Çfarë do të gjeni në brendësi
*Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për Dritan Nano si organizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ende në koma në spital, si dhe për dhëndrrin e tij Dorian Alia, i cili ishte një nga dhunuesit. *Për 5 të pandehurit, 2 të arrestuar dhe tre në kërkim Prokuroria e Tiranës ka rikualifikuar akuzën. Nga “Vrasje e funksionarëve publikë e mbetur në tentativë” prokuroria ka dërguar në gjykatë akuzat e “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” në bashkëpunim.*Pas seancës gjyqësore Gjykata e Tiranës ka lënë në burg organizatorin e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dritan Nano si dhe një prej dhunuesit dhëndrin e këtij të fundit, Dorian Alia.* Dhoma e Avokatisë ka paralajmëruar se do të përshkallëzojë qëndrimin e saj me qëllim mos tolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avoaktëve
“Do përshkallëzojmë qëndrimin”/ Dhoma e Avokatisë: Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, i inkurajuar
Dhoma e Avokatisë ka reaguar sërish ndaj sulmit brutal të avokatit Sokol Mëngjesi për shkak të detyrës.
Në deklaratën e saj Dhoma e Avokatisë shprehet e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Mëngjesit dhe e cilëson aktin tejet të rëndë dhe kriminal.'
''Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, me shqetësim të madh është duke ndjekur në vijimësi ecurinë e gjendjes shëndetësore të kolegut dhe njëkohësisht profesorit të Fakultetit të Drejtësisë, z.Sokol MENGJËSI. Duke marrë shkas nga ky akt tejet i rëndë kriminal, i cili në analizën e gjithë qëndrimeve është inkurajuar nga denigrimet e vazhdueshme bërë figurës së avokatit, duke filluar që nga vlerësimet e politikës, të administratës shtetërore, të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të disa përfaqësuesve manipulues e keqadashës të medias e të publikut, kanë bërë që të frymëzojnë dhe ushqejnë eksese të tilla kriminale.'' thuhet në deklarataën e Dhomës së Avokatisë.
Gjithashtu në reagim thuhet se Dhoma e Avokatisë do të përshkallëzojë qëndrimin e saj me qëllim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre.
Reagimi i plotë i Dhomës së Avokatisë:
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, me shqetësim të madh është duke ndjekur në vijimësi ecurinë e gjendjes shëndetësore të kolegut dhe njëkohësisht profesorit të Fakultetit të Drejtësisë, z.Sokol MENGJËSI. Duke marrë shkas nga ky akt tejet i rëndë kriminal, i cili në analizën e gjithë qëndrimeve është inkurajuar nga denigrimet e vazhdueshme bërë figurës së avokatit, duke filluar që nga vlerësimet e politikës, të administratës shtetërore, të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të disa përfaqësuesve manipulues e keqadashës të medias e të publikut, kanë bërë që të frymëzojnë dhe ushqejnë eksese të tilla kriminale.
Komiteti Drejtues në mbledhjen e tij të ditës së Premte, më 31 Maj 2024, ju bën thirrje dhe kërkon nga të gjithë pa përjashtim, të respektojnë e të vlerësojnë me mirënjohje të veçantë rolin dhe kontributin e avokatit në funksionimin cilësor të drejtësisë.
Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomës, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij, nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për atë ç'ka i ndodhi kolegut Tonë.
Duhet të bëjmë me dije që ligjvënësi në një nen të veçantë të Kodit Penal, për shkak të rolit dhe veprimtarisë të rëndësishme publike, vë në mbrojtje të cilësuar subjekte të tilla si deputetin, gjyqtarin, prokurorin, avokatin, ushtarakun dhe një sërë subjektesh që ushtrojnë funksione publike.
Dhoma e Avokatisë do të përshkallëzojë qëndrimin e saj me qellim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre.
Me shpresën që vepra të tilla dhune të mos përsëriten urojmë dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të kolegut Tonë Av. Sokol MENGJËSI.
Komiteti Drejtues gjen rastin të përcjell një vlersim të veçantë për ekipin e mjekëve të talentuar dhe të përkushtuar të cilët, që në kontaktin e parë dhe në vazhdim ndjekin dhe kujdesen për kolegun Tonë. Gjithashtu, përshëndesim Drejtorinë e Policisë së Shtetit Tiranë, për profesionalizmin e treguar në evidentimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të këtij akti barbar, të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Mbeten në burg Dritan Nano dhe dhëndrri, prokuroria zbut akuzën
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg organizatorin e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dritan Nano si dhe një prej dhunuesit dhëndrin e këtij të fundit, Dorian Alia.
Gjykata ka lënë gjithashtu në arrest me burg dhe 3 dhunuesit e tjerë të avokatit Elton Kasaj, Drivald Alia, Romario Tabaku, të shpallur në kërkim.
Prokuroria e Tiranës ka zbutur akuzën ndaj të dyshuarve duke rikualifikuar veprën penale nga vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë në ‘plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi i dhunuar 4 ditë më parë për shkak të detyrës, vijon të jetë e njëjtë.
Ai ndodhet ende në intubim në spitalin e Traumës, i stabilizuar por pa asnjë ndryshim dhe po monitorohet intensivisht nga stafi mjekësor në reanimacionin e Traumës.
Avokati u dhunua më 29 maj teksa po linte në kopsht djalin e tij në zonën e ish-bllokut.
Një prej autorëve i vetëdorëzuar në Polici, Dorian Aliaj ka treguar se porositësi i sulmit është Dritan Nano dhe se shkuan ti jepnin një mesazh avokatit që të hiqte dorë nga padia e ngritur ndaj këtij të fundit.
Ndërsa Nano para hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Dhuna e avokatit Sokol Mëngjesi, nis seanca për 5 të pandehurit, Prokuroria rikualifikon akuzën
Ka nisur seanca për vendosje e masës së sigurisë për dy të arrestuarit për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dritan Nanon e Dorian Alian.
Për 5 të pandehurit, 2 të arrestuar dhe tre në kërkim Prokuroria e Tiranës ka rikualifikuar akuzën.
Nga “Vrasje e funksionarëve publikë e mbetur në tentativë” prokuroria ka dërguar në gjykatë akuzat e “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” në bashkëpunim.
Prokuroria kërkon masën e arrestit me burg për 2 të ndaluarit, si dhe për 3 të shpallurit në kërkim, Drivale Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat 'Plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim' dhe 'Kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit' po e kryer ne bashkëpunim.
Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.
I shtruar në spitalin e Traumës prej katër ditësh avokati ndodhet në koma dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e njejtë.
Grushte e leva ndaj avokatit Mëngjesi, prokuroria kërkon 'arrest me burg' për Dritan Nanon dhe dhëndrrin e tij
Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për Dritan Nano si organizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ende në koma në spital, si dhe për dhëndrrin e tij Dorian Alia, i cili ishte një nga dhunuesit.
3 dhunuesit e tjerë Elton Kasaj, Drivald Alia, Romario Tabaku, janë ende në kërkim por edhe për këta Prokuroria ka kërkuar arrest me burg në mungesë.
Avokati u dhunua më 29 maj teksa po linte në kopsht djalin e tij.
Një prej autorëve i vetëdorëzuar në Polici, Dorian Aliaj ka treguar se porositësi i sulmit është Dritan Nano dhe se shkuan ti jepnin një mesazh avokatit që të hiqte dorë nga padia e ngritur ndaj këtij të fundit.
Ndërsa Nano para hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.







