Live Updates /

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga SPAK. Në 'rrjetë' gjyqtarë, zyrtari i policisë dhe një avokate. Masë dhe për 2 gazetarë

*Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona. * Të përfshirë në këto urdhër -arreste janë anëtarë të organizatës kriminale, një zyrtar policie, një ish-gjyqtar, një zyrtar I lartë policie, një avokat dhe dy gazetarë. *Në pranga kanë rënë 2 ish gjyqtarë të Elbasanit Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu ndërsa është kontrolluar banesa edhe e ish gjyqtarit të Elbasan Taulant Tafa. *‘Arrest shtëpie' për avokaten e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri, arrest me burg për ish drejtuesin e lartë të policisë në Elbasan, Dedan Gjonaj *Ndërsa detyrim paraqitje për dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno *Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona. * Të përfshirë në këto urdhër -arreste janë anëtarë të organizatës kriminale, një zyrtar policie, një ish-gjyqtar, një zyrtar I lartë policie, një avokat dhe dy gazetarë. *Në pranga kanë rënë 2 ish gjyqtarë të Elbasanit Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu ndërsa është kontrolluar banesa edhe e ish gjyqtarit të Elbasan Taulant Tafa. *‘Arrest shtëpie' për avokaten e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri, arrest me burg për ish drejtuesin e lartë të policisë në Elbasan, Dedan Gjonaj *Ndërsa detyrim paraqitje për dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno *Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

10 Postime
3 MUAJ ME PARE

Operacioni i SPAK, zbardhen EMRAT e 21 personave të dosjes së bandës së Suel Çelës

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga

Janë zbardhur dhe emrat e 21 personave të dosjes së bandës së Suel Çelës në Elbasan, e goditur sot nga SPAK, me ndalimin e disa prej personave për të cilët janë lëshuar urdhërarrestet.

Arrest me burg është firmosur edhe për Suel Çelën, i cili rezulton në kërkim prej majit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Mësohet se është lëshuar masë arrest me burg edhe për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës.

Një pjesë e masave të sigurisë u është komunikuar të akuzuarve në burg, ndërsa një pjesë tjetër mësohen se janë ekzekutuar jashtë vendit.

Në pranga, në Milano ka rënë edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.

SPAK bëri të ditur sot, se dhënë 18 masa arrest me burg, përfshirë ish-gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit.

Arrest në shtëpi -  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore -  2 gazetarë.

Emrat e dosjes së Suel Çelës:

Arrest me burg:

Marjus Lulaj (alias Suel Çela),

Mario Çela,

Xhino Roka,

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja),

Sergej Hasanpapaj,

Bruno Hazizolli,

Ledio Zabeli,

Marsel Roka,

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku),

Preke Kodra,

Fuad Verzivolli,

Metin Mehja,

Renato Hasani,

Skender Sufaj,

Pajtime Fetah,

Dedan Gjoni,

Marsel Shega (alias Bujar Shega),

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa),

Arrest shtepie:

Blerina Beqiri

Detyrim paraqitje

Elton Qyno

Artan Hoxha

3 MUAJ ME PARE

“Akuzën e parë për vrasje e pati kur ishte 20 vjeç”, gazetari bën profilin e Suel Çelës së Elbasanit

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga

Gazetari Sokol Bregu, u shpreh se arrestimet në Elbasan, nga ana e SPAK, mes të cilëve edhe gjyqtarë, tregon se sa të korruptuara kanë qenë gjykatat e rretheve.

Ai bëri një kronologji të veprave të rënda për të cilat akuzohet Suel Çela, që mendohet se është koka e grupit kriminal.

“Është në vazhdim si operacion dhe mendoj se ka mbetur sekret jo për pjesën që e lidh historinë me Shqipërinë, por lidhet kryesisht me vendet e BE konkretisht Belgjika që ka qenë dhe baza kryesore e këtij grupi sepse aty ka pasur arrestet, bazën e drogës sepse në portin e Anversës lidhet çdo nyje me Amerikën latine nga vjen dhe droga.

