Live Updates /

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë ministrat e rinj. Spiropali kryetare Kuvendi, Peleshi kryetar grupi

*Kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, ndryshimet në qeveri. Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit. *Kryeministri Edi Rama i ka dhënë shenjat se një pjesë e deputetëve të kësaj legjislature nuk do të jenë në lista për deputet të 2025. Nga Kongresi i Partisë Socialiste, pa dhënë emra ai u kërkoi ndjesë shqiptarëve për disa deputetët “përtacë”, siç i quajti ai që janë shumë larg detyrës së një të zgjedhuri të popullit. *Rama e nisi fjalimin e tij në Kongresin e PS-së me akuza dhe sulme për kundërshtarin e tij historik politik, Sali Berishën. Ndonëse nuk e përmendi me emër dhe mbiemër, Rama e etiketoi Berishën si fajtorin për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike. E sipas tij, këto probleme në parti janë sjellë edhe në Kuvend. *Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet në 2025, ndërsa ka deklaruar se sot nis mbjellja e fushës së fitores që do të korret pranverën e ardhshme. *Sekretari i PS, Blendi Klosi në Kongresin e PS bëri një panoramë të procesit të rienegjzimit të partisë. Klosi tha në fjalën e tij se janë anëtarësuar 34 mijë anëtarë të rinj, duke e çuar numrin e anëtarësimit në PS në rreth 100 mijë. *Në fjalën e saj në Kongresin e PS, Elisa Spiropali nuk nguroi që të shenjestronte opozitën. Sipas saj, kjo opozitë nuk ka aftësi për të qeverisur veten, e jo më vendin, e për këtë shtoi Spiropali, PS-ja është përballë detyrën për të ribërë vetveten. *Në Kongresin e PS, zv/kryeminsitrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi projektet në infrastrukturë, porte, aeroporte si edhe në energji. Balluku theksoi se mandati i katërt, do të vulosë transformimin e gjithanshëm, duke e bërë Shqipërinë një vend krenar të familjes europiane

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, ndryshimet në qeveri. Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit. *Kryeministri Edi Rama i ka dhënë shenjat se një pjesë e deputetëve të kësaj legjislature nuk do të jenë në lista për deputet të 2025. Nga Kongresi i Partisë Socialiste, pa dhënë emra ai u kërkoi ndjesë shqiptarëve për disa deputetët “përtacë”, siç i quajti ai që janë shumë larg detyrës së një të zgjedhuri të popullit. *Rama e nisi fjalimin e tij në Kongresin e PS-së me akuza dhe sulme për kundërshtarin e tij historik politik, Sali Berishën. Ndonëse nuk e përmendi me emër dhe mbiemër, Rama e etiketoi Berishën si fajtorin për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike. E sipas tij, këto probleme në parti janë sjellë edhe në Kuvend. *Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet në 2025, ndërsa ka deklaruar se sot nis mbjellja e fushës së fitores që do të korret pranverën e ardhshme. *Sekretari i PS, Blendi Klosi në Kongresin e PS bëri një panoramë të procesit të rienegjzimit të partisë. Klosi tha në fjalën e tij se janë anëtarësuar 34 mijë anëtarë të rinj, duke e çuar numrin e anëtarësimit në PS në rreth 100 mijë. *Në fjalën e saj në Kongresin e PS, Elisa Spiropali nuk nguroi që të shenjestronte opozitën. Sipas saj, kjo opozitë nuk ka aftësi për të qeverisur veten, e jo më vendin, e për këtë shtoi Spiropali, PS-ja është përballë detyrën për të ribërë vetveten. *Në Kongresin e PS, zv/kryeminsitrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi projektet në infrastrukturë, porte, aeroporte si edhe në energji. Balluku theksoi se mandati i katërt, do të vulosë transformimin e gjithanshëm, duke e bërë Shqipërinë një vend krenar të familjes europiane

22 Postime
7 MUAJ ME PARE

A kishte dijeni për ndryshimet në qeveri? Klosi e cilëson Ramën “trajner”: Ekskluzivitet i tij

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi foli për mediat ndërkohë që po mbahet procesi i votimit për anëtarët e Asamblesë së PS. Teksa u pyet nëse kishte dijeni për ndryshimet që Rama bëri në kabinetin qeveritar gjatë Kongresit të sotëm Klosi tha se këto ndryshime janë vetëm eksluzivitet i kryeministrit.

Ndërsa bëri me dije se të nesërmen në orën 08:30 do të ketë mbledhje urgjente të grupit parlamentar të PS për të miratuar Niko Peleshin në krye të organizimit në Kuvend.

“Sa i përket ndryshimeve në qeveri janë eksluzivitet i kryeministrit. Jemi një ekip, pozicionohemi në pozicione të ndryshme, me rëndësi që kemi një trajner që na ka bërë fitues në 10 gara elektorale. Sa i takon grupit parlamentar, nesër në orën 08:30 do të kemi një mbledhje urgjente ku d diskutojmë propozimet përsa i përket drejtuesve të grupit të cilat kalojnë me votën e anëtarëve të grupit parlamentar”- u shpreh Klosi.

