Live Updates /

Shtyhet seanca për Gërdecin, avokati i Mediut nxirret jashtë pas përplasjeve me Gjokën! Ish-ministri: Gjyq absurd, s'ka interes për të vërtetën

*Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca radhës për tragjedinë e Gërdecit në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediu e cila u shty për në datën 17 korrik. *Të pranishëm për të dëshmuar në seancë ishin 5 ekspertë që në 2008-ën inspektuan dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve. *Seanca u përfshi nga debatet mes avokatëve të Fatmir Mediut, ekspertëve si dhe prokurorëve të SPAK e gjyqtares Irena Gjoka. *Pyetjes së bërë nga Fatmir Mediu se cila është përgjegjësia e tij si ministër në aspektin e dëmit ekonomik, ekspertët e thirrur, nuk i janë përgjigjur, ndërsa prokurori i SPAK, Klodian Braho i ka kërkuar deputetit që në pyetjet që bën t’u përmbahet raporteve të akteve të ekspertimit. *Avokati Ardian Visha ka kërkuar nga prokurori tjetër i SPAK, Arben Kraja që të mos bëjë pyetje provokuesve ndaj ekspertëve të thirrur. Ndërsa këta të fundit dhanë përgjigjie lidhur me pyetjen që Visha u bëri për personin që i kishte emëruar si ekspertë. *Gjyqtarja Irena Gjoka përjashtoi nga salla avokatin Ardian Visha pasi ky e fundit e quajti “të telekomanduar”, ndërsa u la afat avokatëve të Mediut deri ditën e nesërme për t’u dërguar me shkrim pyetjet ekspertëve të dëmit ekonomik. *Pas daljes nga GJKKO, Mediu e cilësoi procesin si “absurd” duke pretenduar se SPAK nuk po i sqaronte cilat ishin përgjegjësitë e tij lidhur me dëmin ekonomik të shkaktuar.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca radhës për tragjedinë e Gërdecit në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediu e cila u shty për në datën 17 korrik. *Të pranishëm për të dëshmuar në seancë ishin 5 ekspertë që në 2008-ën inspektuan dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve. *Seanca u përfshi nga debatet mes avokatëve të Fatmir Mediut, ekspertëve si dhe prokurorëve të SPAK e gjyqtares Irena Gjoka. *Pyetjes së bërë nga Fatmir Mediu se cila është përgjegjësia e tij si ministër në aspektin e dëmit ekonomik, ekspertët e thirrur, nuk i janë përgjigjur, ndërsa prokurori i SPAK, Klodian Braho i ka kërkuar deputetit që në pyetjet që bën t’u përmbahet raporteve të akteve të ekspertimit. *Avokati Ardian Visha ka kërkuar nga prokurori tjetër i SPAK, Arben Kraja që të mos bëjë pyetje provokuesve ndaj ekspertëve të thirrur. Ndërsa këta të fundit dhanë përgjigjie lidhur me pyetjen që Visha u bëri për personin që i kishte emëruar si ekspertë. *Gjyqtarja Irena Gjoka përjashtoi nga salla avokatin Ardian Visha pasi ky e fundit e quajti “të telekomanduar”, ndërsa u la afat avokatëve të Mediut deri ditën e nesërme për t’u dërguar me shkrim pyetjet ekspertëve të dëmit ekonomik. *Pas daljes nga GJKKO, Mediu e cilësoi procesin si “absurd” duke pretenduar se SPAK nuk po i sqaronte cilat ishin përgjegjësitë e tij lidhur me dëmin ekonomik të shkaktuar.

5 Postime
8 MUAJ ME PARE

“Gërdeci”/ Mediu: SPAK nuk sqaron përgjegjësinë time! Avokati Visha për përplasjen me gjyqtaren: Komandohet nga prokurorët

Shtyhet seanca për Gërdecin, avokati i Mediut nxirret jashtë pas
Avokati Ardian Visha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për mediat pasi doli nga seanca që u mbajt në GJKKO për masakrën e Gërdecit ku dëshmuan ekspertët që kishin inspektuar dëmin ekonomik të shkaktuar.

Ai e quajti procesin anti-ligjor dhe pretendoi se nuk ka më asnjë shpjegim nga ana e SPAK lidhur me përgjegjësitë e tij si ish-ministër i kohës kur ndodhi ngjarja, lidhur me dëmin e shkaktuar për buxhetin e shtetit. Sipas tij, është krijuar një situatë absurde në seancat gjyqësore që po zhvillohen.

