Live Updates /

Kërcënuan Armand Dukën, arrestohet presidenti i “KF Iliria” dhe dy djemtë e tij futbollistë! I kërkoi t'i ftonte djalin në Kombëtare

*Pesë persona janë arrestuar nga policia e Durrësit nën akuzën e veprës penale të kërcënimit të presidentit të FSHF, Armando Duka. Në pranga kanë rënë Nazmi Selmani, president i “KF Iliria”, dy djemtë e tij Brajan dhe Santiago Selmani të cilët janë gjithashtu futbolluistë në skuadrën që ka nën zotërim babai i tyre si dhe Redin Loci e Petrit Selmani. *Informacionet e siguruara nga policia, bëjnë me dije se këta persona, mbrëmjen e 30 gushtit rreth orës 21:30 i kanë dërguar mesazhe kërcënuese Armando Dukës. Nazmi Selmani i ka kërkuar llogari Dukës për mosgrumbullimin e djalit të tij Gentian Selmani në Kombëtaren shqiptare për ndeshjet në kuadër të kompeticionit “Nations League”. *Versus.al ka zbardhur një prej mesazheve që Selmani i ka dërguar Dukës duke i shprehur pakënaqësinë për mos-ftimin e djalit të tij i cili aktualisht luan si portier në klubin e futbollit “Tirana”. *Për ngjarjen janë proceduar penalisht gjithashtu edhe dy persona të tjerë. *Vetë kreu i FSHF nuk ka reaguar për këtë ngjarje, por është parë teksa ndiqte ndeshjen “Teuta-Partizani” që u luajt në stadiumin e Durrësit “Niko Dovana”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
6 MUAJ ME PARE

“Pyete nënën e fëmijëve të tu a e kam bërë unë të qajë”, sms kërcënuese ndaj Dukës, kush janë 5 të arrestuarit (FOTO)

Kërcënuan Armand Dukën, arrestohet presidenti i “KF
Foto: Gentian Selmani, portier i KF Tirana (arsyeja e konfliktit), i ati Nazmi Selmani president i "KF Iliria" dhe Kreu i FSHF, Armand Duka

Versus.al ka siguruar fotot e 4 prej 5 personave të arrestuar nga policia e Durrësit për kërcënimin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Konkretisht, Nazmi Selmani i cili është edhe presidenti i klubit të futbollit “Iliria” në Fushë-Krujë i ka dërguar mesazh mbrëmjen e djeshme Dukës ku pasi i kërkonte llogari për mosgrumbullimin në kombëtare të djalit të tij Gentian Selmanit që luan si portier me “KF Tiranën”, i dërgon edhe mesazhin tjetër me përmbajtje si më poshtë:

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruan ai.

Kërcënuan Armand Dukën, arrestohet presidenti i “KF
Nazmi Selmani, president i "KF Iliria"

Ndërsa dy prej të arrestuarve, janë djemtë e tij Brajan dhe Santiago Selmani të cilët luajnë si futbollistë në klubin e zotëruar nga babai i tyre.

Kërcënuan Armand Dukën, arrestohet presidenti i “KF
Brajan dhe Santiago Selmani

Petrit Selmani po ashtu është një prej të afërmve të Nazmi Selmanit gjithashtu pjesë e “KF Iliria”. Ndërsa Redian Loci, po ashtu i arrestuar, është një prej njerëzve të afërt të Selmanit. Versus.al

Kërcënuan Armand Dukën, arrestohet presidenti i “KF
Petrit Selmani

6 MUAJ ME PARE

“Më merr djalin në kombëtare”, zbardhet arsyeja pse presidenti i “KF Iliria” kërcënoi Dukën

Kërcënuan Armand Dukën, arrestohet presidenti i “KF
Presidenti i FSHF, Armand Duka, presidenti i "KF Iliria" Nazmi Selmani dhe djali i tij portier i "KF Tirana", Gentian Selmani

Një kërkesë e presidentit “KF Iliria” Nazmi Selmani dyshohet të jetë bërë shkak për ngjarjen e ndodhur dje në Durrës ku u kërcënua presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.

Mësohet se Selmani i ka kërkuar Dukës që të marrë në kombëtaren shqiptare të fubtollit, djalin e tij Gentian Selmani i cili aktualisht luan si portier në klubin e futbollit të Tiranës dhe gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe në skuadrën e Laçit dhe në Boluspor në Turqi.

Sipas policisë, Duka është kërcënuar fillimisht me sms dhe më pas Nazmi Selmani së bashku me 2 djemtë e tij Brajan e Santiago Selmani njëkohësisht futbollitë të “KF Iliria” dhe disa persona të tjerë, kanë shkuar në banesën e presidentit të FSHF mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 duke e kërcënuar edhe fizikisht.

Duka nuk ka pranuar të bëjë një favor të tillë dhe për rrjedhojë e ka denoncuar ngjarjen në polici duke bërë që Selmani, djemtë e tij dhe dy persona të tjerë të arrestoheshin për veprën penale “kërcënim për shkak të detyrës”. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Kërcënimi i Armando Dukës, mes të arrestuarve presidenti i "KF Iliria" dhe 2 djemtë e tij futbollistë

Kërcënuan Armand Dukën, arrestohet presidenti i “KF
Presidenti i FSHF, Armando Duka

Detaje të reja janë mësuar nga kërcënimi i bërë ndaj presidentit të FSHF-së Armando Duka, ngjarje për të cilën u arrestuan 5 persona. Mes të arrestuarve rezulton të jetë edhe Nazmi Selmani i cili është edhe president i klubit Iliria, skuadër futbolli në kategorinë e dytë.

Ndërsa dy prej të arrestuarve të tjerë janë djemtë e tij Brajan dhe Santiago Selmani të cilët rezultojnë të jenë futbollistë të klubit të futbollit Iliria.

Ngjarja ka ndodhur ditë ne djeshme, ku pas mesazheve kërcënuese në telefon, Nazmi Selmani së bashku me të afërmit e tij, kanë shkuar në banesën e Armando Dukës në Durrës për ta kërcënuar edhe fizikisht. Sipas mediave, Selmani i ka kërkuar Dukës favore për ekipin e tij, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe e ka denoncuar në polici. 

Kërcënuan Armand Dukën, arrestohet presidenti i “KF
Presidenti i "KF Iliria", Nazmi Selmani

Nazmi Selmani e mori nën pronësi klubin e futbollit "Iliria" një vit më parë me premtimin për ta ngjitur në Kategorinë e Parë. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Pesë persona kërcënojnë Armand Dukën dhe i shkojnë në banesë! Policia u vë prangat

Kërcënuan Armand Dukën, arrestohet presidenti i “KF
Presidenti i FSHF, Armando Duka

Durrës- Pesë persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë kërcënuar me sms presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Të njëjtët persona më pas i kanë shkuar edhe në banesë.

Në pranga kanë rënë, Brajan Selmani, Santiago Selmani, Redin Loci, Petrit Selmani dhe Nazmi Selmani. Ky i fundit mësohet se është president i klubit të futbollit "Iliria" në Fushë Krujë. Ndërsa Brajan dhe Santiago Selmani janë dy djemtë e tij, njëkohësisht edhe lojtarë të këtij klubi futbolli. 

Në njoftimin e dhënë, bëhet me dije se për ngjarjen ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy persona të tjerë.

“Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur për shkak se Duka nuk ka pranuar të sigurojë favore për klubin e futbollit që drejton Nazmi Selmani. Ky i fundit, e mori drejtimin e klubit, një vit më parë. Versus.al

Poll