Ndërsa refuzoi të komentonte faktin që presidenti Bajram Begaj kishte dalë edhe ditën e dielë në zyrë pikërisht sikur të ishte i informuar se Rama do bënte ndryshimet në qeveri dhe i duhej dekretimi i tij. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

FOTO/ I dorëzoi Begajt ndryshimet në qeveri, Rama del nga presidenca i buzëqeshur

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë
Kryeministri Edi Rama

Ky është momenti kur kryeministri Edi Rama del i buzëqeshur nga presidenca pasi i dorëzoi presidentit Bajram Begaj emrat e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar të cilët do të nisin punën pasi të dekretohen dhe të bëjnë betimin në Kuvend.

Qëndrimi i kreut të ekzekutivit në presidencë ka zgjatur vetëm 15 minuta. Ndërsa tashmë pritet vetëm dekretimi i Begajt.

Rama bëri “rrokadë” në qeveri me disa emra të rinj në poste ministrore, duke shkarkuar Niko Peleshin nga ministria e Mbrojtjes dhe duke vënë në vend të tij Pirro Vengun, drejtorin aktual të Portit të Durrësit.

Po ashtu, Elisa Spiropali do të jetë në krye të Kuvendit duke pasuar Lindita Nikollën e cila ditë më parë bëri publike dorëheqjen e saj. Ndërsa vendin e Spiropalit do ta zërë Taulant Balla i cili nuk do të mbajë më postin e ministrit të Brendshëm. Në këtë dikaster, e zëvendëson Ervin Hoxha. Ndërsa në ministrinë e Financave, Ervin Mete zëvendësohet nga Petrit Malaj. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Nga drejtor porti në ministër, kush është Pirro Vengu, zëvendësuesi i Peleshit te "Mbrojtja"

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Një tjetër ndryshim surprizë në kabinetin qeveritar ishte edhe shkarkimi i Niko Peleshit nga posti i ministrit të Mbrojtjes, post që ky i fundit e mori në dhjetor të vitit 2020 pasi më herët kishte mbajtur detyrën e zv.kryeministrit.

Tashmë në krye të dikasterit të mbrojtjes do të jetë Pirro Vengu i cili deri më tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit të Durrësit.

Vengu nuk është emër i panjohur pasi më herët ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveri ku ka qenë edhe drejtori i Antikorrupsionit në kryeministri. Po ashtu ka mbajtur postin e shefit të kabinetit në ministrinë e Jashtme që dikur drejtohej nga Ditmir Bushati.

Po në këtë periudhë, emri i Vengut u bë tepër i lakuar në media pasi Greqia i dërgoi një fletëthirrje për të kryer detyrimin ushtarak duke qenë se kishte pasaportë greke. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Një polic për Ministër të Brendshëm, Rama heq dorë nga profili politik. Kush është Ervin Hoxha

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Në fund të fjalës së tij në Kongresin e PS-së, Edi Rama ka vendosur që të bëjë edhe disa ndryshime në qeveri.

Ndryshimi më i rëndësishëm duket se është ajo e ministrisë së Brendshme ku Edi Rama ka vendosur të largojë Taulant Ballën nga drejtimi i kësaj ministrie.

Në vend të tij, Rama ka vendosur të emërojë Ervin Hoxhën, një figurë jo shumë politike, por shumë teknike për këtë ministri. Me emërimin e tij, duket se Rama ka vendosur të heqë dorë nga prolifi i lartë politik në këtë ministri.

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Por kush është Ervin Hoxha?

Hoxha është pjesë e strukturave drejtuese të shtetit shqiptar. Në vitin 2019 ai është larguar nga detyra e Drejtorit të Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve, pasi disa punonjës të tatimeve u përfshinë në një skandal.

Më pas, Hoxha është zgjedhur në disa poste drejtuese nën qeverisjen e Edi Ramës.

Ai do të emërohej për disa vite si drejtor i Shërbimit të Provës në ministrinë e Drejtësisë.

Pasi u larguar nga ky institucion, Hoxha do të zgjidhej si kreu i ri i IKMT-së, pas largimit të Dallëndyshe Bicit. Në këtë detyrë, Hoxhës i ka dalë emri në një dosje që po hetohet në Tiranë, ku është i përfshirë edhe këngëtari Luiz Ejli.

Një kallëzim i bërë kundrejt kreut të IMT-së Shkodër, Ervin Hoxha për shpërdorim detyre dhe korrupsion ka nxjerrë në skenë këngëtarin Luiz Ejlli. Kallëzimi u bë në SPAK në dhjetor 2023 nga ish-Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit Juridik në IMT Shkodër, por dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Tiranës në janar 2024. Luiz Ejlli kishte tentuar të ndërhyjë te kreu i IMT-së, Agim Ismaili, që kjo ndërtesë mos të prishej.  

Skandali thellohet edhe më tej, kur më datë 22.11.2023, kur Agim Ismaili lirohet nga detyra e kryeinspektorit dhe në vend të tij më pas emërohet Ervin Hoxha. Në kallëzim thuhet se pas kësaj lëvizje në IMT, kallëzuesi ka marrë një mesazh në telefon ku shkruhej “Të fala nga objekti në Zogaj shumë. Dhe Luiz Ejlli të çon të fala, do këndoj për ty shumë flm respekt”.

Një ditë pasi ka marrë këtë mesazh, drejtori i Inspektimeve në IMT thotë se në kallëzim se më datë 19.12.2023 Ervin Hoxha ka firmosur lirimin e tij nga detyra.  Nga detyra po ashtu u liruan më pas edhe inspektorët Alban Mustafaj dhe Kolin Laska, të cilët në fakt kishin zbatuar detyrën.

