Live Updates /

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i lagjes së portit, depozita e gazit rrezikon njerëzit, pamje të frikshme

*Rreth 20 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke krijuar situatë të vështirë për t’u përballuar nga zjarrfikësit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në të gjithë vendin aktualisht janë aktive 7 vatra zjarri. *Më problematike paraqitet situata në Shëngjin tek “Rana e Hedhun” aty ku zjarri vijon të jetë aktiv që prej pasdites së djeshme dhe flakët janë përhapur në mënyrë të vazhdueshme duke rrezikuar edhe banesat apo resortet përreth. *Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikës nga Tirana, Fieri e Lezha ndërsa janë evakuuar banorët dhe turistët e zonës. Për shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe me helikopter nga ajri. * Situata nga zjarri në Shëngjin ka agravuar mesditën e sotme, kjo dhe për shkak të bimësi të dendur në këtë zonë dhe erës së fortë. Turistë të shumtë janë parë të largohen me çantat dhe sendet personale për t’i shpëtuar flakëve. * Banorët janë detyruar të lënë bizneset dhe banesat e tyre për t’i shpëtuar flakëve. Zjarri ka përparuar me shpjetësi të madhe drejt resorteve dhe hoteleve duke djegur beach bare, çadra dhe shezllone. *Ministria e Mbrotjes ka reaguar për situatën katastrofike të krijuar në Shëngjin nga zjarret. Sipas Ministrisë së Mbrotjes pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreaionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Rreth 20 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke krijuar situatë të vështirë për t’u përballuar nga zjarrfikësit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në të gjithë vendin aktualisht janë aktive 7 vatra zjarri. *Më problematike paraqitet situata në Shëngjin tek “Rana e Hedhun” aty ku zjarri vijon të jetë aktiv që prej pasdites së djeshme dhe flakët janë përhapur në mënyrë të vazhdueshme duke rrezikuar edhe banesat apo resortet përreth. *Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikës nga Tirana, Fieri e Lezha ndërsa janë evakuuar banorët dhe turistët e zonës. Për shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe me helikopter nga ajri. * Situata nga zjarri në Shëngjin ka agravuar mesditën e sotme, kjo dhe për shkak të bimësi të dendur në këtë zonë dhe erës së fortë. Turistë të shumtë janë parë të largohen me çantat dhe sendet personale për t’i shpëtuar flakëve. * Banorët janë detyruar të lënë bizneset dhe banesat e tyre për t’i shpëtuar flakëve. Zjarri ka përparuar me shpjetësi të madhe drejt resorteve dhe hoteleve duke djegur beach bare, çadra dhe shezllone. *Ministria e Mbrotjes ka reaguar për situatën katastrofike të krijuar në Shëngjin nga zjarret. Sipas Ministrisë së Mbrotjes pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreaionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike.

13 Postime
7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pamje të frikshme, i gjithë mali i Shëngjinit në flakë

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

I gjithë mali i Shëngjinit është në flakë.

Banorët janë evakuar tashmë, po ashtu edhe bizneset.

Zjarri ka përfshirë kurorën me pisha në qendër të Shëngjinit.

“Afër banesave dhe bizneseve, i gjithë mali i Shëngjinit është në flakë. Banorët janë evakuar, bizneset janë evakuar. Është një situatë tragjike. Shohim vetëm një helikopter që përpiqet me kovë.

Ky zjarr ka rënë prej 72 orësh dhe duhet të ishin marrë masa. Por tashmë situata ka dalë jashtë kontrollit. Zjarri është ngjitur me banesat, në qendër të Shëngjinit”, shkruan Lindita Metaliaj në një postim në Facebook.

 

7 MUAJ ME PARE

Situata alarmante me flakët, pritet ndërhyrje edhe nga helikopterët e KFOR-it

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

Situata alarmante me flakët vazhdon në Shëngjin. Ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në Shëngjin i shoqëruar nga Manja.

Ai tha se po punohet për të marrë  ndihma dhe nga vendet e tjera. Balla shtoi se dy avionë Canadair janë në dispozicion për të mbrojtur vendin nga flakët.

Ndër të tjera ai tha se ministri i Mbrojtjes është kontakt me KFOR për të sjellë helikopterët në këtë operacion në vështirë.

“Zjarri favorizohet nga era e fortë. Situatën më të vështirë e kemi drejt qytetit. Kemi forca zjarrëfikëse nga të gjitha qarqet. Janë 350 forca këtu në Shëngjin dhe kemi një numër më shumë se 330 forca që vinë nga Drejtoria vendore policisë së Lezhës. Përmasat e zjarrit janë shumë të mëdha. Na ka ardhur në ndihmë edhe qeveria italiane.

