Çfarë do të gjeni në brendësi
*Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të dalë sot me një sqarim të detajuar mbi rolin e 21 personave ndaj të cilëve dje u lëshuan masa sigurie nën akuzën e përfshirjes në grupe kriminale kryesisht në zonën e Elbasanit. *Por ndër emrat e arrestuar, janë mësuar detaje mbi akuzat që rëndojnë ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahu e cila ishte në masë sigurie “arrest shtëpie” për korrupsion nga grupi i Çopjave. Kjo e fundit, mësohet se ka komunikuar me anëtarë të këtij grupi për të dëmtuar gazetarin Saimir Kodra i cili kishte transmetuar në emisionin “Stop” një raste denoncimi ndaj saj. *Përveç Fetahut, masë sigurie arrest me burg është lëshuar edhe për ish-kryegjyqtarin Zihni Shahu i cili akuzohet se ka ndërhyrë për të zbutur masën ndaj një anëtari të grupit të Suel Çelës. *Në detyrim paraqitje janë edhe 2 gazetarë, Artan Hoxha i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe Elton Qyno për korrupsion në subjekt privat. *Disa prej masave të sigurisë u janë komunikuar personave të cilët aktualisht ndodhen të arrestuar, ndërsa të tjerë janë arrestuar jashtë vendit. Një prej tyre edhe biznesmeni Marsel Shega I cili dyshohet si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës. Mes emrave për të cilët ka masë është edhe Prekë Kodra, i njohur më parë si snajperisti që planifikonte të vriste kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas! Suel Çela dha urdhrin, snajperisti e qëlloi, por diçka i doli jashtë planit

Ndër ngjarjet e zbardhura nga SPAK pas goditjes së grupit të Suel Çelës ka qenë edhe atentati i mbetur në tentativë ndaj Ardian Çapjas në 8 qershor të 2020-ës në Elbasan ku ndaj tij u qëllua me snajper nga një largësi prej 346 metrash.
Mësohet se ka qenë Suel Çela ai që ka bërë porositjen e vrasjes dhe për të kryer krimin, ka kontaktuar snajperistin Prekë Kodra, emri i të cilit ka dalë në emailet e hakerave iranianë si personi që kishte planifikuar të vriste kryeministrin Albin Kurti.
Duke përdorur një snajper “Sako TRG M10.338 Lapua Magnum” me gjuajtje deri në 800 metër distance, autori ishte pozicionuar në Kodrën e Krastës.
Rrjedha e ngjarjes ku mbeti i plagosur rëndë Ardian Çapja
Më 8 qershor, kur Çapja ishte duke u larguar nga banesa drejt biznesit të tij, është qëlluar me snapjer teksa ndodhej në një rrugicë. Kjo bëri që të rrëzohej dhe Prekë Kodra humbi objektivin e atentatit. Para grupit hetimor, Çapja u përpoq të fshihte ngjarjen duke thënë se ishte rrëzuar dhe vrarë në banesë.
Ndërsa Prekë Kodra u largua nga vendngjarja dhe dogji mjetin bashkë me armën në një zonë të pyllëzuar në periferi të Elbasanit. Vetëm pas 4 vitesh fale përgjimeve të Sky Ecc, është bërë e mundur zbulimi i vrasësit.
Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar 3 atentateve me armë dhe eksploziv. Atentatet ndaj tij janë lidhur me përplasjet e vjetra ku në shënjestër janë Çapajt. Aktualisht Çapja ndodhet në burgun e Elbasanit ku po vuan dënimin e përjetshëm për 2 vrasje të kryera në vitin 2012. Versus.al
Vrasje dhe korruptim i gjyqtarëve për të dënuar rivalët, SPAK për 21 masat e sigurisë: Trafik droge nga Ekuadori, Suel Çela pagoi 2 gazetarët
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me 21 masat e sigurisë të lëshuara ditën e djeshme ku u godit grupi i të shumëkërkuarit Suel Çela, i cili kryeson një linjë të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë.