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Por si e ka jetën e tij publike dhe profesionale, Ervin Hoxha:

Ervin Hoxha ka lindur në Tiranë më 13.10.1978. Arsimin e mesëm 4 vjeçar e kreu në Shkollën Teknike të Përgatitjes së Nënoficerëve, (Teknik Astsubay Hazirlama Okulu) në Balikesir, Turqi. Më tej vazhdoi Akademinë e Lartë të Sigurisë (Offizier Schule des Herres) në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 përfundoi ciklin universitar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Arsimin pasuniversitar e përfundoi me sukeses në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane (Deutsche Hochschule der Polizei), duke fituar titullin M.A në Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.

Ka ndjekur trajnime të certifikuara në nivelin e lartë të drejtimit dhe menaxhimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në SH.B.A., Austri, Gjermani etj.

Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si:

Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.

Në datë 26.01.2022 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57.

Më pas është emëruar dhe në krye të IKMT-së.

Ervin Hoxha zotëron në nivel të avancuar gjuhën turke, gjermane dhe atë angleze.

7 MUAJ ME PARE

Rama zgjedh Spiropalin si kryetare parlamenti, Çuçi nënkryetar, Peleshi kryetar grupi i PS

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Edi Rama ka bërë publik edhe emrin e zëvendësueses së Lindita Nikollës.

Elisa Spiropali është zgjedhur si kryetare parlamenti, duke u larguar si ministre e Shtetit për Parlamentin.

Bledi Çuçi është larguar nga drejtimi i grupit parlamentar të PS-së, duke u bërë nënkryetar i Parlamentit.

Niko Peleshi nga ana tjetër është larguar nga ministër i Mbrojtjes, duke marrë detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së.

 

7 MUAJ ME PARE

Ndryshime në qeveri, Rama largon Ballën nga ministër i Brendshëm. Të gjithë emrat

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Edi Rama ka vendosur të ndryshojë qeverinë.

Në fund të fjalës së tij në Kongres, Rama dhe tha se do të ndryshojë 4 ministra, ndërsa ka larguar Taulant Ballën nga ministër i Brendshëm, Niko Peleshin nga Mbrojtja, Ervin Meten nga Financat.

Ndryshimet në qeveri:

Ministër Shteti per Parlamentin

Taulant Balla

Ministër i Brendshëm

Ervin Hoxha

Ministër i Financave

Petrit Malaj

Ministër i Mbrojtjes

Piro Vëngu

7 MUAJ ME PARE

Rama: Duam të organizojmë samitin e NATO! Nuk do i çojmë në Vlorë se më kanë mërzitur me çmimet

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e partisë Socialiste u ndal të roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ai renditi pozicionin që ka pasur Shqipëria përgjatë këtyre viteve dhe besimin që ka fituar te ndërkombëtarët.

Për këtë, si tregues Rama tha janë samitet që janë zhvilluar në Shqipëri, duke theksuar se kanë shpallur kandidaturën për organizimin e samitit të NATO-s në 2027.

“Kemi vënë kandidaturën për 2027 për një samit të NATO, nuk do i çojmë në Vlorë, se s’po i bëj anti reklamë Vlorës, por më kanë mërzitur shumë me ato çmime”, tha Rama.

7 MUAJ ME PARE

Rama “u tregon derën tradhtarëve”: Do habiteni ç’më thonin në sy dhe çfarë bënin pas krahëve

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Kryeministri Edi Rama pati edhe një mesazh për “tradhtarët” brenda Partisë Socialiste.

Nuk dha emra, por tha se është i vetëdijshëm që në Partinë Socialiste nga nga ato që në sy i kanë thënë diçka tjetër dhe pas shpine, çfarë nuk i kanë bërë.  Këtyre nga Kongresi i PS-së, “u tregoi derën”.

“I kam njohur dhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do të habitej po të tregoja ca më thonin në sy dhe se çfarë më bënin pas shpine dhe kur janë ngjitur dhe më janë ngjitur edhe mua këtu, merri me mend se sa nga këta ka më poshtë deri aty ku këta njerëz po u drejtohem duhet të nisin rrugën, por ama siç po u them këto siç janë , unë jam po ai që them besojeni, se PS është e vetmja rrugë për ju”, tha Rama.

 

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Deputeti Vullnet Sinaj përlotet nga fjalët e mira të kryeministrit Rama

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Gjatë fjalës në Kongresin Zgjedhor të PS-së, kryesocialisti Edi Rama ka përmendur vetëm një emër të përveçëm nga radha e deputetëve të kësaj partie.

Rama ka veçuar vetëm deputetin e Vlorës, Vullnet Sinaj. Ai tha se, po e përmend Vullnetin se asnjëherë nuk e ka shqetësuar për punët e tij, por gjithmonë për votuesit e tij.

Në këtë moment, deputeti Sinaj është përlotur.

7 MUAJ ME PARE

Kongresi i PS/ Rama kërkon falje për disa deputetë: Ngrenë zërin vetëm për interesat e tyre. Flasin si nga hëna

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë shenjat se një pjesë e deputetëve të kësaj legjislature nuk do të jenë në lista për deputet të 2025.

Nga Kongresi i Partisë Socialiste, pa dhënë emra ai u kërkoi ndjesë shqiptarëve për disa deputetët “përtacë”, siç i quajti ai që janë shumë larg detyrës së një të zgjedhuri të popullit.

“Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që nuk e kanë përmbushur Akoma minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica.

U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin vetëm për të më shoqëruar mua. Për ata deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre dhe ata deputetë qysh se kanë zbritur në sallë, flasin njëherë në hënë sikur kanë ardhur në hënë”, tha Rama.

Ai foli për një mandate të katër, ku u shprej i bindur se do të marrin një fitore historike.

“Do hyjmë për fitoren më shembyllore të të gjithë serisë së pandërprerë të fitoreve tona”, tha Rama. 

7 MUAJ ME PARE

Rama akuza Berishës: Mori peng Shqipërinë sa mundi! PD, një cisternë e ndryshkur helmi  

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Kryesocialisti Edi Rama e nisi fjalimin e tij në Kongresin e PS-së me akuza dhe sulme për kundërshtarin e tij historik politik, Sali Berishën.

Ndonëse nuk e përmendi me emër dhe mbiemër, Rama e etiketoi Berishën si fajtorin për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike. E sipas tij, këto probleme në parti janë sjellë edhe në Kuvend.

“Konflikti brutal politik e ka kthyer Parlamentin në shëmbëlltyrën më acaruese për nervat e njerëzve të zakonshëm dhe për këdo që politikën e sheh si një mundësi, për të dëgjuar dhe kuptuar se çfarë ndodh dhe mendojnë ato që janë të përfshirë në arenën e saj, si një mundësi për të bërë opuse të mira bashkë me të tjerët dhe jo për të hedhur helm për të tjerët.

Ne mund të kemi plot arsye për të thënë se ai konflikt skandaloz, por ne nuk jemi të pafajshëm, përkundrazi dhe faji unë është se nuk jemi burim i atij konflikti, dihet që burimi është tjetër kush, i njëjti që mori peng sa mundi e kurdo mundi Shqipërinë përmes duarve të mbrapshta shqiptare dhe që tani më e ka katandisur Partinë Demokratike në një cistern të ndryshkur helmi që nuk i bën punë as dreqit të vet, i njëjti që e ndot përditë ajrin e jetës politike, i njëjti që helmon përditë turmën e tkurrur, faji ynë është se ne jo vetëm nuk e kemi bërë dallimin me bartësit e konfliktit me atë parlament të shëmtuar, por kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur për ta bërë të qartë këtë dalim”, tha Rama.

 

7 MUAJ ME PARE

Kongresi i PS/ Falenderon Lindita Nikollën, Rama: Sot mbjellim farën e fitores për 2025

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet në 2025, ndërsa ka deklaruar se sot nis mbjellja e fushës së fitores që do të korret pranverën e ardhshme.

Në fjalë e tij në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste ai u shpreh se sot nis projekti i PS për partinë dhe Shqipërinë 2023. Ai kujtoi edhe Lindita Nikollën e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit.

“Të nderuar kongres i PS, shokë, shoqe, miq dhe të ftuar! Ky është një stacion në rrugëtimin e PS. Jo thjesht sepse do të zgjedhim përfaqësuesit e familjes së madhe politike në Asamblenë Kombëtare prej të cilës në sezonin e ardhshëm politik, do të dalin dhe Kryesia dhe Sekretariati i ri i PS.

As sepse sot nis praktikisht mbjellja e fushës së fitores që do të korrim pranverën e ardhshme me një punë të gjithëanëshme. Sot nis natyrshëm projekti i PS të vitit 2023. Është kjo koha e duhur për të nisur një tjetër investim të ri për kapitalin njerëzor të PS-së, dhe për të punuar në një ambicie të re, të madhe. Jo vetëm për Shqipërinë e 2023-ës, por dhe për PS-në e 2030-ës.

Dua të ndalem për një moment, për të falënderuar në emër të çdo anëtari të PS, Lindita Nikollën. Shërbeu për disa vite, bëri më të mirën e saj si gjithmonë, që në ditën e parë në shërbimin publik, si mësuese, si drejtoreshë shkolle, kryetare e Njësisë Bashkiake nr,3, ministre e Arsimit dhe kryetare Kuvendi.

E ka vënë unin e vetë në shërim të komunitetit politik. Shembull kuptimplotë se si duhet të jetë në çdo rrethanë dhe vështirësi, individi i zgjedhur nga ky komunitet dhe në çdo hap përfaqësimi. Faleminderit për shembullin që je.”, tha ai.

7 MUAJ ME PARE

Kongresi i PS/ Blendi Klosi: Mirëpritëm 34 mijë anëtarë të rinj. Siguruam votën e emigrantëve

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Sekretari i PS, Blendi Klosi në Kongresin e PS bëri një panoramë të procesit të rienegjzimit të partisë. Klosi tha në fjalën e tij se janë anëtarësuar 34 mijë anëtarë të rinj, duke e çuar numrin e anëtarësimit në PS në rreth 100 mijë.

Klosi tha se fokus ka qenë anëtarësimi i figurave të reja, si edhe anëtarësimi i vajzave dhe grave.

“34 mijë anëtarë të rinj, duke çuar anëtarësimin aktiv mbi 100 mijë. Mes anëtarëve, ishim 12 mijë të rinj dhe 15 mijë femra. Kjo fazë në lejoi të pastronim bazën tonë të të dhënave nga anëtarësimet fiktive,. Krijuam një lidhje reale mes organizatës së PS dhe qendrës së votimit. 43% e delegatëve janë shoqe, 15% delegatë janë nën moshën deri 30 vjeç duke siguruar energji të mirë për partinë tonë. Mbi 700 delegatë zgjidhen për herë të parë duke theksuar angazhimin tonë për të sjellë zëra të rinj.