Suel Çela që po kërkohet nga SPAK janë ngritur shumë akuza, është akuzuar nga 2006 e deri sot për vrasje dhe vepra të tjera penale, akuza e parë për vrasje ka ndodhur në 2006 ka qenë vetëm 20 vjeç dhe gjykata e gjeti të pafajshëm për të gjitha çështjet dhe ai i ka fituar të gjitha betejat në gjykatën e Elbasanit këtu ku mësuam lidhjen e tij të fortë me historikun e gjykatës së Elbasanit.

Si personazh është përpjekur gjithmonë që dosja e tij të mos dërgohej në prokurorinë e krimeve të rënda sepse dukej se lidhjet e tij janë të gjitha lokale, pavarësisht emrit, lidhjet e tij janë lokale që e lidhnin atë me qytetin e Elbasanit.

Nuk mendoj se ka shumë arrestime, nuk mendoj se do ketë ndonjë sukses më të madh se sa ai që ka arritur deri tani, sukses do ishte arrestimi i Suel Çelës’, tha gazetari Sokol Bregu tek Të PaEkspozuarit.

 

3 MUAJ ME PARE

Masa e sigurisë nga SPAK, reagon gazetari Artan Hoxha: Në mëngjes na sekuestruan mjetet e punës, pasdite nga i kthyen

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga

Pas masës së dhënë ditën e sotme nga SPAK, ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha.

Hoxha shprehet se në mëngjes herët i bastisën shtëpinë, ndërsa pasdite e thirrën dhe i kërkuan ndjesë.

“Jam ne ‘detyrim paraqitje’ me Eltonin nuk kam ‘arrest shtëpie’. Thjeshtë në mëngjes herët na bastisën shtëpitë. Morën gjithë mjetet e punës, celulare, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video, gjithë arshivën. Materiale të pa publikuar te SPAK, ku flitet për politikën dhe implikimin në zgjedhje.

Pasdite na thirrën, na kërkuan ndjesë dhe na thanë që bastisjet në banesë është bërë në shkelje të ligjit dhe na kthyen mjetet e punës….

Pra Kontrolli i banesave në mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat…”, deklaroi Artan Hoxha për Top Story

 

3 MUAJ ME PARE

EMRI/ Arrestohet në Milano biznesmeni nga Elbasani, lidhje e afërt e Suel Çelës

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga

Operacioni i SPAK-së ka çuar në goditjen e një organizate kriminale të fuqishme, e cila dyshohet se është favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtarë policie dhe gazetarë.

Nga 18 urdhër arreste të lëshuara, disa janë ekzekutuar, ndërsa mes të arrestuarve është Marsel (alias Bujar) Shega, administrator i dy kompanive, Viola Green dhe Wonder Green, të cilat dyshohet se kanë pastruar para të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe një grup me bazë në Dubai që ka investuar në pasuri të paluajtshme në Tiranë.

Shega u arrestua në Milano, dhe u akuzua për lidhje të ngushta me krimin, përfshirë Suel Çelën, një emër i njohur në botën e krimit dhe i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Kompanitë e Shegës janë përfshirë në tendera për pastrimin e qyteteve, ndërsa hetimet sugjerojnë se ato mund të jenë përdorur për të pastruar para të grupeve kriminale.

Pjesë e aksionit ishin edhe arrestimet e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën masën e arrestit shtëpiak dhe ish-zyrtarit të policisë, Dedan Gjoni, për të cilin është caktuar një masë e re sigurie. Po ashtu, një avokate, e cila mbron një nga anëtarët e grupit të Suel Çelës, ka përfunduar në arrest shtëpiak.

Operacioni është mbështetur nga Europol dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, dhe ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në Sky ECC, një sistem i koduar i komunikimit të përdorur nga grupe kriminale. Hetuesit kanë marrë prova të reja nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar për vite me radhë trafikun e kokainës dhe pastrimin e parave.

SPAK njoftoi se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë është ende në zhvillim, dhe se po merren masa për zbardhjen e mëtejshme të lidhjeve të organizatës dhe personave të tjerë të përfshirë.

 

3 MUAJ ME PARE

GJKKO i dha sot masë ‘arrest me burg’, kush është zyrtari i lartë i policisë, pjesë e grupit kriminal

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga

Burime për Versus bëjnë me dije se GJKKO ka dhënë një masë tjetër arrest me burg për Dedan Gjonin, ish drejtues i lartë i policisë, tashmë në burg dhe për vepra të tjera. Gjoni dyshohet se është pjesë dhe e grupit kriminal të Suel Çelës, ndërsa pritet që SPAK të japë detaje mbi akuzën që rëndon mbi ish-shefin e krimeve. 