“Nuk ka interes për të vërtetën. Kjo është një situatë absurde sepse na është hequr e drejta për të bërë pyetje. SPAK ka ndërtuar akuzë dhe prokuroria duhet të thotë për një akt ekspertimi të bërë në vitin 2008-2009 duhet të thotë ërgjegjësitë e ministrit. Aty ka marrëdhënie që nuk lidhen me ministrin. Unë këto nuk mund t’i imagjinoj. Unë mendoj se kjo është ndershmëria në raport me procesin”- tha Mediu.

Nga ana tjetër avokati i tij Ardian Visha foli për përplasjen që pati me gjyqtaren Irena Gjoka duke thënë se kjo e fundit, komandohej nga kërkesat që bënin prokurorët e SPAK.

“Procesi është në fazën e pyetjes së ekspertëve të caktuar nga prokuroria e kohës për të parë nëse ka shkelje në afatin ligjor të kompanisë së Gërdecit. Ne kishim pyetjet tona për veprimin e tyre. Sa herë që ndërhynte prokuroria gjykata dëgjonte dhe vepronte. Ky standart i dyfishtë u bë  shkak i një revolte verbale në sallën e gjyqit. Kjo nuk ndihmon të vërtetën. U pretendua se pyetjet tona ishin për konsumim kohe. Veprimet e Gjykatës janë të gjitha të kërkuara nga prokurori. Nuk ka ndodhur kurrë që gjykata tu ketë tërhequr vëmendjen prokurorëve”- pretendoi Vishaj.

Ndërkohë, seanca e radhës për Gërdecin u shty për në orën 09:00 të datës 17 korrik ku ekspertët e inspektimit të dëmit ekonomik gjatë vitit 2008-2009, do të paraqesin me shkrim përgjigjiet e tyre lidhur me pyetet që do u drejtohen me shkrim nga ana e avokatëve të Mediut. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

“Je e telekomanduar”/ Avokati i Mediut përplaset me gjyqtaren, Gjoka e nxjerr jashtë! Shtyhet seanca për Gërdecin

Shtyhet seanca për Gërdecin, avokati i Mediut nxirret jashtë pas
Avokati Ardian Visha dhe gjyqtarja Irena Gjoka

Ka përshkallëzuar debati mes avokatit të Mediut, Ardian Visha dhe gjyqtares Irena Gjoka në sallën e GJKKO ku u mbajt seanca e radhës për tragjedinë e Gërdecit. Mësohet se Visha e ka akuzuar gjyqtaren Gjoka si “të telekomanduar” ndërsa kjo e fundit e ka urdhëruar të lërë sallën duke i thënë se “e ke përmbushur misionin”.

Ndërkohë, seanca është shtyrë për në datën 17 korrik në orën 09:00 pasi avokatët e Mediut kanë kërkuar kohë që të formulojnë pyetjet për ekspertët e dëmit ekonomik të cilët ishin thirrur sot si dëshmitarë. Me urdhër të GJKKO, deri nesër në orën 16:00 palët do duhet të kenë dorëzuar pyetjet me shkrim, ndërsa ekspertët e thirrur nga gjykata për Gërdecin të cilët e kishin të vështirë të përgjigjeshin pa pasur para raportin prej qindra faqesh, do të duhet të jenë përgjigjur me shkrim në datën 17 korrik, ditën e seancës. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Debate në seancën për tragjedinë e Gërdecit, Mediu-prokurorëve të SPAK: Më thoni ku është përgjegjësia ime

Shtyhet seanca për Gërdecin, avokati i Mediut nxirret jashtë pas
Ish-ministri, Fatmir Mediu

Në seancën që po zhvillohet në GJKKO për masakrën e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kërkuar nga  prokurorët e SPAK dhe ekspertët që t’i tregojnë se ku qëndron përgjegjësia e tij në aktet e ekspertimit ekonomik të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi në Gërdec.

Sipas Mediut, duhet t’i sqarohet se cilat janë përgjegjësitë e tij në këtë pjesë dhe se çfarë dëmi financiar i është shkaktuar shtetit.

Nga ana tjetër, ekspertët të cilët në 2008-ën bënë inspektimin e dëmit ekonomik të shkaktuar, deklaruan në seancë se e kishin të vështirë të flisnin për shkak të materialit voluminoz të raportit të cilin ata shprehen se nuk e mbajnë mend për shkak se kanë kaluar 16 vite.

