Live Updates /

‘Partizani’/ 160 mijë faqe për t’u lexuar, shtyhet me një muaj seanca paraprake për Berishën dhe të pandehurit e tjerë

*Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 25 nëntor seancën paraprake për aferën “Partizani” ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim, do t’i kthehet SPAK-ut për plotësim apo do të pushohet. *Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë nuk u paraqitën në GJKKO duke u mjaftuar me dërgimin e avokatëve të tyre. Në këtë seancë u paraqit pas shumë kohësh edhe avokati Sokol Mëngjesi, i rikuperuar nga dhuna brutale që u ushtrua ndaj tij muaj më parë. *Në daljen për mediat, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se GJKKO ka shkelur afatet e njoftimit për mbajtjen e seancës paraprake dhe tha se shkak për shtyrjen, është bërë volumi i lartë i dosjes hetimore që duhet të shqyrtohet nga avokatët, plot 160 mijë faqe.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 25 nëntor seancën paraprake për aferën “Partizani” ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim, do t’i kthehet SPAK-ut për plotësim apo do të pushohet. *Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë nuk u paraqitën në GJKKO duke u mjaftuar me dërgimin e avokatëve të tyre. Në këtë seancë u paraqit pas shumë kohësh edhe avokati Sokol Mëngjesi, i rikuperuar nga dhuna brutale që u ushtrua ndaj tij muaj më parë. *Në daljen për mediat, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se GJKKO ka shkelur afatet e njoftimit për mbajtjen e seancës paraprake dhe tha se shkak për shtyrjen, është bërë volumi i lartë i dosjes hetimore që duhet të shqyrtohet nga avokatët, plot 160 mijë faqe.

3 Postime
4 MUAJ ME PARE

Afera ‘Partizani’, shtyhet me një muaj seanca paraprake ndaj Berishës! Gjokutaj: Volum i madh i dosjes hetimore

‘Partizani’/ 160 mijë faqe për t’u lexuar, shtyhet
Kryedemokrati, Sali Berisha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë për në 25 nëntor në orën 2024 seancën paraprake ku do të vendoset nëse do të kalojë për gjykim apo do të pushohet çështja “Partizani” për të cilën janë marrë të pandehur, ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë volumi i madh i akteve hetimore që duhen shqyrtuar nga ana e avokatëve të të pandehurve. Në një deklaratë për mediat, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se GJKKO ka shkelur afatin 10 ditor të njoftimit të seancës paraprake.

"Gjykimi ishte për seancën paraprake. Nga ana e gjykatës ishte shkelur afati 10 ditor i njoftimit. Për shkak të kësaj dhe për shkak të volumit të jashtëzakonshme të dosjes, seanca është shtyrë më datë 25 nëntor, datë 12:00"- u shpreh Gjokutaj i cili tha se ata do të kërkojnë pushimin e çështjes. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Gjyqi në GJKKO, Berisha e Malltezi nuk paraqiten, çojnë Sokol Mëngjesin! U dhunua brutalisht muaj më parë

‘Partizani’/ 160 mijë faqe për t’u lexuar, shtyhet
Momenti kur Sokol Mëngjesi mbërrin në GJKKO dhe foto e mëhershme e Berishës në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi kanë vendosur të mos jenë prezentë personalisht në seancën e GJKKO ku gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse çështja e njohur si “afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani” do të kalojë për gjykim ose jo.

Ata kanë zgjedhur që në këtë seancë të përfaqësohen nga Sokol Mëngjesi, avokati i cili u dhunua brutalisht nga 4 persona në zonën e ish-bllokut sapo kishte dërguar në kopësht djalin e tij të vogël. Fillimisht dhuna ndaj tij u paraqit si politike nga ana e kreut të PD, Sali Berisha.

Por më pas u zbulua se kishte të bënte me një çështje tjetër gjyësore dhe një konflikt personal të tij me Dritan Nanon pasi ky i fundit nuk e kishte paguar për shërbimin e ofruar.

Ndërkohë, në seancën e GJKKO nuk janë paraqitur as të pandehurit e tjerë për çështjen 'Partizani', Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Versus.al

 

4 MUAJ ME PARE

Afera “Partizani”, gjyqtarja Davidhi ‘vulos’ sot fatin e Berishës, dhëndrit të tij dhe 3 të pandehurve të tjerë

‘Partizani’/ 160 mijë faqe për t’u lexuar, shtyhet

Tiranë- Sot në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë mbi çështjen e njohur si “afera “Partizani” për të cilën janë marrë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 bashkëpunëtorë të tyre.

Në orën 12:00, Davidhi pritet të vendosë nëse çështja do të mbyllet apo do të kalojë për gjykim. Në rastin e dytë kjo do të konfirmonte mundësinë e dënimit të Berishës i cili akuzohet për korrupsion pasiv.

Seanca vjen një ditë pas asaj të mbajtur ditën e djeshme në GJKKO për Ilir Metën i cili u la në burg nën akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të të ardhurave lidhur me aferën “Cez-Dia”, lobimin në SHBA dhe fshehjen e pasurive të pajustifikueshme të tij dhe të ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Sali Berisha mbahet nën arrest që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pasi refuzoi të zbatonte masën “detyrim paraqitje” e cila ishte caktuar për të. Ai ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij duke i cilësuar ato si të frymëzuara politikisht. Ndërsa për të njëjtën çështje mbahet nën arrest shtëpie edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në total të pandehur për aferën, janë marrë 5 persona nën akuza të ndryshme, konkretisht:

Ish-kryeministri Sali Berisha në arrest shtëpie prej muajit dhjetor, akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës dhe një prej trashëgimtarëve të pronave në ish-kompleksin sportiv të Partizanit, akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash

Fatmir Bektashi, ndërtuesi i kullave në kompleks, akuzohet për korrupsion aktiv të zyrtarëve të lartë, në këtë rast të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për pastrim parash

Andia Pustina, juristja që ka kryer veprimet proceduriale në kalimin e pronësisë, akuzohet për pastrim parash

Xhimi Begeja, kushëri dhe ortak i Jamarbër Malltezit, akuzohet për pastrim parash. Versus.al

Poll