Live Updates /

Masakra e Bradasheshit, si u nda Dumani me vëllain e tij në grupe rivale! Lufta mes Çopajve dhe Alibejt, roli i Talo Çelës si rekrutues vrasësish

*Dosja e masakrës së Bradasheshit, ka hapur “kutinë e pandorës” për ekzekutime të tjera që ndodhën në vend në kohë të ndryshme. Versus.al siguroi dosjen e plotë të hetimeve për vrasjen e Endrit Alibejt, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Durnay, më 29 dhjetor të vitit 2018. *Rrëfimet e Nuredin Dumanit, kanë qenë pika kyçe për SPAK-un për të zbardhur masakrën e Bradasheshit dhe ngjarjet që e pasuan më pas. Në rrëfimin e bërë, Dumani zbulon sesi pas masakrës së Bradasheshit, në 2019-ën, Talo Çela i ofroi 300 mijë euro për vrasjen e Erion Alibejt në Holandë në një atentat të mirëplanifikuar. *Pjesë e dosjes, janë edhe bisedat mes Talo Çelës dhe Mikael Qoses (anëtarit të grupit të Franc dhe Hajdar Çopjas) të cilët bisedojnë mbi hetimet për ngjarjen dhe ngrenë dyshime mbi Dashnor Dumanin, vëllain e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani pasi Dashi kishte marrë pjesë në atentat por nuk kishte qëlluar me armë. Në dosje, po ashtu shpjegohen intriga e plane vrasjesh, ndër to edhe dyshimet e Dumanit se ishte urdhëruar vrasja e tij dhe e vëllait të tij nga ana e grupit të Çopajve në Elbasan. *Talo Çela rezulton të jetë një ndër emrat kryesorë të përmendur në dosje që ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme kriminale përfshi edhe grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Dosja e masakrës së Bradasheshit, ka hapur “kutinë e pandorës” për ekzekutime të tjera që ndodhën në vend në kohë të ndryshme. Versus.al siguroi dosjen e plotë të hetimeve për vrasjen e Endrit Alibejt, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Durnay, më 29 dhjetor të vitit 2018. *Rrëfimet e Nuredin Dumanit, kanë qenë pika kyçe për SPAK-un për të zbardhur masakrën e Bradasheshit dhe ngjarjet që e pasuan më pas. Në rrëfimin e bërë, Dumani zbulon sesi pas masakrës së Bradasheshit, në 2019-ën, Talo Çela i ofroi 300 mijë euro për vrasjen e Erion Alibejt në Holandë në një atentat të mirëplanifikuar. *Pjesë e dosjes, janë edhe bisedat mes Talo Çelës dhe Mikael Qoses (anëtarit të grupit të Franc dhe Hajdar Çopjas) të cilët bisedojnë mbi hetimet për ngjarjen dhe ngrenë dyshime mbi Dashnor Dumanin, vëllain e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani pasi Dashi kishte marrë pjesë në atentat por nuk kishte qëlluar me armë. Në dosje, po ashtu shpjegohen intriga e plane vrasjesh, ndër to edhe dyshimet e Dumanit se ishte urdhëruar vrasja e tij dhe e vëllait të tij nga ana e grupit të Çopajve në Elbasan. *Talo Çela rezulton të jetë një ndër emrat kryesorë të përmendur në dosje që ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme kriminale përfshi edhe grabitjen në aeroportin e Rinasit.

4 Postime
6 MUAJ ME PARE

“E keni nga Erioni”, mesazhi në FB pas atentatit ndaj vëllezërve Baho, synimi i Çopajve për ta lënë Erion Alibejn të pambrojtur

Masakra e Bradasheshit, si u nda Dumani me vëllain e tij në grupe
Sander dhe Klevi Baho (i ekzekutuar)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në korrik të vitit 2019 në Elbasan ku u vra Klevis Baho dhe u plagos vëllai i tij Sandër Baho. Në dosjen që Versus.al ka siguruar, mësohet se atentati ku dyshohet se ka marrë pjesë i shumëkërkuari Talo Çela dhe anëtarë të grupit të Çapajve, ka ardhur pas përpjekjeve të Erion Alibejt për zbardhjen e vrasjes së Endrit Alibejt, duke angazhuar edhe shokun e tij Sandër Bahon për të marrë informacione.