Grupi kriminal kontrollonte territorin me bazë në Elbasan duke përdorur dhunë dhe plane për eleminimin fizik të rivalëve të Suel Çelës. I gjithë aktiviteti kriminal financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
Veprat e dokumentuara për të cilat akuzohet grupi i drejtuar nga Suel Çela:
Vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të Ardian Çapjas, në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit.
Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit B.M, mars 2020;
Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit E.K, në vitin 2020.
Tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020.
Tentativa për trafikimin e 466 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.
Ushtrimi i ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias.
Metoda e Suel Çelës për blerjen e gjyqtarëve dhe manipulimin e opinionit falë gazetarëve të paguar
Grupi kriminal kishte arritur të korruptonte ish-shefin e komisariatit nr.2 Dedan Gjonin (në arrest me burg për Metamorfozën) i cili u jepte infromacione. Po ashtu ish-kryegjyqtarin Zihni Shahu dhe ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu duke u paguar para në këmbim që të lehtësonin pozitën e Suel Çelës ndaj të cilit rëndojnë një sërë akuzash për vepra të rënda penale. Gjithashtu grupi i Suel Çelës ka ndikuar tek gjyqtarët që të rëndonin masën e dënimit ndaj anëtarëve të grupeve rivale.
Suel Çela ka arritur që të manipulojë opinionin publik duke bërë që rivalët e tij të cilësoheshin si të paprekshëm për shkak të lidhjeve me politkën. Qëllimi i tij ishte që si pasojë e trysnisë për hetime pasurore dhe nxitja e mediave të dëmtonte interesat e rivalëve dhe të forconte pozitat e tij.
Për të arritur këto qëllime, Suel Çela ka paguar gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno për të mbajtur qëndrime në media të cilat i leverdisnin planeve të tij për keqinformimin e opinionit publik.
Rrjeti i trafikut ndërkombëtar të kokainës
Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.
Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.
Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:
Në blerjen e lëndës narkotike
Në gjendje cash-i në Shqipëri
Në biznese në dukje të rregullt
Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit.
Për këtë operacion SPAK lëshoi 18 masa arresti me burg, 2 masa detyrim paraqitje për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno si dhe "arrest shtëpie" për Blerina Beqirin, avokaten e Suel Çelës. Versus.al
U godit si pjesë e grupit të Suel Çelës/ Kush është snajperisti që do vriste Albin Kurtin?

Prekë Kodra është njëri prej personave në listën e 21 masave të sigurisë të lëshuara nga SPAK dje pas kontrolleve në bazat e të shumëkërkuarit Suel Çela. Kodra nuk është i panjohur pasi emri i tij është shfaqur edhe në dosjen “Metamorfoza” si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Por detaje më shokuese lidhur me përfshirjet e këtij personi në veprimtari kriminale, zbuloi gazetari Eni Ferhati i cili në studion e “Opinion” tha se Prekë Kodra është ekspozuar edhe gjatë një emaili të publikuar nga hakerat iranianë ku cilësohej si snajperist që do bënte atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Personazh që kishte marrë porosi dhe kishte siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer disa vrasje në operacionin “Metamorfoza”. U ekspozua dhe gjatë një e-maili që na u dha prej iranianëve ku flitej si një njohës i mirë i armëve të gjata, i dyshuar si snajperist dhe që do bënte atentat ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”, tha gazetari.
Gjithashtu Prekë Kodra është i dyshuar për atentat ndaj Ardian Çapjas, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm.
“Nëse e mbani mend nga Kodra e Krastës, në atë kohë shënjestra i shpëtoi atentati dhe autori i dyshuar ishte pikërisht Prek Kodra i cili ishte kontraktuar nga kjo organizatë kriminale në Elbasan për të eliminuar kundërshtarin e tyre.”- shtoi Ferhati. Versus.al
"Do ta paguajë 10-fish, por s'po e kap se fle te Plaza", si tentoi ish-gjyqtarja të hakmerrej ndaj Saimir Kodrës

Ditën e djeshme, SPAK lëshoi 21 masa sigurie duke goditur një grup kriminal. Mes masave të lëshuara, ishin edhe ato për ish-kryegjyqtarin e Elbasanit Zihni Shahu dhe ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu e cila nga arrest shtëpie tashmë është në arrest me burg nën dyshimin se ka ndërhyrë për të lehtësuar masën e një anëtari të grupit të Suel Çelës.