Pjesë nga diskutimet në seancën gjyqësore:

Fatmir Mediu: A mund te na thoni se në këte akt ekspertimi ekomoniko financar, cilat janë përgjegjësitë e ministrit? Kush eshte dëmi ekonomik nga urdhrat e ministrit? Çfarë ka bërë ministri që ka sjelle dëm ekonomik, me urdhrat, aktet, shenimet…? Ku është përgjegjësia e ministrit në këtë akt ekspertimi? Ccfarë dëmi financiar i ka shkaktuar buxhetit të shtetit? Besoj e kanë dijeninë r aktit.

Prokurori i SPAK, Klodian Braho: Ne do kërkojmë qe pyetjet të ishin konkretisht pyetje-përgjigje që jane në aktin e ekspertimit. Pyetja duhet të jete me specifike( në faqen kaq, pyes për këtë).

Mediu: Ne këtu nuk bejmë pyetjen e prokurorit. Ju duhet të na kishit thënë kush janë përgjegjësitë e ministrit? Ju nuk e keni bërë në asnjë nga aktet e deri tanimshme. Unë duhet te di ku eshtë përcaktuar pergjegjësia ime.

Ekspertët: Nuk mund te flasim, na ndihmoni. Në një seancë tjetër na jane bërë 200 pyetje dhe ne kemi operuar në të njëjtën menyrë. Ne nuk po vëmë kusht për pyetjen, por duhet të na jepet mundësua, që në nje material 100 faqe të gjejmë sqarimin. E kemi te veshtirë, materiali është shume voluminoz. Nuk mund të flasim secili, e kemi të veshtirë.

Mediu: Unë po kërkoj në menyrë shumë korrekte, kërkoj te di ku janë pergjegjësitë e ministrit për dëmin financiar? Ju jeni thirrur në cilësinë e ekspertit ekonomiku-financiar, në pyetjet që ka bërë prokuroria, ka pyetje te karakterit ligjor. I jeni pergjigjur ju ketyre pyetjeve, apo i keni refuzuar? Cilësinë e pergjigjes e ka prokurori. Prokuroria ju ka kërkuar nëse aktet de facto të vëna në dispozicion të Ministrise së Mbrojtjes janë të rregullta , te plota, kjo pyetje është brenda sferës suaj të ekspertizëz? Është pyetja e parë, faqja e parë. Kush konsiderohet de facto dhe kush konsiderohet de jure?

Ekspertët: Nuk mund të përgjigjemi keshtu. Përgjigja është shkruar ne faqen 1 deri në faqen 2. (E lexon përgjigjen).

Njëri prej avokatëve të Mediut, Henrik Ligori: Nuk mund të na lexoni përgjigjen. Pyetja është konkrete. Me këtë akt ekspertim janë dënuar 20 vetë, ata duhet të dijne përmendësh këtë akt. Ky është idiotizim i mbrojtjes.

 Mediu: Ju keni permendur disa akte qe jane nevojë për pyetje të tjera. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

"Gërdeci"/ "Mos bëj pyetje provokuese, s'punoj dot kështu", debat mes avokatit të Mediut dhe prokurorit të SPAK

Shtyhet seanca për Gërdecin, avokati i Mediut nxirret jashtë pas
Prokurori i SPAK, Arben Kraja dhe avokati Ardian Visha

Në GJKKO po zhvillohet ditën e sotme seanca në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Mësohet se gjatë seancës ka patur debate mbi avokatit të Fatmir Mediut, Ardian Visha dhe prokurorit Arben Kraja e gjyqtares Irena Gjoka sa i takon pyetjeve të drejtuara ndaj njërit prej ekspertëve të pranishëm.

Visha ka ngulmuar të dinte se cili ia kishte dhënë të drejtën ekspertit të palicensuar që të inspektonte dëmet ekonomike të shkaktuara në tragjedinë e Gërdecit por eksperti nuk ka pranuar të përgjigjet dhe gjyqtarja e ka rrëzuar pyetjen.

Debati i plotë gjatë seancës:

Avokati Ardian Visha: Ne kemi një ndarje në pyetjet tona. Keni ndonjë titull akademik në profesionin qe keni?

Eksperti; Jo nuk kemi.

Visha: Çfarë akti keni, si jeni certifikuar?

Eksperti: Në vitin 2008 jam certifikuar.

Visha: Si jeni përzgjedhur si ekspert nga prokuroria në vitin 2008? Kush jua komunikoi qe jeni ekspert i çështjes?