Gjoni u arrestua një vit më parë në një tjetër aksion të SPAK, në grupin e ‘Erzen Breçanit’ me akuzën ‘sigurim i kushteve për vrasje’ në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Por vetëm pak kohë më pas Gjonit iu dha një masë tjetër sigurie për një akuzë të ngjashme, në një ngjarje tjetër kriminale.

Hetuesit gjetën prova se Dedan Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër tentativë vrasjeje kësaj here ndaj Xhevdet Plakut, një i dyshuar për trafik droge, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam.

Gjatë kohës që Dedan Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Rapin, njohur ndryshe si “Kepi Rrapi” për ekzekutimin e Plakut.

Nga hetimet ka rezultuar se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi Dedan Gjoni ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019, ka raportuar te autorët orën që do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Fatmirësisht, atentatorët janë tërhequr nga plani dhe vrasja nuk u krye. Nuk dihet saktësisht pse Rexhep Rapi e donte të vdekur Xhevdet Plakun, por ky i fundit ka qenë nën akuzë nga Gjykata e Savonës për vrasjen e Sali Rapit dhe plagosjen e Alfred Hasës, por mori pafajësi. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete, armë që nuk u gjet kurrë. Rexhep Rapi rezulton të jetë arrestuar me armë pa leje në një lokal në vitin 2021.

 

3 MUAJ ME PARE

Megaoperacioni në Elbasan, GJKKO jep masa sigurie për 21 persona, 18 arrest me burg

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga

Një megaoperacion i SPAK në Elbasan ka çuar në prerjen e 18 urdhër arresteve me burg, 1 masë ‘arrest në shtëpi’ dhe 2 ‘detyrim paraqitje’ nga GJKKO.  

Sipas njoftimit të lëshuar nga GJKKO, të gjithë personat e përfshirë janë pjesë e një grupi kriminal, me shtrirje dhe ndërkombëtare, ndërsa deri më tani dihet se masë arrest me burg për ish kreun e gjykatës Zihni Shahu dhe ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, masë tjetër me burg për ish shefin e krimeve Dedan Gjonin, tashmë i arrestuar me akuzën ‘sigurim i kushteve për vrasje’, arrest në shtëpi për avokaten e grupit të Suel Çelës në Elbasan, Blerina Beqirin si dhe masë ‘detyrim paraqitje’ për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se është arrestuar në Milano dhe Bujar Alias Marsel Shega, pronar i dy kompanive i cilësuar dhe si ‘truri financiar’ i grupit të Suel Çelës.

Kompanitë e  Shegës kanë fituar dhe tenderat për pastrimin e Peqinit dhe Elbasanit. 

Çështja po ndiqet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurori i SPAK Vladimir Mara.

Njoftimi i GJKKO

Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

 Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

 Arrest me burg -  18 persona (përfshire ish-gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi -  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore -  2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. 

Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme./ Versus.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Artan Hoxha dhe Elton Qyno paraqiten në SPAK, gazetari: S'na kanë arrestuar akoma. GJKKO: 'Detyrim paraqitje'

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga

Dy gazetarët e kronikës së zezë, Artan Hoxha dhe Elton Qyno për të cilët u raportua më herët se SPAK ka kërkuar masë sigurie, janë paraqitur në GJKKO ditën e sotme ku dhe u është komunikuar masa 'detyrim paraqitje'. Artan Hoxha dëgjohet të thotë në videon e siguruar nga Versus se nuk e kanë arrestuar akoma. 

Njoftimi i GJKKO:

Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg - 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi - 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore - 2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme./ Versus.al



 

3 MUAJ ME PARE

Masa e sigurisë nga SPAK ndaj dy gazetarëve, Berisha merr në mbrojtje Qynon, sulmon Artan Hoxhën

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar masat e sigurisë dhënë nga SPAK ndaj dy gazetarëve të kronikës së zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxhës.

Teksa komenton masën e sigurisë për Qynon, Berisha shprehet se dënon me forcë të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit.