Por kjo ish-gjyqtare rezulton që në bisesat e zbardhura në Sky Rcc të ketë tentuar të bëjë një lloj hakmarrje ndaj moderatorit të emisionit “STOP” Saimir Kodra pasi ky i fundit e kishte denoncuar veprimtarinë e saj korruptive gjatë një emisioni.
Blendi Fevziu lexoi në “opinion” mesazhe të cilat sipas tij janë kryer mes Pajtime Fetahut dhe një personi tjetër të cilit ajo i kishte kërkuar që të dëmtonin Saimir Kodrën.
“I bën me dije gjyqtarja Pajtime Fetahu se ka dashur ta dëmtojë Saimir Kodrën, drejtues i emisionit investigativ “Stop”. Por në pamundësi për ta gjetur atëherë miqtë e tij, filani dhe filani, të cilët dyshohet se janë filani dhe filani, kanë djegur banesën e prindërve të tij (Saimir Kodrës). Nga biseda dyshohet se gjyqtarja Pajtime Fetah ka një shqetësim në lidhje me drejtuesin e emisionit “Stop” për të cilin personi me të cilin kjo flet thotë se do të hakmerret ndaj tij dhe shprehet se për atë që i ka bërë asaj do ta paguajë 10-fish. Biseda e përftuar është siç vijon thotë dhe është me fjalë të tmerrshme për Saimir Kodrën”, tha Fevziu.
Ai vijoi ta lexonte bisedën edhe më tutje, ku personi të cilin Fetahu kishte kontaktuar, i kërkonte falje që nuk kishte kryer veprime ende ndaj Kodrës, por i thotë se ky i fundit po ruhej.
“Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, tha Fevziu.
Nga ana tjetër, gazetari Saimir Kodra tha se nuk bëhet fjalë për atë që pretendohej në mesazhe dhe se shtëpia e prindërve të tij nuk është djegur. Ai tha se për këtë çështje ishte pyetur edhe nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani të cilin e falenderoi. Versus.al
Operacioni i SPAK, zbardhen EMRAT e 21 personave të dosjes së bandës së Suel Çelës
Janë zbardhur dhe emrat e 21 personave të dosjes së bandës së Suel Çelës në Elbasan, e goditur sot nga SPAK, me ndalimin e disa prej personave për të cilët janë lëshuar urdhërarrestet.
Arrest me burg është firmosur edhe për Suel Çelën, i cili rezulton në kërkim prej majit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Mësohet se është lëshuar masë arrest me burg edhe për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës.
Një pjesë e masave të sigurisë u është komunikuar të akuzuarve në burg, ndërsa një pjesë tjetër mësohen se janë ekzekutuar jashtë vendit.
Në pranga, në Milano ka rënë edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.
SPAK bëri të ditur sot, se dhënë 18 masa arrest me burg, përfshirë ish-gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit.
Arrest në shtëpi - 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore - 2 gazetarë.
Emrat e dosjes së Suel Çelës:
Arrest me burg:
Marjus Lulaj (alias Suel Çela),
Mario Çela,
Xhino Roka,
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja),
Sergej Hasanpapaj,
Bruno Hazizolli,
Ledio Zabeli,
Marsel Roka,
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku),
Preke Kodra,
Fuad Verzivolli,
Metin Mehja,
Renato Hasani,
Skender Sufaj,
Pajtime Fetah,
Dedan Gjoni,
Marsel Shega (alias Bujar Shega),
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa),
Arrest shtepie:
Blerina Beqiri
Detyrim paraqitje
Elton Qyno
Artan Hoxha