Alibej rrëfen se 10 ditë para se të vritej Klevi Baho, Sandri i kishte shpëtuar një atentati. Ndërsa pas vrasjes së ndodhur, një person u shkruajti mesazh familjarëve të vëllezërve duke u thënë se ngjarjen e kishin nga Erion Alibej, në mënyrë që këta të fundit të mos e mbështesnin më në kërkimet për gjetjen e vrasësve të Endrit Albiejt në masakrën e Bradasheshit.

Por një emër që del papritur në skenë është ai i Erion Tabakut, shokut të dy vëllezërve Klevi e Sandër Baho i cili i mori në telefon mbrëmjen kur ndodhi ngjarja për t’u kërkuar automjetin. Pëllumb Baho tregon se dy djemtë u larguan menjëherë pas telefonatës së tij. Më pas kanë rënë në pritë, ku vetëm Klevi Baho u kundërpërgjigj ndaj Talo Çelës dhe grupit të vrasësve por mbeti i vrarë poshtë një ure. Ndërsa vëllai i tij Sandër Baho u dërgua në spital për plagët e marra.

Nga të gjitha të dhënat del se atentati ku mbeti i vrarë Klevi dhe u plagos vëllai i tij Aldo (Aleksandër) është financuar nga vëllezërit Çopja, Franc Gergely Çopja dhe Hajdar Çopja kjo për shkak të lidhjes shoqërore që vëllezërit Baho kishin me kundërshtarët e tyre Endrit Alibeaj si dhe vëllain e tij Erion Alibeaj.

Organizatori i ngjarjes ishte Mikael Qosja (Kamani) ndërsa Talo Çela ishte në rolin e drejtuesit të mjetit të përdorur nga autorët, ndërsa ekzekutorët ishin Altin Ndoci, Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza (për të cilët nuk mund të fillohet procedin pasi janë vrarë) .

Në dëshminë e dhënë nga Aldo Baho i cili arriti të mbijetojë nga atentati  ka deklaruar se si ndodhi ngjarja. 

'E drejtoja unë mjetin por bëra vetëm 150 metra në drejtim të të shtëpisë sime, vëllai im u kthye të merrte cigaret që ishin në sediljen e pasme dhe në atë momente pa Mercedesin që ishte pas nesh. Unë nuk e kish parë. Ai më tha vëlla përsëri Mercedesi; nuk e përfundoi fjalinë dhe erdhën të shtëna të vazhdueshme nga një kallashnikov. Ishte vetëm një person. Sapo vëllai im zbriti dhe u vendos në fund të makinës tonë filluan sërish të qëllonin kësaj here ishin dy. Unë qëndrova në makinë dhe pash atë që po ndodhte. Nuk mbaj mend sa minuta zgjatën të shtëna.  Unë ndërkohë isha plagosur në makinë, u plagosa menjëherë kur nisën të shtënat nga krahu im.’  është shprehur Aldo Baho ndër të tjera.

Më pas në dëshminë e tij Aldo Baho shton se nuk e di se arsyen e të shtëna por më vonë kishte dëgjuar disa fjalë që ai shoqërohej me një shok (është fjala për Erjon Alibeaj) që në të shkuarën i kishin vrarë  vëllain, xhaxhain dhe një shok (bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit) dhe sipas tij kjo është dhe arsyeja e atentatit ndaj tyre dhe se objektivi ishte vetë ai.

Në këtë konkluzion Aldo Baho arriti kur pa që sërisht pas atentatit në shtëpinë e tij kishte mbërritur një tjetër Mercedez Benz, gri për të cilën kishte lajmëruar dhe policinë.

Ishte një mesazh i qartë, ai që rri pranë tij Erjon Alibeaj apo ai që shoqërohet me të do të ketë këtë fund. Deklaroj se unë isha objektivi i atentatit. Këtë e kuptova më vonë kur pas disa muajsh u paraqit sërish një Mercedez gri me timon nga ana e djathtë. U afruan te dera e shtëpisë sime por unë e kisha parë nga kamerat që kisha vendosur gjatë rrugë. Pranë shtëpisë sime është një kryqëzim. Ata erdhën nga vendi ku ndodhi atentati i parë dhe e dinin që kishte kamera. U ndalën në krah të derës së shtëpisë sime. Nuk bënë ndonjë xhiro por ecën mbrapsht për 200 metra më pas u kthyen dhe u larguan ngadalë. Unë mora targën e Mercedesit gri, tani nuk e mbaj mend, gjithësesi e verfikova që ishte i vjedhur në Babrru një fshat pranë Tiranës. Telefonova policinë ditën e nedërme. U paraqitën dy policë. Dy policët panë kamerat dhe unë ia dhashë atyre filmimin. Unë i thashë policit që pasagjeri ishte i njeti subjekt i 1 korrikut. Ishin të policisë Elbasan.''

