Live Updates /

Merret peng i riu në Tiranë! “Ushtari” i Ervis Martinajt dhe ish-presidenti i klubit të Kamzës i kërkojnë 70 mijë euro

*Një 35 vjeçar u mor peng në Tiranë nga disa persona të cilët i kanë kërkuar 70 mijë euro. I riu që u mor peng është Ervis Xhixha i arrestuar në 2019-ën për tentativë vrasje pas një konflikti çasti. *Të përfshirë në pengmarrje, rezultojnë 7 persona, mes të cilëve Hektor Xheçuka dhe Naim Qarri ish-president i klubit të futbollit të Kamzës. Pesë prej tyre janë arrestuar, ndërsa 2 janë ende në kërkim, edhe vetë Hektori. *Xheçuka njihet si “ushtar” i Ervis Martinajt, ish-bossit të lojërave të fatit të zhdukur prej gushtit të 2022-it. Xheçukaj është një prej personave që shfaqet në përgjimet e “sky ecc” si organizator për tentativën e vrasjes së Durim Bamit në 2020-ën. Aktualisht, dyshohet se ndodhet në Dubai dhe se urdhrin për pengmarrjen e Ervis Xhixhës e ka dhënë prej atje.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një 35 vjeçar u mor peng në Tiranë nga disa persona të cilët i kanë kërkuar 70 mijë euro. I riu që u mor peng është Ervis Xhixha i arrestuar në 2019-ën për tentativë vrasje pas një konflikti çasti. *Të përfshirë në pengmarrje, rezultojnë 7 persona, mes të cilëve Hektor Xheçuka dhe Naim Qarri ish-president i klubit të futbollit të Kamzës. Pesë prej tyre janë arrestuar, ndërsa 2 janë ende në kërkim, edhe vetë Hektori. *Xheçuka njihet si “ushtar” i Ervis Martinajt, ish-bossit të lojërave të fatit të zhdukur prej gushtit të 2022-it. Xheçukaj është një prej personave që shfaqet në përgjimet e “sky ecc” si organizator për tentativën e vrasjes së Durim Bamit në 2020-ën. Aktualisht, dyshohet se ndodhet në Dubai dhe se urdhrin për pengmarrjen e Ervis Xhixhës e ka dhënë prej atje.

4 Postime
7 MUAJ ME PARE

U mor peng nga “ushtari” i Ervis Martinajt, kush është 35 vjeçari që i kërkuan 70 mijë euro në Tiranë

Merret peng i riu në Tiranë! “Ushtari” i Ervis Martinajt
Ervis Xhixha (u mor peng), Hektor Xheçuka (i përfshirë në pengmarrje)

Ervis Xhixha është i riu 35 vjeçar i cili u mor peng nga “ushtari” i Ervis Martinajt, Hektor Xheçuka dhe 6 persona të tjerë me qëllim për t’i marrë 70 mijë euro.

Me zbardhjen e emrit të personit që u mor peng, dyshohet se çështja mund të lidhet edhe me gjëra të tjera veç kërcënimit për t’i marrë 70 mijë euro pasi Ervis Xhixha është një emër i njohur për drejtësinë.

Ai rezulton të jetë arrestuar në 2019-ën nën akuzën për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” ndaj Bujar Beshirit. Pas një konflikti që kishte patur me këtë të fundit në Zall Herr, Xhixha kishte qëlluar në ajër me armë zjarri. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Pengmarrje me urdhër nga Dubai, kush është vrasësi me pagesë i përfshirë në kërcënimin e të riut në Tiranë

Merret peng i riu në Tiranë! “Ushtari” i Ervis Martinajt
Ervis Martinaj dhe Hektor Xheçuka

Hektor Xheçuka, i njohur si vrasës me pagesë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për pengmarrjen e një 35 vjeçari të cilit ka tentuar t’i marrë 70 mijë euro, ngjarje në të cilën rezulton i përfshirë edhe ish-presidenti i klubit të Kamzës Naim Qarri dhe 5 persona të tjerë.

Xheçuka, njeri i ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt ishte shpallur në kërkim edhe nga SPAK pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky ecc” ku planifikoheshin vrasje. Ai ishte një ndër personat që kishte marrë përsipër të organizonte ekzekutimin e mbetur në tentativë të “të fortit” të Niklës, Durim Bamit në 2020-ën për llogari të Ervis Martinajt.

Ngjarjet kriminale ku dyshohet se Xheçuka është i përfshirë:

Vrasja e Emiljano Boçit

Ngjarja ndodhi më 14 Janar të vitit 2018 në afërsi të Policisë Bashkiake dhe 36-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar i krimit.

Hektor Xheçuka u akuzua për vrasjen me paramendim të Emiljano Boçit dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Melvi Dishës, mik i viktimës, që mbeti i plagosur në atentatin e 14 janarit 2018 në Tiranë.

“Atentati, ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi dhe u plagos shoku i tij Melvi Disha, pranë Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet të jetë realizuar nga një vrasës me pagesë”, thanë  burimet policore pas ngjarjes.