Siguruam që votat e emigrantëve të jetë një realitet politik. Kongresi ka një mision historik që të sjellë mandatin e katërt të PS. Ky numër i madh anëtarësimesh, kaq shumë mbështetje për vizionin politik Shqipëria 2030, na kërkojnë të marrim vendimi për vazhdimin e procesit të riengjizimit, hapjen, përgatitjen e partisë sonë jo vetëm që të fitojë zgjedhjet e radhës, por të jetë platformë që mbështet vizionin e Ramës Shqipëria 2030”, tha Klosi ndër të tjera në fjalën e tij.

7 MUAJ ME PARE

Kongresi i PS/ Xhafaj: Reforma “antikorrupsion e mirëqeverisje” nuk dobëson institucionet e drejtësisë

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Deputeti Fatmir Xhafaj bëri një rezyme të gjithë rrugëtimit të reformës në drejtësi duke nënvizuar se ishte PS që këmbënguli dhe solli këtu ku është sot, ndërkohë që PD e Sali Berishës, ata që ishin rehat të sundonin kënetën nuk donin të dëgjonin ashtu sic vijojnë të jenë.

“Por as Shqipëria as drejtësia nuk është më pjesë e asaj kënete që është katandisur në një batak privat ku llokociten vetë ata. Këta jemi ne PS, e njerëzve që duan shtet e drejtësi. Ne ishim jemi dhe do të mbetemi të vendosur për të shndërruar këtë vend në një rrugë ku drejtësia është thelbësore, e ku e kemi ditur pikërisht pse kjo e jona është e vërtetë edhe goditjet e drejtësisë do të ishin të vërteta pa bërë skonto politike as për vetë ne, madje mbase mbi të gjithë për vetë ne. 10 vjet më parë të shkoje të dëshmoje me kostum politik ishte e pamendueshme, ndërsa 10 vjet më pas të mos shkosh është bërë e paimagjinueshme. Ky është shembull për të treguar fuqinë.

Prandaj qëndrimi i shpallur nga kryetari Edi Rama për përgjegjësinë individuale të drejtësisë, është i duhuri, i drejtë dhe i përgjegjshëm. Ndërkohë u ndal dhe tek projekti i ri i komisionit “antikorrupsion e mirëqeverisje’ që ai e drejton.

Në frymën e reformës në drejtësi po vijojmë me një tjetër projekt madhor për sundimin e ligjit ‘antikorrupsionin e mirëqeverisjen’. Edhe ky projekt që ka marrë dakordësinë e plotë të aleatëve tanë strategjik ka vetëm një qëllim si të mbështesim modernizimin e shtetit në një sërë hallkash që lidhen me mirëqeverisjen e sundimin e ligjit e si të konsolidojmë edhe më tej sistemin e ri të drejtësisë në trasenë kushtetuese në të cilën është ngritur. Kemi shtruar rrugën për një reform të thellë që synon të adresojë tre sfida kyce: Mirëqeverisjen, antikorrupsionin e sundimin e ligjit. Do të realizohet me proces transparent dhe me standard! Do të angazhohen 60 – 70 ekspertë vendas e ndërkombëtarë të pavarur, me mbështetjen e mbi 100 ekspertëve të angazhuar nga institucionet e pavarura të administratës publike, e debate publike. Na takoi sërish ne ta bëjmë këtë betejë.”

Na takon ne të shtrijmë dorës ndaj kundërshtarëve edhe pse ata mbajnë mbi të topin e baltës mbi ne. Reforma e re nuk cënon asgjë nga reforma në drejtësi dhe kushdo që e shpërndan këtë tymnajë është i friguar nga të dyja. Nëse për reformën në drejtësi institucionet e drejtësisë ishin objekt reformimi, me reformën e re institucionet e reja të drejtësisë janë partnere në respect të plotë të ndarjes dhe balancës ndërmjet pushteve”, tha gjatë fjalës së tij, Fatmir Xhafaj.

7 MUAJ ME PARE

Spiropali: Disa kolegë kanë vënë bast me drejtësinë! Ne jemi opozita e vetes tonë

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Një fjalën e saj në Kongresin e PS, Elisa Spiropali nuk nguroi që të shenjestronte opozitën. Sipas saj, kjo opozitë nuk ka aftësi për të qeverisur veten, e jo më vendin, e për këtë shtoi Spiropali, PS-ja është përballë detyrën për të ribërë vetveten.

“Ne kemi krijuar pakënaqësi ndaj vetes, gara jonë nuk është me ata që kemi përballë qe janë për faqe të zezë, por me pritshmëritë e qytetarëve. PS duhet të ribëjë veten.

Kundërshtarët janë të paaftë të qeverisin veten në opozitë, jo më vendin. Për këtë shkak dhe këtë kalendar domethënës suksesesh që ka prodhuar qeverisja jonë duket se kemi çdo arsye të jemi me kokën lart për çfarë kemi bërë”, tha ajo.

Spiropali u shpreh se lista e kolegëve apo ish kolegëve që kanë probleme me drejtësinë është e gjatë, por kjo është një bast i tyre personal duke theksuar qëndrimin se “përgjegjësia është personale”.