Gjithashtu në dëshminë e tij Aldo Baho akuzon policinë e Elbasanit se ato ishin në dijeni se në lokalin ku u krye atentati ndaj tyre kishte armë por që ato u sekuestruan më pas nga polica e Tiranës.' 

'Unë kam dëgjuar pas fakteve që pasditen e datës 1.7.2019 policia kishte sekuestruar  pranë kafes Eldio Petrol arëm dhe municione. Njoh Ilir Bekon është pronari i barit, rrija gjithmonë në këtë lokal sepse është stacioni i karburantit. Mu kërkua të them tjetë gjë lidhur me armët dhe municonet që gjendet në lokal, deklaroj që s'mund të them gjë. Nuk ishin të miat. Policia e Elbasanit e dinte më parë armët dhe municionet në atë lokal ,por ata që i sekuestruan janë policia e Tiranës.’ ka dekluaruar Aldo Baho.

Nga aplikacioni SKY ECC evidentohen biseda konkrete për këtë ngjarje të zhvilluara nga Mikael Qosja alias Mikael Kamani me Franc Gergely alias Franc Çopja, Elios Bitri dhe me një përdorues tjetër të këtij apliakcioni i paidentifikuar.

Në bisedën e zhvilluar mes Çopjes, Qosje dhe Bitrit ku i fundit e referohet Aldo Bahos me nofkën ‘sakati’.

Në videon e dërguar nga atentati nga Qosja, Eljo Bitro e pyet se si e kanë lënë të gjallë Aldo Bahon dhe pse personat që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e tyre nuk kanë zbritur fare nga makina.

Më pas Bitro shkruan se nuk duhet të iknin pa u siguruar dhe se janë sjellë si fëmijë.

Qosja i kthen përgjigje Bitrit se fajin e ka Talo Çelo pasi kanë goditur dhe kanë ikur me vrap.

Gjatë bisedës në Sky ECC Të Mikael Qosjas me një person të paidentifikuar, Qosja ka treguar se Aldo Baho ka patur shumë fat pasi nga 30 gjuatje vetëm 4 e kanë kapur dhe nuk ishte në rrezik jetë gjatë atentatit.

Gjatë komunikimit Mikaeli kur bisedon për ekzekutorët i referohet në vetën e parë shumë’ na thyen fenerin e makinë…’ ishim në ecje..’, çfarë dëshmon se Mikael Kamani ishte bashkë me grupin në atentatin ndaj vëllezërve Baho.  

Nga përgjimet e SKY ECC në skenë del dhe Nuredin Dumani në lidhje me atentatin ndaj vëllezërve Baho  gjatë një bisede me vëllain e tij Dashnor Dumanin.

Nga përgjimet Nuredini i kërkon Kristal (Elton) Bashës t'i japë kodin e përdoruesite vëllait të tij me qëllim të sqarohet me të.

Më datën 4.8.2020 Nuredini bisedon më vëllain e tij Dashnorin të cilin e pyet për dijeninë që ka në lidhje me atentatin ndaj vëllezërve Baho.

Nuredini i kërkon të vëllait që t'ia tregoj taman gjërat dhe t'i japë informacione kush mund ta ndihmojë Talo Çelën në Elbasan.

Gjatë bisedës Nuredin insiston duke i thënë Dashit ‘të kam pyetur dy herë nga dilnin makinat kur bëheshin gati për punë.’

Më pas ai pohon dukë thënë: atje në elba, normalisht po dalja osht bo nga elba.

Nga kjo bisedë kuptohet se makinat e përdorua në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit kanë qenë të fshehura në Elbasan dhe dalja në qarkullim e këtyre mjeteve para ngjarjes është bërë në Elbasan./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

“Meqë do luftë me mua, të vras njerëzit më të afërt”, si Dumani e paralajmëroi anëtarin e Çopajve për 2 ekzekutimet në Elbasan

Masakra e Bradasheshit, si u nda Dumani me vëllain e tij në grupe
Nuredin Dumani (i penduar i drejtësisë)

I shumëkërkuari Talo Çela dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani rezultojnë të jenë bashkëpunëtorë në disa ngjarje kriminale por bashkëpunimi i tyre pësoi krisje pas vrasjes së vëllezërve Haxhia dhe pas intervistës që Talo Çela dha në emisionin “Uniko” ku pranoi njohjen me Dumanin dhe sipas këtij të fundit, u kishte dhënë mesazhe policisë se ku duhet ta kërkonin Dumanin.

