

Kjo ka shkaktuar përplasje mes tyre në hyrje të Kuvendit. Mes deputetëve që u përplasën me Nokën ishte edhe deputeti i PS Frrok Gjini i cili u shpreh i ashpër ndaj kolegut demokrat duke iu drejtuar me fjalët:

“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”.

Përplasja:

Flamur Noka: “Ik Frrok, hajde tani, ik”!

Frrok Gjini: “Mos më prek më dorë”!

Flamur Noka: “Ik Frrok, nuk hyn”.

Frrok Gjini: “Ore s’më prek kush më dorë mua. S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament”.

Flamur Noka: Frrok hajde me mua të flasim.

Frrok Gjini: “S’kam punë me ty, do hyj në Parlament. Nuk kthehem pas unë. Do hyj në Parlament.

Noka: Jeni duke provokuar opozitën. Asnjëherë nuk është shpallur opozita armike. Është hera e parë që shpallet armike. Ju lutem asnjë provokim për opozitën. Ne jemi në betejë jetë a vdekje, ju betejë humori. Versus.al



5 MUAJ ME PARE

Spiropali mbërrin në Kuvend, por nuk del nga makina! Noka: Mjeti është bosh, ka hyrë nga banjo

2 orë aksion para Kuvendit, deputetët e PD përplasen me

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka mbërritur në Kuvend me automjetin që e shoqëron, por nuk ka zbritur për të shmangur përplasjet me deputetët e opozitës të cilët kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka qëndroi para makinës ku ishte Spiropali, ndërsa për mediat tha se automjeti ishte bosh dhe se kryeparlamentarja ishte futur në Kuvend nga dera e tualetit.

“Makina është bosh. Ka hyrë nga dera e banjos. Këta tallen me popullin, hyjnë si minj në Kuvend”- tha Noka. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

"Niko pse bëni të fortin", deputetët e PD përplasen me Peleshin, ndalojnë socialistët të hyjnë në Kuvend

2 orë aksion para Kuvendit, deputetët e PD përplasen me
Përplasje mes deputetëve të PD dhe Niko Peleshin

Pasi Garda e Republikës nuk lejoi demokratët e përjashtuar të hyjnë në seancë plenare, këta të fundit kanë bllokuar dyert edhe për socialistët. Noka ka patur një përplasje me kreun e grupit parlamentar të PS, Niko Peleshin të cilin deputetët e PD e kanë rrethuar duke i kërkuar llogari për sjelljen e Gardës ndaj tyre.

Një përplasje pati edhe mes Peleshit dhe  kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pasi ky i fundit i kërkoi llogari për përjashtimin e deputetëve demokratë.

Peleshi: Merru me karriget tani, ti djeg karriget më kërkon mua llogari. Po kush t’i ka fajet? Unë t’i kam fajet që djeg karriget ti?

Bardhi: Ore keni djegur Shqipërinë. Nuk kam gjë me kolegët deputetë, e kam me ushtarët e krimit.

Peleshi: Këtë e kemi parë për 20 vite

Bardhi: Hajdutërinë tuaj nuk e kemi parë në 30 vite. Versus.al

 

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Legena", deputetët demokratë përplasen me Gardën, Nallbati shtyn deputetin e PS: Ik andej, hajdut

2 orë aksion para Kuvendit, deputetët e PD përplasen me
Nallbati shtyn deputetin e PS

“Legena, t’ju vijë turp”- u shprehën deputetët demokratë ndaj punonjësve të Gardës të cilët nuk i lejuan të hyjnë në sallën e Kuvendit. Ndërsa përplasje pati edhe mes deputetëve, pasi demokrati Bledion Nallbati shtyu me forcë një prej deputetëve të PS duke e quajtur "hajdut". 

Ndërkohë, socialistët kanë zgjedhur dyer dytësore për të hyrë në Kuvend pasi hyrja kryesore është e bllokuar nga punonjësit e Gardës tëcilët janë rreshtuar për të mos lënë të hyjnë deputetët e përjashtuar demokratë. Versus.al



5 MUAJ ME PARE

Dera e Kuvendit me dry, Noka në Kuvend: Ata ndërkombëtarët që bëjnë deklarata, ta shohin këtë

2 orë aksion para Kuvendit, deputetët e PD përplasen me
Deputeti Flamur Noka

Deputetët e opozitës të përjashtuar që prej ditës së djeshme, kanë tentuar të përdorin hyrje dytësore për të qenë të pranishëm në seancën e plenare. Nga dera e mbylur me zinxhir dhe dry, deputeti Flamur Noka u bëri thirrje edhe ndërkombëtarëve, duke thënë se kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë.

