Çfarë do të gjeni në brendësi
*Në seancën e radhës për gjyqin ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar Skerdi Tase, i penduari i tretë i drejtëisë i cili ka rrëfyer disa prej tentativave të vrasjeve që ai kishte kryer në bashkëpunim me Henrik Hoxhën, ‘ushtarin’ e Nuredin Dumanit. *Në dëshminë e tij, përmendi atentatet e dështuara në Fier ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari të cilin tentuan dy herë ta vrisnin si dhe për atentatin nga Agim Boriçit që po ashtu dështoi në 2017. *Tase tha se kontaktohej nga Henrik Hoxha për atentatin ndaj Beharit ndërsa për atë ndaj Boriçit e kishte kontaktuar fillimisht Viron Tavaxhiu për të cilin tha se lëvizte lirshëm edhe pse e kërkonte Interpoli. Si porositës i dy atentateve ndaj Beharit në vitin 2017 dhe 2019 akuzohet Albert Pashaj, dhe do të kryhej nga "ushtari" i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, të cilin e ka paguar 80 mijë euro. *Gjatë seancës, prokurori i SPAK Behar Dibra, la sallën e gjyqit pasi trupa gjykuese nuk e lejoi t’i bënte pyetje të penduarit të drejtësisë. *Nga ana tjetër, Tase rrëfeu dështimet që kishin patur me Henrik Hoxhën dhe sesi ky i fundit e bënte fajtor për atentatet e mbetura në tentativë pasi kallashi u ngecte vazhdimisht.
Vr*sja e Emiljano Ramazanit, kush është Klara që u çoi lekët autorëve? Tase: Na u ofruan 130 mijë euro

Mes ngjarjeve kriminale të kryera prej tij dhe Henrik Hoxhës “ushtarit” të Nuredin Dumanit, Skerdi Tase rrëfeu edhe vrasjen e Emiljano Ramazanit në 2020-ën sapo ky i fundit kishte mbërrritur në shtëpi nga palestra.
Tase tha se për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, makinën ua kishte siguruar i penduari tjetër i drejtësisë Erjon Alibej ndërsa zbuloi se informacionet i merrte nga vrasësi me pagesë Nuredin Dumani.
“Pastaj vendosëm të mernim pjesë tek vrasja e Emiljano Ramazanit, pasi për Bujar Celën teksa po e ruanim njëher na u identifikua makina passat që do përdornim. Nuredini e dëgjoi në radion e policise që u dha si targë e dyshimtë. Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohe shkonim përditë në Elbasan, perdornim makina me qira, makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin, kishim 4 armë, 2 kallash 2 pistoleta, ditën e ngjarjes jemi nis herët për Elbasan, na vinin info nga Nuredini është në palestër është ketu është atje, ne palester sna u duk e pershtatshme për ta vrarë, dhe e lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritëm tek pallati, sapo ai parkoi, zbrita nga makina, Henriku ishte shofer, iu afrova e qëllova disa herë, në kokë dhe në qafë me pistoletë"- deklaroi Tase.
Më pas Tase rrëfeu se me makinën që kishin marrë me qira ishin larguar nga vendngjarja drejt Tiranës, ndërsa arma e krimit u la në një vend të caktuar sipas porosisë së Nuredin Dumanit i cili kishte në plan të fajësonte dikë tjetër. Për vrasjen Skerdi Tase tha se lekët ua kishte sjellë një grua me emrin Klara duke mos zbuluar detaje të mëtejshme.
“Dogjëm makinën dhe u larguam me makinen me qira që kishim ardhur nga Tirana, i ramë nga rrogozhina, armen e krimit e lam në një vend rrugëes që e dinte Nuredini pasi do vendosej diku per te akuzuar nje person tjeter. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen edhe pse sipas muabeteve na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjell nje grua, Klara, Henriku më tha emrin e saj"- shtoi ai në dëshminë e tij. Versus.al
Atentati i dështuar ndaj biznesmenit në Fier, i penduari i "Plumbit të Artë": Më ngeci kallashi, zjarri i makinës më dogji dhe mua

Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, i penduari i tretë i drejtësisë për dosjen “Plumbi i Artë”, Skerdi Tase rrëfeu sesi u organizua atentati i mbetur në tentativë ndaj Agim Boriçit në 2017-ën brenda lokalit të tij në Fier.
Ai tha se e gjetën duke pirë kafe me vëllain e tij dhe në momentin që tentoi të hapte zjarr ndaj tyre iu bllokua kallashi. Për bashkëpunëtorin e tij Henrik Hoxha tha se qëlloi me pistoletë ndaj vëllezërve Boriçi, por ata nuk i kapi asnëj plumb.
Më pas deklaroi se Henrik Hoxha e bënte atë fajtor për faktin se atentati nuk shkoi siç duhej.
“Gim Boriçin shkuam ta qëllonim tek spitali por nuk e gjetëm, ishte larguar, në makinen e punës, Reno Klio kishim edhe armët, ishim të pajisur dhe me maska si këto që perdor policia, pastaj shkuam tek shtëpia e tij, e pam duke pire kafe me vëllain, tha Henriku behu gati se qekan të dy, ndaluam para lokalit fillova të qëlloj me ngeci kallashi, Henriku gjuajti me nje pistoletë deri sa i mbaruan fishekët, ata nuk i kapi asnjë fishek.
Dogjëm makinën pas atentatit diku tek shinat e trenit, u dogja dhe vetë pak nga zjarri në fytyrë dhe duar, u larguam pastaj në shtëpi. Kisha hedh dorezat ne nje kosh plerash pas atentatit ndaj Boriçit, edhe ato mu dogjën pak, Henriku më bënte mua fajtor që nuk u bë puna sic duhet. Henriku kishte frikë mos kishim lënë prova por “Reno”, Renato Saliaj i tha qe te rrinim pa merak se s’kishin asgjë”- deklaroi Skerdi Tase. Versus.al
Dëshmia e të penduarit të tretë për dosjen "Plumbi i artë", prokurori i SPAK lë sallën e gjyqit