Në dosjen që Versus.al ka siguruar, më 4 gusht të 2020-ës, Nuredin Dumani bisedon me informatorin e masakrës së Bradasheshit, Mikael Qosen të njohur si “marokeni” duke i treguar këtij të fundit se kishte 4 muaj që e kërkonte Talo Çelën për ta vrarë.

Nuredini i ka treguar Mikael Qoses se kishte qenë ai që kishte vrarë Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë pasi këta të fundit donin ta vrisnin atë dhe vëllain e tij Dashnor Dumani. Më tej në bisedat e deskriptuara, Dumani i tregon shtetasit Elton Basha se Mikael Qosja i ka kërkuar një nder Dumanit për një person kundrejt shumës 2 milionë euro, ndërsa Nuredini i ka kërkuar Talo Çelën të gjallë ose të vdekur dhe 1.5 milionë euro.

Qosja nuk kishte pranuar dhe i ka thënë Dumanit se Çelën do ia jepte pasi të kishte mbaruar punë me të. Madje mes të tjerash, “marokeni” i është lutur Dumanit që të jetë sërish mik me Talo Çelën dhe ta falë.

Nuredini ka debatuar me Mikael Qosen të cilit në fund i ka thënë “O Kel unë jam burrë dhe do ta mbaj fjalën, meqë do luftë me mua, do të vras njerëzit e tu më të afërt”.

Nga ana tjetër Qosja i është përgjigjur me fjalët “Pushka top”.

Më pas Nuredin Dumani ka rrëfyer se një muaj pas diskutimit me Mikael Qosen i ka vrarë djalin e hallës dhe shokun më të ngushtë në Elbasan, Emiliano Ramazanin dhe Regis Ruanajn njërin duke e ekzekutuar me pistoletë dhe tjetrin me thikë duke e goditur rreth 100 herë. Emiljano Ramazani u vra me 20 korrik të 2020-ës me armë zjarri ndërsa 9 ditëm ë vonë u vra me thikë Regis Runaj. Për këtë ngjarje, është dënuar me burgim të përjetshëm Xhuliano Hoxha dhe me 16 vite burg Euglen Halili. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

“Të hedhim vaj të djegur”, Dumani rrëfen planin e Talo Çelës për të vrarë Erion Alibejn: Më ofroi 300 mijë euro

Masakra e Bradasheshit, si u nda Dumani me vëllain e tij në grupe
Erion Alibej dhe Talo Çela

Në dosjen e siguruar nga Versus.al mbi masakrën e Bradasheshit të ndodhur në 2018-ën, dëshmia e të penduarit të dejtësisë Nuredin Dumani ka zbuluar shumë detaje lidhur me planin e mëvonshëm për ekzekutimin e Erion Alibejt.

Dumani ka rrëfyer sesi në vitin 2019 Talo Çela i kishte ofruar 300 mijë euro për të kryer vrasjen e Erion Alibejt në Holandë. Nuredin Dumani zbulon se nuk kishte dijeni për kë person bëhej fjalë, por përshkroi me detaje instruksionet e Talo Çelës për të kryer këtë vrasje duke përdorur fillimisht vaj të djegur makinash që makina e Alibejt të përfundonte jashtë rrugës e më pas ta qëllonin me automatik.

Organizimi i vrasjes së Alibejt në Holandë do të bëhej nga Mikael Qosja “Kel Kamami” i cili ishte porositur nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Por Dumani nuk e pranoi të kryente ngjarjen për shkak se kishte ekspuls nga vendet e BE për tr evite.