"Ju them edhe atyre ndërkombëtarëve që bëjnë deklarata për të mbështetur regjimin, Kur bëni deklarata, kini parasysh këtë, simboli i këtyre është dryni.  Nuk ndalojmë askënd të hyjë në Kuvend, duam të hyjmë vetë. Ja shikoni bunkerin e 5 milionëshes. Ky është imazhi i parlamentit të narkoregjimit”- tha Noka.

Ai u shpreh i vendosur për të hyrë në Kuvend ndërsa tha se aksioni opozitar deri në mosbindje civile do të vijojë. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Me muaj të përjashtuar nga seancat, deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend 1 orë më herët! Garda u ndalon hyrjen

2 orë aksion para Kuvendit, deputetët e PD përplasen me
Garda e Republikës nuk lejon deputetët e PD të hyjnë në Kuvend

Pavarësisht se sekretariati i Etikës mori dje vendimin për përjashtimin me nga 60 ditë për Gazment Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën dhe nga 20 ditë për 20 deputetë të tjerë, ligjvënësit demokratë janë shfaqur sërish në Kuvend madje duke mbërritur 70 minuta më herët sesa orari i përcaktuar për nisjen e seancës.

Këtë herë, Garda u ka paraprirë që në hyrje, duke u rreshtuar para derës së Kuvendit. Ndërsa në krye të deputetëve qëndrojnë Noka e Bardhi të cilët u bëjnë thirrje Gardës që të lirojë rrugën për ta.

Disa prej deputetëve tentuan të hynin nga një tjetër derë alternative, por e gjetën të mbyllur me zinxhirë. Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë vijimin normal të seancës plenare ashtu si herën e kaluar. 

Lajmi në përditësim...

5 MUAJ ME PARE

24 deputetë jashtë, kallëzime në SPAK dhe paralajmërim për mosbindje civile, sot Kuvendi në seancë plenare

2 orë aksion para Kuvendit, deputetët e PD përplasen me

Sot Kuvendi mban seancën plenare të radhës ndërkohë që politika shqiptare ndodhet në një situatë krejtërisht të paprecedentë me përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike në Kuvendi për shkak të dhunës dhe kaosit që shkaktuan në seancën plenare të së hënës teksa kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexoi shkresën e prokurorisë për arrestin e Ervin Salianjit dhe shpalli vakant vendin për mandatin e tij të deputetit. 


Me të lexuar shkresën, deputetët e opozitës krijuan kaos në seancë ku nisën të hidhnin sende ndaj ministrave e kryeparlamentares Elisa Spiropali. Kulmi i aksionit të dhunshëm opozitae ishte djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, veprim për të cilin u mor vendimi që dëmi ekonomik i shkaktuar të mbahet nga paratë e deputetëve përgjegjës. 

Nuk dihet nëse i njëjti skenae dhune do të ndiqet edhe në seancën e sotme duke qenë se 24 deputetë të PD janë të përjashtuar, mes tyre Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati me nga 60 ditë secili. 20 deputetë të tjerë u përjashtuan me nga 40 ditë, ndërsa Edi Paloka me 10 ditë. 

Po ashtu, policia ka referuar në SPAK materialet ku 23 deputetë të opozitës akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës. Kundërpërgjigjia e PD ishte një padi për kryeministrin Edi Rama dhe 72 deputetë të PS nën akuzën se kanë shkelur Kushtetutën duke mos zbatuar vendimin e Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në deklaratat për mediat, deputetët kanë deklaruar se kjo është e vetmja mënyrë reagimi pasi e cilësojnë demokracinë në vend si "inekzistente" duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kapur të gjitha institucionet e vendit dhe po cakton dënime politike për opozitarët. 

Përfaqësitë diplomatike të BE dhe SHBA kanë dënuar dhunën dhe kaosin në Kuvend duke bërë thirrje që palët të tregojnë përmbajtje. Versus.al

Poll