Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 23:20 minuta të së shtunës, 20 korrik 2024, në Memaliaj, ku tre persona janë vrarë me breshëri kalashnikovi. *Viktimat janë Shyqyri Shaban Kalemi, Marsel Bashkim Çela, Gledio Riza Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Shaban Kalemi që ndodhet ne spital reaminacion. Ky i fundit është vëllai i Shyqyri Kalemit, ndërsa Çela dhe Muka ishin kamerieri dhe klient i lokalit. *Disa momente pas atentatit që tronditi vendin, policia njofton se u gjet një automjet tip “BMW” i djegur në Gjirokastër.
Masakra në Memaliaj/ Vëllai i Marsel Çelës paralajmëron vetëgjyqësi: Të gjenden autorët që e vranë padrejtësisht!
“Thikë pas shpine” e konsideron vëllai i Marsel Çelës vrasjen në lokalin ku 47-vjeçari po konsumonte një pije mbrëmjen e kaluar në Memaliaj.
I dërrmuar nga humbja e njeriut të tij të dashur, ai kërkon kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.
“Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët”, tha ai.
Në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat, vëllai i 47-vjeçarit paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.
“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës”, shtoi ai.
FOTO/ Pamjet duke u djegur të makinës së atentatit me tre viktima në Memaliaj
Autorët e masakrës në Memaliaj, pas ngjarjes u larguan me shpejtësi dhe makinën e dogjën në në fshatin Bejaj të Mallakastrës.
Versus.al ka siguruar disa pamje nga momenti kur BMW-ja është ende në flakë.
Mësohet se zjarri ka përfshirë edhe një ndërtesë të pabanuar aty pranë.
Brenda makinës, u gjetën dhe armët që dyshohet se janë përdorur në atentat. Ndërkohë, për kapjen e autorëve janë ngritur disa postoblloqe në autostradën Levan-Tepelenë.
Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela u qëlluan me armë duke mbetur të vdekur, ndërkohë shënjestër ishte Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.
FOTO/ Makina e djegur e atentatorëve të Memaliajt, gjenden dhe armët, u dogj dhe një lokal
Gjendet e djegur makina e autorëve të atentatit gjatë mbrëmjes e së shtunës në Memaliaj.
Brenda makinës tip “BMW” janë gjetur tre armë zjarri. Sakaq mësohet se nga djegia e automjetit ka marrë flakë edhe lokali në anë të rrugës ku ishte lenë makina.
Pas atentatit autorët janë larguar nga vendngjarja drejt Mallakastrës, ku kanë djegur makinën në afërsi të fshatit Bejaj.
Në atentatin në Memaliaj mbetën të vrarë Shyqyri Kalemi, Marsel Çela si edhe Gledio Muka. Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Objektiv i atentatit dyshohet të këtë qenë Shyqyri Kalemi, babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit.
FOTO/ Këta janë kamarieri dhe klienti që u vranë gjatë atentatit në Memaliaj
Versus.al ka siguruar fotot Gledio Mukajt dhe Marsel Çelajt që mbetën të vrarë nga atenati i mbrëmjes së të shtunës, 20 korrik në një lokal në Memaliaj, ku shënjestër ishte Shyqyri Kalemaj.
Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit.
Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit.
Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, Artur Kalemaj si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.
Pistë hetimi është hakmarrja, pasi 74-vjeçari është babai i Andrea Kalemit. Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
I moshuari nuk arriti ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit siç ndodhi me dy djemtë e tij që kishin arritur t’i shpëtonin atentateve të mëparshme.
Viktimat e pafajshme të atentateve mafioze/ Kamarieri i lokalit në Memaliaj po u shërbente klientëve në lokal
Gledio Muka, 36 vjeç, ishte në krye të detyrës si kamarier në orët e vona të së shtunës, duke u shërbyer klientëve të fundit të mbetën në lokalin ku punonte në Memaliaj.