“Ne kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësie. Ka një listë jo të vogël me kolegë që kanë një bast personal me drejtësinë. Është e rendë, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale. Di që nuk ka asnjë të vërtetë në pohimin cinik që e gjithë klasa politike është njëlloj dhe njëlloj në futjen të dorës në fondet publike

Këtë gjë e ndan drejtësia dhe ne duhet të presim. Kush ka gabuar me dashje duhet ë paguajë dhe kush vërtetën të3 kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht. Askush nuk mund të linçohet në emër të gjyqeve popullore. Prezumimi i pafajësisë është i drejtë”, tha ajo.

Spiropali shtoi se Partia Socialiste ka qenë opozita më serioze e më e ashpër e vetvetes, ndërsa theksoi se PS është e vetmja alternativë për vendin.

“Shumë sy janë mbërthyer sot në këtë sallë. Shumë zemra po rrahin me shpresën se kongresi do të jetë pikë vlimi i shpërthimi energjish, moment rivlerësimi.

Ky kongres është çast solemn reflektimi për të vlerësuar ç’kemi bërë e për të vendosur çdo të bëjmë më mirë nesër të bekuar nga besimi i publikut.

E vetmja alternativë që e dimë ç’duhet.

Vendimet që do marrim jemi të bindur se do të ndikojnë në jetën e vendit, kjo dëshmon rëndësinë e PS dhe peshën e përgjegjësisë që ka.

Unë jam e bindur se ky është momenti i ripërtëritjes i një forcë që rishpik veten kur kërkohet rilindja e saj.

Siç është PS sot, do të jetë qeverisja nesër.

PS ka qenë opozita me serioze e më e ashpër e vetvetes”, tha ajo.

 

7 MUAJ ME PARE

Kryenegociatorja Dhuka: Jemi në miljet e fundit drejt BE-së, çasti është historik

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, foli në Kongres për kriteret që duhen përmbushur për anëtarësimin e vendit në BE.

Dhuka theksoi se ky proces kaq i rëndësishëm për Shqipërinë është drejt finalizimit.

“Qëllimi ynë është të përmbushim objektivat dhe të ulemi si të barabartë në tyrezën e BE. Shqipëria i çeli negociatat në bazë merite, përtej retorikave të konfliktit të brendshëm politik, falë reformave të vërteta, të thella e të pandërprera.

Përmbushi fazën e skanimit të thelluar ku iu nënshtrimi një hulumtimi të gjithanshëm në 36 fusha të sistemit. 32 institucione dhe 1800 zyrtarë janë angazhuar në ballafaqim me palën evropiane për të përgatitur të gjitha masat për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit brenda 2030-ës.

Rrugëtimi ynë është i qartë, të sundojmë forcimin e ligjit dhe të thellojmë progresin e reformës në drejtësi. Të thellojmë modernizimin e qeverisjes dhe transformimin e administratës publike. Së treti, nevojitet të thellojmë luftën antikorrupsion, në shërbimet publike, sektorët e tregut.

Të dinamizojmë reformat tona ekonomike, klimën e biznesit dhe të rrisim volumin e investimeve madhore. Janë 761 rekomandime të BE-së për 2023-in, 855 masa vetëm në fushën e drejtësisë.”

7 MUAJ ME PARE

Pirdeni: Shqipëria 2030, anëtarja më e re e BE-së

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike e tha me bindje në Kongresin Zgjedhor të PS-së se Shqipëria 2030, do të jetë anëtarja më e re e Bashkimit Evropian.

Ajo renditi një sërë arritjesh në sektorin e administratës dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Përtej bukurive natyrore, zonave urbane që vizitohen gjithnjë e më shumë, vazhdon puna në kantieret për rilindjen urbane dhe rurale të vendit, në tryezat e Brukselit administrata nguliti një imazh suprizues e madje befasues falë profesionistëve të përkushtuar. Ishte një dëshmi kuptimplotë e pjekurisë institucionale.

Përgjatë kësaj dekade shndërruam shumë sfida në mundësi. Nuk ka më kthim pas, por vetëm ngjitje lart deri në majën e Shqipërisë 2030. U rendit e para në rajon për ofrimin e shërbimeve publike digjitale, 3.1 mln shqiptarë të regjistruar në e-Albania. Krahas transformimit të madh digjital, u punua për forcimin e skuadrës së admnistratës. 1 mijë euro është sot paga mesatare në këtë sektor.

Vala e rienergjizimit shoqërohet edhe me frymën antikorrupsion, në aspektin e modernizimit të proceseve të punës dhe cilësisë së filtrave amdinistrativë.

Një shembull domethënës për këtë është krijimi i Operatorit të Shërbimeve të Prokurimit, një trupë e specializuar për kryerjen e garave publike, e cila praktikisht ka mundësuar qysh prej disa muajsh që asnjë ministri të mos bëjë më tendera.

Mbase pak, po shumë e sigurtë, që kjo ndërhyrje e fortë strukturore shmang titullarët dhe stafet teknike të ministrive në organizimin e tenderave, duke i ndarë institucionet qëndrore politikëbërëse, qoftë nga barra e një detyre me shumë ngarkesë të natyrës teknike, po qoftë edhe nga ngarkesa e lartë e paragjykimeve që është bërë zakon të shoqërojnë çdo tender publik.