Dy avionë zjarrëfikës Canadair do të jenë në dispoziocion. Jemi në kontakt me mekanizmin evropianë ku  presim dhe aty forca të tjera mbështetëse kryesisht nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes është në kontakt me KFOR për të sjellë helikopterët në këtë operacion në vështire. Në rast se ndalet era, gjëja do të ndryshojë për mire”, tha ndër të tjera Balla.

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri përfshi një banesë në Shëngjin, në rrezik kisha në qendër të qytetit

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

Flakët në Shëngjin kanë përparuar dhe kanë djegur edhe një banesë.

Siç duket në pamje, kati i fundit i banesës është përfshirë nga flakët.

Zjarri tashmë rrezikon edhe kishën në qendër të qytetit.

Situata mbetet problematike edhe pse tashmë ka mbërritur një avion Canadair dhe ndërhyrja vijon edhe nga toka e janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse.

Ndërkohë, është urdhëruar evakuimi i banorëve dhe turistëve në disa zona pasi rrezikoheshin nga flakët.

7 MUAJ ME PARE

VIDEO e frikshme nga Shëngjini, zjarri rrethon brenda pak sekondash zjarrfikësit

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

Një video e frikshme është shpërndarë në rrjet ku shihet qartë rreziku me të cilin po përballen zjarrfikësit në zonën e Shëngjinit të cilët prej 4 ditësh janë në një beteje, që nuk po sheh ende dritë të bardhë në fund, por vetëm përkeqësim.

Në pamje shihen zjarrfikësit shumë pranë një zone me shkurre, të cilat marrin flakë në pak sekonda me një shpejtësi të skëterrshme duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Situata në Shëngjin paraqitet alarmante, ku qindra turistë janë evakuuar, teksa në ndihmë kanë shkuar dhe dy avionë Canadair të mbrojtjes civile evropiane.

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shëngjini i rrethuar nga flakët, mbërrin ndihma evropiane, dy avionë në aksion

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

Dy avionë të llojit Canadair, të mbrojtjes civile europiane kanë nisur betejën me flakët në Shëngjin, pak minuta më parë.

Avionët të aftë të ulen në sipërfaqen e detit për t’u furnizuar, po hedhin sasi të mëdha uji, në zonat ku flakët tashmë ndodhen pranë banesave.

Situata në Shëngjin shfaqet shumë e rrezikshme, ku një shtëpi dhe një lokal janë djegur, teksa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era.

Dhjetëra zjarrfikës dhe një helikopter po punojnë prej ditësh për të vënë flakët në kontoll, teksa po vijon evakuimi në masë i banorëve dhe turistëve të huaj.

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Frikë në Shëngjin, kërkohet evakuimi i lagjes së portit në Shëngjin, depozita 5 mijë litërshe e gazit në rrezik

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

Vijon të jetë alarmante situata në Qarkun e Lezhës, veçanërisht në Shëngjin, si pasojë e flakëve. pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e nderë.

Është kërkuar evakuimi i banorëve të lagjes së Portit. Shkak është fakti se pranë saj ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe.

Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.

Gjendja në zonën e Shëngjinit u përkeqësua prej pasdites së djeshme, ndërsa sot flakët iu afruan zonës së plazhit, madje duke djegur disa çadra dhe shezlone të një resorti.

7 MUAJ ME PARE

Zjarri jashtë kontrollit në Shëngjin, shkëputet dhe energjia elektrike

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, për shkak të zjarrit që e ka përfshirë atë.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas kërkesës së strukturave të rendit, si masë e nevojshme sigurie për të shmangur rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë arritur deri në bregdet.

“Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve”, thotë OSSH.

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri merr përmasa të frikshme në Shëngjin, banorët vrapojnë t’u shpëtojnë flakëve

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

Banorët dhe turistët po evakuuohen nga Shëngjini.

Zjarri ka përparuar me shpjetësi të madhe drejt resorteve dhe hoteleve duke djegur beach bare, çadra dhe shezllone.

Banorët janë detyruar të lënë bizneset dhe banesat e tyre për t’i shpëtuar flakëve.

Qindra mjete zjarrfikëse janë në terren, por flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë në zonë.

 

7 MUAJ ME PARE

Zjarri në Shëngjin, reagon Ministria e Mbrotjes: Situata është problematike, janë evakuuar banorët

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Situata e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, bashkia Lezhë

Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreaionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike.

Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë.  U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.

Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.

U bëjmë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmën e dhënë! Puna po vijon edhe në disa vatra të tjera ë vijojnë të jenë aktive në qarqet Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan.