Por, kjo ditë e gjatë pune rezultoi fatale për Gledion, i cili mbeti viktimë e atentatit të mirëmenduar për një nga klientët që ndodheshin në lokal, rreth orës 23:20. Plumbat kishin shenjestër biznesmenin e Shqyo Kalemi, por autorët e mllefosur dhe të vendosur për ekzekutimin e tij qëlluan pa mëshirë drejt lokalit, duke lënë të vdekur në vend kamarierin. Viktimë mbeti dhe një klient, që po konsumonte pije në lokalin e lagjes në ato çaste, Marsel Çela, 47 vjeç.
Këto atentate mafioze nëpër lokale, restorante dhe ambiente publike, marrin shpesh jetë njerëzish të pafajshëm, pa asnjë lidhje me hakmarrjet apo inatet mes personave të përfshirë në veprimtari kriminale.
Në maj të vitit 2022, 19-vjeçari Azbi Selimaj mbeti i plagosur nga konflikti të armatosur në lokalin ku kishte nisur punë në Don Bosko. Autorët derdhën breshëri plumbash për të vrarë Erjon Çelën, ndërsa të plagosur mbetën 4 persona të tjerë.
Në 2 tetor 2021, gjatë një konflikti mes punonjësve dhe klientëve të një lokali në Labinot të Elbasan, viktimë mbeti kamarieri i restorantit.
Masakra në Memaliaj, operacion i gjerë në 4 qarqe të jugut të Shqipërisë
Forcat RENEA, ato të Sigurisë Kombëtare dhe drejtues të policisë ndodhen në Memaliaj, pas vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin pak para mesnatës.
Pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve janë ngritur në qytete të mëdha, si Gjirokastra, Fieri, Berati dhe Vlora.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në Gjirokastër.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 23:20, në Memaliaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të vrarë: Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka.
Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
FOTO/ Babai i Tik Kalemit ishte objektivi i atenatit me 3 viktima në Memaliaj

Objektivi i atentatit me tre viktima i ndodhur në orën 23:20 minuta të së shtunës, ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea-Adriatik Kalemit.
Ai ishte shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Memaliaj, ku viktima mbetën edhe dy persona të tjerë.
Ndërsa i plagosur rëndë mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal.
Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit. Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.
Kalemi është i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.
Vetë Adriatik Kalemi i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.
Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu bë atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqo Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë ‘smart’.
Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.
Masakra me tre të vrarë në Memaliajt, autorët erdhën me një BMW të zezë
Një ngjarje e rëndë tronditi Memaliajn mbrëmjen e djeshme, ku plumba nga persona të paidentifikuar u zbrazën në ambientet e një lokali.
Tre të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i këtij atentati, të dhëna që konfirmohen edhe në njoftimin zyrtar të policisë.
Personat që humbën jetën janë ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Shaban Kalemi që ndodhet ne spital reaminacion.
Disa momente pas atentatit që tronditi vendin, policia njofton se u gjet një automjet tip “BMW” i djegur në Gjirokastër.
“Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve” thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës”, njofton policia.
I ekzekutuan babain në Memaliaj, kush është Tik Kalemi, nga vrasjet në Belgjikë tek ekzekutimi i Edmond Papës
Dikush e do të vrarë biznesmenin 52-vjeçar Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi nga Memaliaj dhe këtë e tregon fakti se ai u ka shpëtuar dy atentateve.
Por babai i tij nuk i shpëtoi mbrëmë një atentati të përgjakshëm që ndodhi në Memaliaj.
Shyqyri Kalemi u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Memaliaj, në lokalin e tij, dhe viktima të rastësishme ngelën edhe dy persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Kush është Andrea-Adriatik Kalemi:
Në dhjetor 2023 ai u tentua të vritej me thikë brenda burgut të Koridhalos në Greqi. Autori është 28-vjeçar egjiptian, i cili dyshohet se është paguar nga persona të tjerë për të kryer krimin. Kjo për shkak se ai kishte në dorë një telefon ku kishte foton e shqiptarit dhe sapo ka parë foton e tij, ai ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të plagosur. Telefoni egjiptianit iu gjet i thyer dhe nuk dihet nëse e ka thyer vetë apo nga përleshja me të burgosurit e tjerë. Andrea (Adriatik) Kalemi do të fitonte pas disa ditësh lirinë. Autori egjiptian ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos.
Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28 vjeçarin, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup. Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë. Burime jo zyrtare konfirmojnë se pas daljes nga spitali, Kalemi është shoqëruar ditën e djeshme për në kufirin greko-shqiptar nga policia pasi e ka përfunduar dënimin dhe për këtë arsye është riatdhesuar.
Gjithashtu, Andrea (Adriatik) Kalemi i shpëtoi një atentati dhe më 9 gusht të këtij viti në ishullin Paksos, ku u qëllua me 10 plumba, teksa ndodhej me familjen për pushime. Autori dyshohet se kishte mbërritur në ishull me jet-ski dhe ende nuk është identifikuar. Në atë kohë, ai u transportua fillimisht drejt urgjencës për ndihëm e parë e më pas drejt Igumenicës për mjekim te specializuar. Për shkak të gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, Kalemi u dërgua më pas në spitalin e Janinës.
Ai mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra dhe u mbajt në burgun famëkeq grek pasi kishte hesape me drejtësinë helene. Pas përfundimit të procedurave dhe afateve të dënimit që i kishte dhënë drejtësia greke, Kalemi po përgatitej të linte Greqinë për tu kthyer në Shqipëri si njeri i lirë.
Andrea (Adriatik) Kalemi është kushëri i Aleksandër Sadikaj, që njihej si “Aleksi i Memaliajt” apo “Sancho”, i cili u ekzekutua në mënyrë makabre mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, me minë me telekomandë.
Pas këtij krimi të rëndë dyshohet se qëndronin njerëzit e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, , i cili u ekzekutua nga njerëzit e Sadikajt më 16 dhjetor të vitit të kaluar në zonën e Selitës në Tiranë. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore të autoriteteve shqiptare përmendet edhe emri i Andra (Adriatik) Kalemit, i implikuar në krim si bashkëpunëtor.
Autoritetet kanë dyshime të forta se pas dy atentave ndaj Andra Kalemi qëndrojnë pikërisht njerëzit e Edmond Papës që kanë dashur ta eliminojnë për herë të dytë brenda vitit. Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës,ka prodhuar disa të vrarë dhe të plagosur ndërsa duket se ende s’ka mbaruar.
Po ashtu, në vitin 2001 Andrea (Adriatik) Kalemi rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.
Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë, pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.
Andrea Kalemi rezulton bashkëpronar dhe administrator i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adrese ne Memaliaj dhe objekt “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, tregti me shumice dhe pakice e mallrave industriale, ushqimore, bujqësorë e blegtorale, veshmbathje, konfeksione, prodhim, përpunim e tregtim i materialeve te ndërtimit, inerte, rëre, zhavorr, tregtim i automjeteve, makinerive, hidrosanitare, bimëve medicinale, te lendes drusore, plastike, duraluminit etj. Bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj. Agjensi shitblerje dhe dhënie me qira te pasurive te patundshme, agjenci transporti te udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete te ndërtimit. Pastrim te sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve te gjelbëria, mirëmbajtjen e varrezave publike dhe dekorim te qytetit”.
EMRAT/ Masakra në Memaliaj, shënjestra vëllezërit Kalemi, u vranë kamarieri dhe një klient
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnate në Memaliaj, ku tre persona janë vrarë me breshëri kalashnikovi.
Viktimat janë Shyqyri Shaban Kalemi, Marsel Bashkim Çela, Gledio Riza Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Shaban Kalemi që ndodhet ne spital reaminacion.
Ky i fundit është vëllai i Shyqyri Kalemit, ndërsa Çela dhe Muka ishin kamerieri dhe klient i lokalit.
Njoftimi:
Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., M. C., dhe G. M, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet.
Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.
Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Tre të vrarë në Memaliaj, mes tyre një biznesmen, pronar i bujtina Vjosa/ EMRAT
Tre persona janë vrarë në Memaliaj pas një atentati në një lokal në qytet.
Sipas raportimeve paraprake, viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela. Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit pranë bashkisë ku dhe ndodhi vrasja.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, biznesmen dhe pronar i Bujtina Vjosa, pranë biznesit të Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar pak vite më parë.
Dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.
Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.
Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive nëse ka pasur ky krim i rëndë ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve.