Jo më larg se këtë javë nisëm një raund të gjerë konsultimesh publike për strategjinë e re antikorrupsion, me fokus goditjen e tij në jetën, shëndetin dhe biznesin e qytetarëve, në sektorët më të ndjeshëm.”

7 MUAJ ME PARE

Kongresi i PS/ Balluku prezaton infrastrukturën e ‘Shqipëria 2030’: Mandati i 4 do vulosë një transformim të gjithanshëm

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Në Kongresin e PS, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi projektet në infrastrukturë, porte, aeroporte si edhe në energji.

Balluku theksoi se mandati i katërt, do të vulosë transformimin e gjithanshëm, duke e bërë Shqipërinë një vend krenar të familjes europiane

Fjala e plotë në Kongresin e PS:

Sot Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të infrastrukturës. E thënë kjo me fakte nga tuneli i Llogarasë, e cila do të përmbyllet në fund të kësaj dekade transformimesh të mëdha.

Shqipëria 2030 do të ketë korridorin blu që do ta lidhë me unazën e Mesdheut me një autostradë të kategorisë A. Ky korridor do të ndërtohet sipas standardeve europiane, ashtu si Thumanë-Kashar, që tashmë është i disponueshëm për të gjithë. Korridori blu do të lidhë vendin nga veriu, në jug, nga murriqani në Kakavijë, do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqinë si pjesë e korridoreve Europiane. Brenda këtij muaji firmosen kontratat për fillimin e ndërtimit për segmentet Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj – Fier, ndërkohë që së shpejti do të hapet gara për segmentin Milot Balldren dhe do të kryher projektimi për segmentin Milot Murriqan. Po ashtu Shqipëria 2030 do të ketë korridorine e tetë ku po punohet aktualisht në segmentet nga Elbasani në Qafë Thanë për të vijuar më pas me një pjesë plotësisht të re të korrirodit të tetë, nga Elbasani për në Rrogozhinë duke garantuar kështu lidhjen mes portit të Durrësit dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërtimi i së cilës përfundon në 2025 do të vijohet me ndërtimin e segmenteve Vorë Han i Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë-Pogradec, për të cilat janë siguruar edhe financimet. Ndërkohë që së bashku me qeverinë e Kosovës po punojmë për projektin e hekurudhës, Durrës-Prishtinë. Jo më larg se pak ditë do të celet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit te ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, që përmes hekurudhës së re do të lidhet në fillim të dekadës së ardhshme me portin e thatë të Prishtinës, por edhe me portin e thatë të Strugës. Në bashkëveprim me NATO-n, po punojmë për financimin e zonës portuale ushtarake, të Porto Romanos, cka jo vetëm do forconte ndjeshëm dimensionin e sigurisë së Shqipërisë, pore dhe rolin e vendit tonë në hapsirën e akvititetit të NATO-s.

Në fund të vitit do të përfundojmë punimet e aeroportit të ri, më të madh në rajon. Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, ku pas fazës së testimeve dhe certifikimeve do të bëhet plotësisht operacional në gjysmën e dytë të vitit 2025, për të pritur udhëtarët e parë.

Do të bëjmë realitet zotimin për të pajisur Shqipërinë me 4 porta nga ajri ndërkohë që portet turistike të Durrësit dhe Vlorës që tashmë janë në kantier ndërtimi do të pasohen edhe nga portet turistike të Sarandës dhe të Lezhës ku për këtë të fundit kemi hasur vështirësi të madhe si pasojë e një situate tejete të ngatërruar me pronësinë.

Nga ana tjetër këto janë vitetet e investimeve massive në energji dhe zotimi ynë për ta bërë Shqipërinë 2030 eksportuese neto të energjisë, përvecse edhe një shembull europian dhe kampione të energjisë të gjelbër në rajonin tonë nuk është vetëm një aspiratë programatike e PS, por edhe një objektiv ambicioz i mbështetur tanimë në kantiere, projekte e financime konkrete.

Shqipëria humbi shumë kohë përpara kësaj dekade të qeverisjes sonë, dhe fillimi i punës sonë për ta rilindur Shqipërinë ishte tejet i vështirë. Gropa e borxhit të rrugëve të lëna rrugëve, ishte e madhe dhe standardet e projekteve dhe të punëve të realizuara deri atëherë linin shumë për të dëshiruar, sot pasqyra e realitetit të infrastrukturës ka ndryshuar rrënjësisht krahasuar me dje. Sot ndërtojmë infrastrukturë europiane, por edhe në këto vite që na ndajnë nga Shqipëria 2030, kjo pasqyrë do të ndryshojë akoma më shumë

Mandati i katërt i Edi Ramës dhe PS, do të vulosë kapitullin e një transformimi të gjithanshëm, të nisur një dekadë më parë dhe mbi të gjitha do e bëjë të pakthyeshëm progresin e këtij vendi. Duke e bërë Shqipërinë një burim krenarie të të gjithë shqiptarëve dhe një vend krenar të familjes europiane.

7 MUAJ ME PARE

Kongresi i PS/ Ministrat prezantojnë arritjet: Na duhet mandati i katërt! Ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

 Pjesa e parë e Kongresit iu dedikua mirëqeverisjes, ministra të kabinetit “Rama 3” paraqitën arritjet e deritanishme.

Fjalën e mbajtën ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministri i Kulturës dhe i Ekonomisë, Blendi Gonxhaj, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.