" Ne vitin 2019, kohe kur une kisha dale nga burgu ne France dhe ndodhesha ne Shqiperi, takohesha shpesh me Talo Çelen edhe pse ai ishte në kërkim. Gjate diskutimeve Talo më tha: "kemi një punë që duhet ta bëjmë, por na duhet të marrim vaj makinash te djegur qe ta hedhim ne rruge pasi personi që ne do të vrasim ecen shumë shpejt me makine të blinduar. Është shume e vështirë ta eleminosh prandaj duhet fillimisht ta nxjerrim nga rruga duke hedhur në rrugë vaj dhe më pas kur ai ti afrohet zones ku ne do hidhim vajin do e godasim me kamion per ta njerre jasht rruge dhe me pas do ta godasim me automatik deri kur plumbat te futeshin brenda në xham. Une nuk e dija se kush ishte ky person. Kjo nuk u realizua pasi në atë kohe personit që i referoheshin me pseudonimin "krymi" sapo i ishte vrare vellai i tij dhe sipas Talos nuk ndodhej ne Shqipëri por ishte në Holandë. Talo më kërkoi që unë të shkoja në Holandë për te vrarë krymin. Vrasja do të kryhej te nje berberhane vend ku ai shkonte te qethej. Shume qe paguhej ishte 300.000 Euro. Në këtë ngjarje do merrja pjese une dhe nje person tjeter qe do te ngiste motorrin per te cilin Talo nuk më dha detaje se kush është. Organizimi i vrasjes se krymit ne Holande do bëhej nga Kel Kamani i cili e kishte marrë këtë punë nga Franc Çopja dhe Hajdar Çopja. Une nuk e pranova kete pasi ne ate kohe kisha ekspuls nga Europa per tre vite. Une e kam marrë vesh kohe me pas se kush ishte krymi që bëhej fjalë për Erion Alibej."

Pas masakrës së Bradasheshit, Nuredin Dumani i ka treguar vëllait të tij Dashnor Dumani se ishte bërë plani për vrasjen e tyre dhe se do të përdorej një motor “Tmax” të cilin e kishte blerë Besmir Haxhia (i ekzekutuar më vonë nga Dumani).

Dumani dhe Alibej u takuan në një apartament të kushërinjve të Erion Alibejt në katin e shtatë të një pallati në Durrës. Në dosje thuhet se Erion Alibej i ka thënë Dumanit se edhe nëse vëllai i tij ka marrë pjesë në vrasjen e Endrit Alibejt, do ta falte nëse u tregonte informacionet e tjera lidhur me personat që e kishin porositur. Dumani e ka garantuar Erion Alibejn se vëllai i tij ka marrë pjesë në rolin e ndihmësit, pa i specifikuar se çfarë ka bërë konkretisht.

Nga mesazhet e zbardhura, mësohet se një person ishte duke e ruajtur Erion Alibejn për ta ekzekutuar me sniper. Në bisedën që Nuredin Dumani ka zhvilluar me vëllain e tij Dashamir Dumani, i tregon këtij të fundit se grupi i Çopajve, paguajnë 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibejt dhe e pyet nëse ka dijeni për personin që e ruante këtë të fundit me sniper. Në deklarimin e dhënë për autoritetet, Nuredin Dumani ka rrëfyer se pas vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës, grupi kundërshtar i Erion Alibejt, pra Çopajt kishin bërë një mbledhje në orën 11:00.

Nga mesazhet e zbardhura, mësohet gjithashtu se një person ishte duke e ruajtur Erion Alibejn për ta ekzekutuar me sniper. Në bisedën që Nuredin Dumani ka zhvilluar me vëllain e tij Dashamir Dumani, i tregon këtij të fundit se grupi i Çopajve, paguajnë 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibejt dhe e pyet nëse ka dijeni për personin që e ruante këtë të fundit me sniper.

Sipas bisedave të zbardhura në grupin e mesazheve të deskriptuara në Sky Ecc rezulton se Mikael Qosja ka luajtur rolin e informatorit duke kontaktuar të shumëkërkuarin Talo Çela dhe më pas ky i fundit ka organizuar grupin e tij të vrasësve me pagesë për të kryer masakrën e Bradasheshit në 29 dhjetor të vitit 2018 ku mbetën të vrarë, Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay, të tre udhëtonin me automjetin tip ‘Range Rover’ në autostradën Tiranë-Elbasan. Vetë Franc Çopja, një prej vëllezërve që porositën vrasjen e Endrit Alibejt, në një prej bisedave të bëra prej tij në aplikacionin "Sky ecc", zbulonte sesi pas vrasjes kishte shkuar në varrimin e Endrit Alibejt dhe kishte lënë edhe 50 euro për qokë. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Masakra e Bradasheshit/ Dumani rrëfen rolin e vëllait të tij: Ishte në makinë me atentatorët! Talo Çela: Se di si i beson ‘krymi’ dy vëllezërit

Masakra e Bradasheshit, si u nda Dumani me vëllain e tij në grupe
Talo Çela, Nuredin Dumani

Versus.al ka siguruar dosjen e çështjes së masakrës së Bradasheshit ku mbetën të vrarë Erion Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgferi dhe shtetasi turk Erdal Duranay, ngjarje për të cilën vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja akuzohen si organizatorë dhe financues.