E ndërsa Qynon e quan gazetar të guximtar dhe trim ai ka sulmuar gazetarin Hoxha duke u shpehur se është i paguar nga bandat Bajri-Gjoka.

Deklarata e Berishës:

Së fundmi, nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin.

Rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.

Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi i tij në Aruba tek dhuratat gjysmë milionë euro, etj, etj, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.

Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno.

Sikundër i shpreh atij solidaritetin tim më të plotë dhe të PD.

Ata që vendosën këto masa, ata kërkojnë të mbyllin kanalet e transparencës së medieve.

Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arresti shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumente zyrtare faktojnë se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv, i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë.

Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri-tjetrin, lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku./Versus.al

3 MUAJ ME PARE

SPAK trondit Elbasanin me ‘megaoperacion’, mes të arrestuarve ish-kreu gjykatës Zihni Shahu dhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu. Kontrolle tek 'bazat' e Suel Çelës

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e arrestuar gjatë operacionit "Plumbi i artë 2"

Elbasan- SPAK në bashkëpunim me policinë e rrethit dhe atë të Tiranës kanë kryer një operacion “blic” për goditjen e një grupi kriminal. Kontrolle janë zhvilluar në zonat që njihen si “baza” të të shumëkërkuarit Suel Çela i cili është shpallur në kërkim për një sërë ngjarjesh kriminale.

Ndërsa në kuadër të këtij operacioni, kanë rënë në pranga edhe Zihni Shahu, ish-kryetar i gjykatës së Elbasanit i dorëhequr në 2020-ën pak muaj para Vettingut dhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu ndaj së cilës ishte caktuar masa “arrest shtëpie” për dyshimet e bashkëpunimit të saj me klanin e Çopjave. Masë "arrest shtëpie" është caktuar edhe për Blerina Beqirin, avokate e grupit kriminal të Suel Çelës. 

Dyshohet se ish-gjyqtarët zbutën masën ndaj një antëtari të grupit të Suel Çelës në këmbim të shumave monetare. 

Kontrolle janë zhvilluar edhe në banesën e ish-gjyqtarin Taulant Tafa, ndërsa operacioni vijon edhe në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se ka edhe masa sigurie për persona në fushën e medias të cilët dyshohen si të përfshirë në veprimtarinë e bandave kriminale. Operacioni është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky Ecc” ku bëheshin planet e bandave kriminale për ngjarje të ndryshme.

Shahu ka mbajtur postin e kreut të gjykatës së Elbasanit për 10 muaj deri në shtator të vitit 2020 kur dha dorëheqjen nga posti. Për të KLGJ vendosi që ta përjashtonte për 15 vite nga sistemi i drejtësisë duke i hequr të drejtën e kandidimit në poste të caktuara.

Ndërsa Fetahu u dorëhoq nga posti i gjyqtares së Elbasanit në 2022-in. Ndaj saj GJKKO caktoi masën “arrest shtëpie” si një prej personave të arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i artë 2” të zhvilluar gjatë muajit gusht të këtij viti. Ndaj saj po ushtrohen hetime për korrupsion pasi dyshohet se ka marrë para ng abanda e Çopjave në këmbim të vendimeve në favor të tyre.

Kush është Suel Çela?

Suela Çela rezulton të jetë i shpallur në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të zhvilluar pas dëshmive të vrasësis me pagesë Nuredin Dumani. Në rrëfimin e tij, Dumani e nxorri Suel Çelën si personin që ka porositur 3 vrasje, dy prej tyre të parealizuara dhe një e mbetur në tentativë. Çela është i dënuar edhe në Itali për trafik droge, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Versus.al

 

3 MUAJ ME PARE

SPAK jep masë sigurie për dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhen emrat e 21 personave të arrestuar nga
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar masa sigurie ndaj gazetarëve të kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Mediat bëjnë me dije se organi i akuzës ua ka komunikuar masat dy gazetarëve, ndërsa ende nuk dihet për çfarë akuzohen Hoxha dhe Qyno.

Hoxha dhe Qyno njihen për raportimin e ngjarjeve të rënda dhe zbulimin e detajeve rreth mënyrës sesi operojnë bandat kriminale në Shqipëri. Pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e caktuara ndaj tyre. Versus.al

Poll