Eksperti: Nuk jam ekspert i licensuar.

Visha: Kush ju njoftoi që do jeni ekspert për këtë çështje?

Irena Gjoka-ekspertit- Nuk do përgjigjesh.

Visha: Nuk më ndaloni dot për procedurën, për te pyetur se kush e përzgjodhi.

Debat mes Vishës dhe Arben Krajës: Ti mos bëj ngritje provokuese fare.

Visha: Jeni ekspert i licencuar?

Eksperti: Jo.

Irena Gjoka: I tërhiqet vëmendje Ardian Vishës, ka shkelur kodin e etikes.

Visha: Po prokurori?

Gjoka: Ulu, dhe njëherë fole do dalësh jashtë.

Visha: Me gjithë respektin e madh për ju, nuk iu lejoj. Të mos lejohet eksperti të japë përgjigjen, ju nuk ju lejohet. Nuk kam dëshirë te punoj kështu.

Visha: Mos lejoni të ndërhyrje prokuroria, nuk kemi ndërhyrë kurrë ne. Kush ju ka thënë qe do jeni ekspert në këtë çështje?

Gjoka: Nuk pranohet pyetja.

Visha: Ku punonit ju në kohën kur u caktuat ekspert?

Eksperti: në ministrinë e financave.

Visha: Sa kohë keni punuar për te bëre aktin?

EKsperti: Nuk e mbaj mend, disa muaj.

Visha: Sa herë jeni mbledhur gjatë kësaj periudhe:

Gjoka: Nuk pranohet pyetja.

Eksperti:  Nuk mbaj mend, kanë kaluar 17 vjet.

Visha: Ka mundësi të mos ndërhyrje asnjë njeri? Kush e ka shkuar aktin?

Eksperti: Të gjithë bashkë.

Visha: Si e ndanit punën?

Eksperti: Te gjithë bashkë.

Visha: Kush e ka shkuar?

Eksperti: Të pestë bashkë.

Visha: Për pjesën ushtarake çfarë keni shkruar ju?

Eksperti: Unë nuk merrem me pjesën ushtarake.

Visha: Mbi materialet që ju ka vënë në dispozion prokuroria, çfarë volumi kishte materiali?

Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Bëj kujdes me pyetjet që bën.

Visha: A mund ti bëni ju pyetjet? Ne të rrimë kot. Ku i lexonit materialet, në çfarë ambienti, në çfarë selie?

Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

"Gërdeci"/ Nis seanca në GJKKO ndaj Mediut! Të pranishëm edhe ekspertët që përcaktuan dëmin ekonomik

Shtyhet seanca për Gërdecin, avokati i Mediut nxirret jashtë pas
Ish-ministri Fatmir Mediu, aktualisht deputet

Mëgjesin e sotëm, në GJKKO nisi seanca e radhës dëgjimore për dosjen e Gërdecit, për të cilën është marrë i pandehur ish-ministri i Mbrojtjes asokohe, Fatmir Mediu.

Ky i fundit është i pranishëm në sallë së bashku me dy avokatët e tij, Henrik Ligori dhe Ardian Visha. Ndërsa këtë herë janë të pranishëm edhe ekspertët Bexhed Zeqiri, Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif  Cela, Mondi Hoxha të cilët kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës, një prej viktimave dhe avokati mbrojtës i tyre Dorian Matlia.

Prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Arben Kraja janë gjithashtu të pranishëm në seancë.

Ekspertët që përcaktuan dëmin ekonomik të shkaktuar:

1-Bexhed Zeqiri- financier kontabël, aktualisht punonjës te KLSH, audit.

2-Ymer Stafa-ekonomist financiar, pensionist.

3-Rasim Metallari- financier, punonjës te Universiteti i Mjekësisë, auditues i brendshëm

4-Latif Çela- financier i lartë, auditues te Ministria e Financave

5-Mondi Hoxha- punonjës në sektor privat, kompania Kastrati Group.

Më herët të njëjtët ekspertë kanë deklaruar se nuk mbanin mend raportin e bërë në 2008-ën për dëmet ekonomike pasi kishte kaluar shumë kohë. Ndërsa vetë ish-ministri Fatmir Mediu ka deklaruar shpesh para mediave se procesi i zhvilluar, nuk kishte asnjë lidhje me të dhe përgjegjësitë e tij si ministër i asaj kohe. Versus.al

Poll