Në dosje, është zbardhur edhe dëshmia e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani i cili në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka rrëfyer se kishte dijeni me detaje lidhur me këtë ngjarje të ndodhur në 2018-ën.

Dumani rrëfen dinamikën e ngjarjes duke treguar se informacionet i kishte marrë vesh nga vëllai i tij Dashamir Dumani i cili po ashtu kishte marrë pjesë në masakër por sipas Dumanit, ka pasur vetëm dijeni pasi nuk ka qëlluar asnjë plumb ndaj Alibejt apo personave të tjerë që mbetën të vdekur për shkak se ishte hutuar nga shpejtësia me të cilën u zhvilluan gjërat.

"Dashi me ka treguar se, ate natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Miri Haxhinë. Për këtë ngjarje une kam biseduar me Dashin nepermjet telefonit te kriptuar Sey, ku une e kam pyetur nese ai ka marre pjesë në atë ngjarje (vrasjen e trefishtë të Bradasheshit) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se, ai ka marre pjesë te vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar Sey vetëm kaq kam biseduar  lidhur me këtë ngjarje. Ndërsa detajet e tjera për këtë ngjafje Dashi mi ka treguar kur ndodhej në Shqipëri para se të largohej ne Gjermani ne vitin 2019, por në atë kohë nuk me tregoi se ai kishte marrë pjesë, këtë gjë ma pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani dhe kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe te afermve të tij, kanë marrë pjesë dy makina, në të cilat kanë qenë Talo Cela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dazi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret... "- është shprehur Dumani.

Pjesëmarrja e Dashnor Dumanit në ngjarjen e Bradasheshit, më vonë u pa edhe si një rrezik nga ana e autorëve të tjerë, Mikael Qosja dhe Talo Çela. Qosja në mesazhet e dërguara drejt Çelës shprehet i shqetësuar për hetimin e masakrës së Bradasheshit dhe e pyet për informacionet që ka Dashnor Dumani lidhur me ngjarjen, duke e cilësuar me emrin “Cjapi”.

"Me degjo pak; Me degjo; Tani cjapi; A di gja ku shkoi makina; Ate nat; Po armet; A di venin nori ku jan hudh"- shkruan Mikael Qosja në Sky ecc.

Në vijim sipas bisedave të deskriptuara zbardhet edhe një tjetër ngjarje ku ishte përfshirë Dashnor Dumani i cili është konfliktuar me Altin Ndocin për pagesën që ata kanë marrë në formë kapari për ekzekutimin e një personi. Vrasja nuk është kryer dhe Altin Ndoci nuk ka pranuar të kthejë shumën e parave që porositësi kishte paguar pasi sipas tij, e kishte bërë punën duke siguruar mjetet materiale për vrasjen.

Dyshohet se kapari që Altin Ndoci (pjesë e grupit të Çopajve) ka marrë, ka qenë në shumën 10 mijë euro. Për këtë ngjarje, ka patur një konflikt mes Pjetër Ndocit dhe Dashnor Dumanit në autostradën Tiranë-Durrës ku Ndoci ka goditur xhamin e mjetit ku ndodhej Dumani dhe më pas ka tentuar ta qëllojë me armë zjarri.

Më datë 29 maj 2020, Mikael Qosja (Kamami) i shkruan Talo Çelës duke e konsideruar si fitore faktin që Dashnor Dumani nuk ka qenë ndër personat që ka qëlluar ndaj vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

“Njeri vlla vret vllain e krymit akuzohet. Vllai tjetër po gjuan me lekë për krymin boooooooooooooo" Si ka besuar krymi ketyre. Këto po vriten se jan rraf” shkruan Talo Çela në mesazhin dërguar Guri Bibës në sky ecc duke vënë në dyshim sesi Erion Alibej u besonte vëllezërve Dumani.

Në vazhdim të bisedës Talo Çela shprehet se gabimi që jane zënë shokët (Dashnor Dumani dhe Altin Ndoci) është i "kokçamit” (Altin Ndocit) pasi ai ka rrahur Dashin dhe situata ka kaluar në favor të Erion Alibej.Versus.al

Poll