7 MUAJ ME PARE

Përkeqësohet situata në Shëngjin, aktivizohet një tjetër vatër zjarri! Flakët përhapen me shpejtësi

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

Lezhë- Situata në Shëngjin me vatrën e zjarrit në Ranën e Hedhun që është zgjeruar që prej pasdites së djeshme duket se ka ardhur duke u përkeqësuar. Së fundmi një tjetër vatër zjarri është shfaqur në anën tjetër të malit të Shëngjinit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe rrezikojnë banesat përreth. Fatmirësisht evakuuimi i banorëve dhe turistëve në zonën e rrezikuar është bërë që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërsa po bëhet edhe ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Flakët në Shëngjin dhe 20 vatra zjarri brenda 24 orëve në gjithë vendin, ministria: Ja sa janë ende aktive

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i

Ministria e Mbrojtes ka publikuar ditën e sotme të dhënat më të fundit për sa i përket situatës së zjarreve në vend. Ajo bën me dije se brenda 24 orëve në të gjithë vendin janë raportuar 20 vatra zjarri, prej të cilave 13 janë shuar dhe 7 janë ende aktive.

Strukurat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura po vijojnë operacionin në zonat e prekura, kryesisht në Shëngjin ku flakët vijojnë prej pasdites së djeshme duke shaktuar situatë tejet problematike. 

Ndërkohë Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile do të vazhdojë punën duke angazhuar forcat kombëtare dhe ndërkombëtare, në bazë të rastit, në shërbim të shuarjes së flakëve.

Gjithashtu ju bëhet thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në rastet, kur identifikojnë vatra aktive të zjarrit, si dhe të bëjnë kujdes, pasi ligji pë rata që ndezin zjarr është i rreptë.

Njoftimi

Në 24 orët e fundit ka vijuar pa ndërprerje puna për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit. Janë shuar 13 vatra zjarri nga 20 të evidentuara në 24 orët e fundit, mes tyre edhe zjarri në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.
Por vijojnë të jenë aktive sot zjarret në: fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, i cili është izoluar plotësisht në kufi me bashkinë Has dhe vijon aktive me intesitet të ulët në veri të lagjes Hajdarmataj. Strukurat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura po vijojnë operacionin në atë zonë. Por punohet për shuarjen e vatrës në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejës. Zjarri ka intensitet të ulët dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.
Zjarri në fshatin Mal-Shëngjin, Bashkia Lezhë, i cili është aktiv prej disa ditësh, pasditen e djeshme u përhap menjëherë duke vënë në rrezik bizneset dhe zonat e banuara. Pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur shmangia e rrezikut për qytetarët.
Sot vijon operacioni nga toka dhe ajri.
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan, ku janë angazhuar në aksion strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.
Puna po vijon edhe në dy vatra të tjera, në kodrat e ligenit të Viroit, në Gjirokastër dhe fshatin Lozhan, bashkia Maliq.
Mirënjohje për të gjitha forcat operacionale të angazhuara në këto operacione për shuarjen e zjarreve, një pjesë e të cilave shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut. Ju bëjmë thirrje banorëve të bëjnë kujdes! Ligji është i qartë dhe i rreptë për ata që ndezin zjarre!/ Versus.al

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Përhapet frikshëm zjarri te 'Rana e Hedhun', flakët rrethojnë resortet e banesat! Evakuohen banorët dhe turistët

VIDEO/ Apokalips në Shëngjin, digjen banesa, kërkohet evakuimi i
Situata me flakët në Shëngjin dhe ndërhyrja me helikopter

Lezhë- Që prej mesnatës së mbrëmshme zjarri tek Rana e Hedhun në Shëngjin ka marrë përmasa akoma më të mëdha, duke bërë që flakët të përhapen në mënyrë të frikshme.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, duket sesi flakët kanë rrethuar resortet dhe banesat e zonës përreth. Zjarrfikësit nga Lezha, Mirdita e Fieri, kanë qenë të angazhuar gjatë natës me rreth 20 automjete për shuarjen e flakëve por pa arritur ndonjë sukses.

Nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa është bërë evakuuimi i banorëve dhe turistëve të cilët ndodheshin në zonë. Fatmirësisht deri më tani nuk rarportohet që ndonjë objekt të jetë prekur nga flakët. Versus.al



 

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Situatë e vështirë në Shëngjin, flakët përhapen gjatë natës! Evakuohen banorët e rrezikuar

 

Lezhë- Mesditën e së hënës flakët që kishin përfshirë malin e Shëngjinit, u riaktivizuan pavarësisht se më herët ishte ndërhyrë me helikopter për shuarjen e tyre.

Era e fortë ndihmoi në përhapjen e flakëve edhe në zona të tjera, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi aktualisht. Policia ka bllokuar rrugën drejt zonës ku kanë rënë flakët me qëllim që të mos rrezikohen banorët apo turistët.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla bëri me dije gjatë mbrëmjes së djeshme se pas ndërhyrjes së policisë, është bërë i mundur evakuuimi i banorëve.

"Situatë tepër e vështirë nga zjarri në Shëngjin! Edhe pse janë zhvendosur aty forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë po rrezikojnë disa banesa. Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë po evakuon banorët" shkruan Balla në Faacebook bashkangjitur me videon e publikuar. Versus.al

Poll