Emiljano Boçi, kishte vetëm 3 javë që ishte kthyer nga Gjermania ndërroi jetë në spital.

Ai dhe miku u tij Melvi Disha u qëlluan sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë, sipas Policisë nga Hektor Xheçuka.

Burime nga Policia thanë në atë kohë se në drejtim të makinës është qëlluar të paktën 5 herë me armë zjarri me silenciator. Në sediljen e parë të makinës ndodhej edhe e dashura e viktimës, por ajo i shpëtoi plumbave dhe lajmëroi policinë për atentatin.

Në nëntor 2028, policia vendosi në pranga të riun me dy emra si autor të dyshuar të ngjarjes, por u lirua nga qelia.

Gjithashtu Hektor Xheçuka ka qenë i dënuar më parë për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Për këtë vepër penale ai ka qenë i shpallur në kërkim për disa kohë nga Policia e Tiranës, derisa u arrestua më 25 shkurt të vitit 2015, në pikën kufitare Tre Urat në Përmet, me qëllim vuajtjen e dënimit.

Po ashtu, Hektor Xheçuka dyshohet se kishte tentuar të vriste një person, ngjarje që daton 6 korrikun e vitit 2020 në zonën e Matit.

Enrik Metra dëshmoi se 36-vjeçari e kishte qëlluar me armë në ambientet e jashtme të një restoranti ku po flisnin për një ngjarje të rëndë që i kishte ndodhur vëllait të Xheçukës.

Më pas u tha se Xheçuka u mor i pandehur nga Prokuroria e Matit për akuzën e “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Gjithashtu në 17 Janar 2022 ai është ndaluar në zonën e Xhamllikut, teksa ecte në rrugë i vetëm ndërkohë që ishte në arrest shtëpie.

Në momentin e arrestimit burime për gazeta “Panorama” thanë se ende nuk dihej arsyeja e thyerjes së asaj mase nga ana e Xheçukës, ndërkohë ai nuk bëri rezistencë ndaj punonjësve të Policisë në momentin që u ndalua.

Përveç Hektorit, probleme me drejtësinë ka edhe vëllai i tij, Elsoni, i cili është akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021 në Fier. Ndërkohë dyshohet se Xheçuka ndodhet në Dubai dhe se prej atje mund të ketë organizuar pengmarrjen e 35 vjeçarit në Tiranë. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Morën peng 35 vjeçarin në Tiranë për 70 mijë euro! Të përfshirë “ushtari” i Ervis Martinajt dhe ish-presidenti i klubit të Kamzës

Merret peng i riu në Tiranë! “Ushtari” i Ervis Martinajt
Hektor Xheçuka dhe Naim Qarri

Detaje të reja janë zbardhur nga pengmarrja e një 35 vjeçari në Tiranë, i cili dyshohet se u rrëmbye nga 7 persona me qëllim për t’i marrë 70 mijë euro. Mësohet se i përfshirë në pengmarrje është edhe Hektor Xheçuka i cili njihet si njeriu i Ervis Martinaj, ish-bossit të lojërave të fatit të zhdukur prej gushtit të vitit 2022.

Po ashtu i përfshirë në pengmarrje rezulton edhe ish-presidenti i ekipit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri dhe 5 persona të tjerë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin morën peng 35 vjeçarin (emri i të cilit nuk bëhet publik) dhe e kërcënuan me qëllim që t’i merrnin pasurinë.

Për pasojë, për 4 prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, konkretisht për Tori (Hektor) Xhecuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç, dhe Fredi Keta, 49 vjeç. Ndërkohë, për Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç, është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Ushtari” i Martinajt, Hektor Xheçuka, 36 vjeç dhe Fredi Keta 49 vjeç, janë ende në arrati. Ndaj tyre rëndojnë akuzat "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", dhe "Heqja e paligjshme e lirisë".

Hektor Xheçuka, ka qenë një ndër emrat e akuzuar si të përfshirë në planifikimet për vrasjen e Durim Bamit në 2020-ën. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Rrëmbyen dhe kërcënuan 35-vjeçarin për pasuri, arrestohen 5 persona, 2 të tjerë në kërkim

Merret peng i riu në Tiranë! “Ushtari” i Ervis Martinajt
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi kanë marrë peng një 35-vjeçar në Tiranë, dhe e kanë këcënuar për dhënie pasurie.

Dy prej personave të arrestuar kanë marrë masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa 3 të tjerët “Arrest në shtëpi”, ndërkohë që po punohet për kapjen e të shpallurve në kërkim.

Nga veprimet hetimore u zbulua se këta shtetas kanë qenë në bashkëpunim me njëri-tjetrin për t’i hequr lirinë 35-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për të kryer veprimet e mëtejshme për veprat penale.

Njoftimi i Policisë/ Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "The debt".

Ekzekutohet masa e sigurimit personal "Arrest në burg", për 2 shtetas, dhe masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", për 3 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar "The debt". Në kuadër të këtij operacioni:

-u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit: A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

-u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.

Punohet për kapjen e shtetasit T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", dhe "Heqja e paligjshme e lirisë", parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal./ Versus.al

 

 

Poll