Çfarë do të gjeni në brendësi
*Pak pas mesnatës së mbrëmshme, një plagosje me armë zjarri u raportua në Sauk, brenda një hoteli të njohur si ''Vila Gjuta''. Një prej punonjëseve transportoi në spital një 18 vjeçare. *Fillimisht u dyshua për një krim pasioni, por pas kqyrjes së kamerave të sigurisë së hotelit u zbulua se e reja ishte vetëplagosur me armë zjarri në kraharor. *Policia arrestoi dy persona të akuzuar për fshehjen e ngjarjes, pronarin Vladimir Gjuta 46 vjeç dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta) 48 vjeçe , ndërsa shpalli në kërkim tre të tjerë: S. Gj., 49 vjeç, E. Gj., 24 vjeç dhe E.Gj, 22 vjeç.
‘’Kishim frikë se mund të vdiste’’, Vladimir Gjuta, xhaxhai i të riut në arrati, e dashura e tij tentoi vetëvr*sjen
Vladimir Gjuta dhe Mirvete Gjuta, dy të arrestuarit për plagosjen e ndodhur në biznesin e tyre në Sauk, kanë dhënë dëshmi në polici. Ata kanë deklaruar se ishin të frikësuar se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre ‘’Vila Gjuta’’, kishin frikë se autorësia do t’u faturohej atyre.
Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta), janë nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit të shpallur në kërkim, Erisjaldo Gjuta, i identifikuar si i dashuri i studentes që u plagos.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim babai i tij Sajmir Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta. Anëtarët e fisit Gjuta ishin dakordësuar me njëri tjetrin që të deklaronin se të renë e kishin gjetur të plagosur në rrugë pranë fakultetit ekonomik. Versus.al
Zbardhet ngjarja brenda hotelit, 18 vjeçarja u vetëplagos! Arrestohen 2 persona, në kërkim 3 të tjerë

Tiranë- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak pas mesnate në një hotel të Saukut ku u raportua se një 18 vjeçare kishte mbetur e plagosur me armë zjarri. Bëhet me dije se e reja dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri në kraharor.
Ajo është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar 2 persona, V.Gj, 46 vjeç dhe M.R, 48 vjeçe për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Ndërkohë tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim: S. Gj., 49 vjeç, E. Gj., 24 vjeç dhe E.Gj, 22 vjeç. Të tre akuzohen se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Policia vijon punën për gjetjen e armës dhe kapjen e tre personave të shpallur në kërkim. Versus.al
“Përgjaket” Shën Valentini, studentja në Tiranë plagoset me armë zjarri në hotel
Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel të kryeqytetit ku është plagosur me armë zjarri një vajzë e re.
Ende nuk dihet identiteti i vajzës por mësohet se ajo është studente.
Autori u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa punonjësi i hotelit e transportoi të plagosurën në spital. Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Versus.al