Ministrat prezantuan arritjet për të cilat PS kërkon një mandat të katërt për të arritur në projektin e Shqipëria 2030, kampion i Ballkanit. 

“Kemi shumë për tu krenuar dhe shumë për të punuar. Na duhet mandati i katërt për të vijuar dhe bërë realitet vizionin e Shqipërisë turistike 2030, kampion i Ballkanit, tha ministrja Kumbaro.

"Kemi ende shumë sfida të forta për të fituar, duke nisur nga rritja e pensioneve më kuptimplotë sesa rritja e vogël e këtyre viteve. Po punojmë që në rrugën e 'Shqipërisë 2030 të mos ketë pensione nën 150 euro. Reforma e re e pensioneve co të marrë rrugë viti e ardhshëm e frytet do të shihen në 2- 3 vitet e ardhshme. Do të marrë fund praktika e cuarjes së pensioneve me zarfe në shtëpi. Po i japim jetë projektit të arsimit profesional" tha Gonxhe.

Synojmë 1000 agroturizme në 2030, të një cilësie fantastike, ndërkombëtarisht të njohur dhe punësimi i të rinjve të jetë fakt" tha ministrja e Bujqësisë Anila Denaj.

 

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ I veshur kuq e zi, Rama mbërrin në Kongresin e PS-së

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Ka mbërritur i fundit në mbledhjen e Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri i vendit Edi Rama.

Ai ngjiti shkallët e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë Blendi Klosi. Tashmë do të startojnë 3 sesionet e Partisë Socialiste e në përfundim pritet të zgjidhen anëtarët e rinj të Asamblesë.

Do të prezantohet këtë të Dielë edhe platforma e re për përzgjedhjen e deputetëve për zgjedhjet e 2025-ës.

7 MUAJ ME PARE

Nis Kongresi Zgjedhor i PS-së, zbulohet axhenda

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur këtë të diel.

Ky është një kongres me karakter të fortë organizativ në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Delegatët në këtë kongres, do të zgjedhin Asamblenë e Përgjithshme e përbërë prej rreth 400 anëtarësh.

Me kërkesë të kryetarit të PS-së Edi Rama, për herë të parë në Asamblenë e re nuk do të ketë drejtor drejtorish.

Pritet me interes fjala e kryesocialistit Edi Rama se çfarë objektivash do t’i vendosë PS-së për parlamentaret e 2025.

Menjëherë pas fjalimeve do të nis procesi votimit për anëtarët e rinj të Asamblesë e cila si çështje primare do të ketë zgjedhjen e sekretariatit të ri të PS, i gjithi i shkarkuar nga Rama, prej Korrikut 2023.

Në kongres parashikohet të ketë edhe dy panele ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsioni, turizmin.

Sikurse do t’i bëhet një analizë çfarë ka arritur në këto tre vite qeverisja socialiste, e cila është në pushtet përmes një mandati te tretë qeverisës.

 

7 MUAJ ME PARE

Socialistët mbledhin sot Kongresin Zgjedhor, zbulohet axhenda, votohet për asamblenë e re   

Kongresi i PS/ Edi Rama ndryshon qeverinë, largohet Balla, kush janë

Partia Socialiste mbledh sot Kongresin Zgjedhor, ku në fokus do të jenë punët e partisë, dhe zgjedhjet e ardhshme të 2025.

Forumi më i lartë drejtues i PS-së nis në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, dhe do të jetë i ndarë në tre sesione.

Në pjesën e parë, atë të Mirëqeverisjes, ministra të kabinetit “Rama 3” do të paraqesin arritjet e deritanishme.

Në pjesën e dytë, atë për Antikorrupsionin, pritet të flasin ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni dhe Fatmir Xhafaj, të cilit Edi Rama i ka besuar kryesimin e Komisionit Antikorrupsion.

Pjesa e tretë do të fokusohet tek punët e brendshme të partisë. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ministrja për Parlamentin Spiropali dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi do të përqendrohen tek nisma “Deputeti që duam”, rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja në parti.

Fjalimi kryesor, sikurse është traditë, do t’i përkasë pikërisht numrit një të socialistëve, Edi Ramës. Kryesocialisti do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e deputetëve, që do të jenë ekipi garues për mandatin 4-t qeverisës, që e paralajmëroi gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë së PS.

“Në Kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS, duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara, ku siç ju kujtohet ne krijuam për herë të parë një platformë të quajtur "Deputeti që Duam" dhe mblodhëm një numër jo të vogël për hir të së vërtetës”, tha Rama në Asamblenë e PS-së që u mblodh në qershor.

Me ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor çdo parti do të ketë dy lista kandidatësh, një të mbyllur dhe një të hapur. Lista e mbyllur përmban emra që bëhen automatikisht deputetë, ndërsa e hapura ka garë brenda partisë.

Mbetet për tu parë nëse Rama do të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit në seancën e fundit të sesionit parlamentar të këtij viti (26 korrik), për shkaqe të cilat i deklaroi ‘shëndetësore“

Në fund do të nisë votimi për anëtarët e rinj të Asamblesë e cila si çështje primare do të ketë zgjedhjen e sekretaritit të ri të PS-së i shkarkuar nga Rama prej korrikut 2023.

Delegatët e Partisë Socialiste do të votojnë për 156 anëtarë të Asamblesë, nga 350 që ka ky forum, ku një pjesë zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe atë lokal.

Poll