Prokurori i SPAK, Behar Dibra është larguar nga salla e gjyqit për dosjen “Plumbi i Artë” ku po dëshmon për herë të parë i penduari i tretë i drejtësisë Skerdi Tase i cili rrëfeu për atentatet e planifikuara për vrasje në Fier.
Shkak u bë fakti sepse trupa gjykuese e ndaloi prokurorin e SPAK që t’i bënte pyetje të penduarit të drejtësisë.
Më herët, Tase rrëfeu sesi Henrik Hoxha i njohur si bashkëpunëtor i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, e kishte vënë në provë nëse ishte i aftë të vriste para se të kryenin atentatin e dështuar ndaj tregtarit të naftës në 2017-ën.
“Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinim alkol me të, takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër, e kam parë duke qëlluar, unë nuk mbaj mend të qëlloja ndonjëherë në prezencë të tij. Henriku donte të më vinte në provë nëse jam i aftë të kryeja vrasje para se të shkonim tek Agim Boriçi. Kishim rënë dakort që edhe Henriku nëse do duhej do ishte gati për të vrarë Aredin Beharin, edhe nëse do qëllonim nga makina në makinë”- u shpreh Tase mes të tjerash. Versus.al
"Vironin e kërkonte Interpoli, nuk ruhej se kishte lidhje në polici", Skerdi Tase rrëfen atentatet në Fier: Tregtari i naftës u fut poshtë tavolinës

Për herë të parë në procesin e dosjes “Plumbi i Artë” në GJKKO po dëshmon sot bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase. Ky i fundit është pyetur për atentatin e ndodhur në vitin 2017 ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari.
Ai tregoi se për të kryer këtë ngjarje kriminale të mbetur në tentativë e kishte kontaktuar Henrik Hoxha i cili do e paguante, ndërsa zbuloi se për atentatin ndaj Agim Boriçit e kishte telefonuar Viron Tavanxhiu. Për këtë të fundit tha se edhe pse ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, sërish lëvizte i lirshëm pasi kishte njohje në polici.
Tase: Me Henkrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët, ky shtetas Viron Tavanxhiu na foli për një atentat qe do i behej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar nje makine, armet dhe i ishin vënë në ndjekje këtij personi. Ditën e ekzekutimit Henriku me tha se porositesi e kishte marrë nëe telefon dhe i kishte thene pse po e vononi atë punë. I shkuam në lokal për ta qëlluar por u fut poshtë tavolinës e më pas brenda në lokal, nuk u futa më tej se isha pa doreza. Vironi më ka kontaktuar edhe për të bërë vrasjen e Agim Boriçit po në qytetin e Fierit. U realizuan veprimet në vitin 2018. Me Henrikun takoheshim përditë për të bërë planet, Riku më tha se kishte marrë dhe nje punë tjeter per Aredin Beharin.
Kam punuar edhe teknik një televizion në Fier për 1 vit. Shokët që kisha, banakier kamarier. Ishte dhe Armando Mita prej tyre. Kam patur shokë fëmijërie që jam rritur. Pas atentetit ndaj Aredin Beharit, bëmë debate me Henrikun, se personi që e kishte porositur ishte thirrur në polici, Henriku më thoshte çpunë ka ai kur ne se kryem dot. Quhej Albert Pashaj, me sa menduam më vonë se në atë kohë se dija. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte. Me Henrikun pothuajse takohesha përditë. Deri në ato momente nuk dija asgjë për Henrikin, Vironi më kishte treguar që merret me atentate. Vironi në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në itali. Dija që merrej me prostitucion me drogë. Vironi edhe pse ishte në kërkim nga interpoli, nuk ruhej aq shumë sepse kishte njohjet e veta në policinë e shtetit të cilat e njoftonin. Te lokali i Gent Xhaferrit takoheshim me Vironin. Vironi kërkonte të më takonte, deri në 2016 ndodhesha në Itali, ishte koha e hashashit dhe më kërkon Vironi. Kam qëndruar diku te 3-4 muaj në itali. Nuk pata bërë punë atje. Kam qenë tek një shok. Vironi kërkonte kontakt te shpia ime. Vajta për të bërë letrat por si bëra dot. U ktheva se Vironi kishte shkuar te shpia ime dhe më kishte kërkuar ta ndihmoja për një punë. Kur u ktheva, më tha më ndihmo se kishte mbjellur hashash.
Më herët në këtë proces kanë dëshmuar edhe dy të penduarit e tjerë të drejtësisë, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani dhe porositësi i disa ngjarjeve kriminale Erjon Alibej të cilët kanë rrëfyer sesi kishin kryer apo bashkëpunuar në krime të ndryshme. Versus.al







