Live Updates /

Ngjarja horror në Tiranë/ I shkroi të gjitha veprimet, zbardhet letra e amerikanit për prindërit, të gjitha detajet

*Detaje të reja kanë dal ditën e sotme nga ngjarja horror e regjistruar pasditen e djeshme në Tiranë. Sipas policisë në banesës e shtetasit amerikan Mattheë James Wertz, 53 vjeç, i cili mbyti me litar bashkëshorten, dy qentë e tyre, është gjetur një letër ku autori i ngjarjes makabër në gjuhën angleze i përshkruante me detaje veprimet që ka ndërmarrë. * Amerikani Matthew James Wertz kishte lënë një letër ku i drejtohej prindërve dhe iu kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, duke shtuar se njerëzit e dashur po i merr me vete.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Detaje të reja kanë dal ditën e sotme nga ngjarja horror e regjistruar pasditen e djeshme në Tiranë. Sipas policisë në banesës e shtetasit amerikan Mattheë James Wertz, 53 vjeç, i cili mbyti me litar bashkëshorten, dy qentë e tyre, është gjetur një letër ku autori i ngjarjes makabër në gjuhën angleze i përshkruante me detaje veprimet që ka ndërmarrë. * Amerikani Matthew James Wertz kishte lënë një letër ku i drejtohej prindërve dhe iu kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, duke shtuar se njerëzit e dashur po i merr me vete.

3 Postime
6 MUAJ ME PARE

E ‘burgosi’ prej 10 vitesh! Amerikani që vrau gruan nuk e lejonte të dilte nga shtëpia

Ngjarja horror në Tiranë/ I shkroi të gjitha veprimet, zbardhet
Mathew James Werts, dhe Saragih Indah Lilis Sartika

Gruaja që shihni në foto është  Saragih Indah Lilis Sartika e cila u vra nga bashkëshorti i amerikani  Mathew James Werts, mësues në një shkollë në private kryeqytet.

Werts fillimisht ka vrarë gruan nga Indonezia, më pas dy qentë e tij me shkop bejzbolli dhe më pas veten.

Çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira.

Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte 1 dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.

Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë, vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.

Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.

‘Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot të heq dorë nga veset’. Këto janë disa nga fjalët që shtetasi amerikan Matheë James Werts kishte shkruar në një letër para se ti jepte fund jetës duke u vetëvarur brenda apartamentit të marrë me qira në afërsi të Laprakës në Tiranë./Versus.al

 

6 MUAJ ME PARE

"Më falni që nuk hoqa dorë nga veset", zbardhet letra e amerikanit për prindërit, la para për të shlyer borxhet 

Ngjarja horror në Tiranë/ I shkroi të gjitha veprimet, zbardhet
Detaje të reja janë zbuluar nga krimi horror ditën e djeshme në Tiranë, ku në një banesë të marrë me qira në Laprakë, u gjet i varur mësuesi amerikan që punonte në një kolegjin privat  'Albanian College Tirana' dhe më pas u gjet e pajetë dhe gruaja e tij të cilën e kishte mbytur, së bashku me dy qentë po ashtu të vrarë prej tij.

Ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur natën teksa gdhihej dita e hënë, shkruan Shqiptarja. com.

Ndërkohë amerikani Matthew James Wertz kishte lënë një letër ku i drejtohej prindërve dhe iu kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, duke shtuar se njerëzit e dashur po i merr me vete.

Më pas u shkruante emrat e disa personave që u kishte borxh dhe u thoshte që lekët që kishte lënë në kartë mjaftonin për të shlyer borxhet.

Profesori amerikan kishte 4 vite që jetonte në Shqipëri.

Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane dhe 2 qentë. 

55-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve. 

 

6 MUAJ ME PARE

I shkroi në letër të gjitha veprimet, ky është amerikani që vrau gruan, qentë dhe më pas veten

Ngjarja horror në Tiranë/ I shkroi të gjitha veprimet, zbardhet
Matthew James Wertz

Një ngjarje horror, është regjistruar pasditen e djeshme në Tiranë, ku shtetasi amerikan Matthew James Wertz, 53 vjeç, mësues në kolegjin privat 'Albanian College Tirana', mbyti me litar bashkëshorten, dy qentë e tyre, dhe më pas i dha fund edhe jetës.

Sipas policisë gruaja Saragih Indah Lilis Sartika 48 vjeçe u gjet e mbytur me litar në një nga dhomat e banesës që kishin marrë me qira.

Ndërsa sa u takon qenve mendohet se ata janë goditur me shkop bejzbolli.

Në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe një letër e shkruar nga autori i ngjarjes makabër në gjuhën angleze në të cilën përshkruante veprimet që ka ndërmarrë.

Gjithashtu në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dhe dorëshkrime të mëparshme të  Matthe Janes Wertz;

- dorëshkrime të mëparshme  të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;

- një telefon celular;

- katër kompjutera laptop;

- një shkop bejzbolli;

- një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;

- një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Mattheë Janes Ëertz.

Matthew James Wertz dhe bashkëshortja e tij prej katër vitesh qëndronin në Tiranë ku dhe kishin marrë një shtëpi me qira në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë.

Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të njoftimit të dhënë për gjetjen të vetëvarur në banesë të shtetasit amerikan Mattheë Janes Wertz, i datëlindjes 11.03.1971, dhe në vijim të veprimeve hetimore, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

 Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

 Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin. Shtetasi Mattheë Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

 Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor tëJuridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme procedurale s: këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si;

- litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;

- një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;

- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mattheë Janes Wertz;

- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mattheë JanesWertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;

- një telefon celular;

- katër kompjutera laptop;

- një shkop bejzbolli;

- një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;

- një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Mattheë Janes Wertz.

Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.

Të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë për veprat penale, “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” parashikuar nga neni 207/b i Kodit Penal.

 

 

 

 

Poll