Live Updates /

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të thellë! Negociatat me BE-në, Kryeministri: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin apo Bruksel që na pengon! Kusht kryebashkiakëve!

*Në qytetin bregdetar të Durrësit, po zhvillohet asambleja e PS me fokus zgjedhjet e brendshme të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës. *Kryeministri Edi Rama tha se në zgjedhjet vendore pret një fitore më të thellë, ndërsa komentoi edhe drejtësinë duke thënë se duhet të jetë e paanshme dhe profesionale. *Akuzave të opozitës se PS po i mbylli derën e integrimit Shqipërisë, kryeministri iu përgjigjet duke thënë se negociatat nuk kanë ndalur në asnjë sekondë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në qytetin bregdetar të Durrësit, po zhvillohet asambleja e PS me fokus zgjedhjet e brendshme të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës. *Kryeministri Edi Rama tha se në zgjedhjet vendore pret një fitore më të thellë, ndërsa komentoi edhe drejtësinë duke thënë se duhet të jetë e paanshme dhe profesionale. *Akuzave të opozitës se PS po i mbylli derën e integrimit Shqipërisë, kryeministri iu përgjigjet duke thënë se negociatat nuk kanë ndalur në asnjë sekondë.

10 Postime
3 ORE ME PARE

Lokalet 2027/ Rama kusht kryebashkiakëve: Nuk do rikandidoni pa 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të
Edi Rama

Kryesocialisti Edi Rama gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste ka vendosur vijat e kuqe për kandidatët që synojnë të rikandidojnë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Rama deklaroi se asnjë kryetar bashkie nuk do të ketë të drejtën të kandidojë pa plotësuar disa kushte konkrete të vendosura nga partia, duke theksuar rëndësinë e realizimit të projekteve konkrete për komunitetet.

“Zgjedhjet vendore s’kanë pjesëmarrjen e diasporës, por janë momenti për t’i kthyer diasporës vëmendjen që meriton me fakte, jo me takime apo festa. Ka dy elementë që të gjithë i kanë në dispozicion: Paketa e Maleve. Nuk do të ketë asnjë kandidat që do rikandidojë për kryetar bashkie, që nuk kanë 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara,” tha Rama./Versus.al

3 ORE ME PARE

Rama paralajmëron ligj të ri për referendumet dhe uljen e numrit të deputetëve në Kuvend

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe propozimin e tij për uljen e numrit të deputetëve, duke paralajmëruar gjithashtu nisjen e procesit për një ligj të ri për referendumet.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ligji për referendumet ka munguar deri tani dhe se është koha që qytetarët të kenë mundësinë të shprehin mendimin e tyre për çështje të rëndësishme.

Kryeministri shtoi se reforma do të shtrihet deri në fund të qershorit dhe do të konsolidohet pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme të Partisë Socialiste.

“Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS. Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë. Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet ti vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush eshte me ke… Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, tha kryeministri Rama./Versus.al

3 ORE ME PARE

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të thellë!

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të
Edi Rama

Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fazën e re të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, theksoi se synimi i partisë është të arrijë rezultate më të mira se ato të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Rama nënvizoi rëndësinë e një procesi të hapur dhe të fokusuar tek qytetarët, duke e cilësuar si një përballje me realitetin dhe punën që është bërë në gjithë territorin e Shqipërisë.

Ai theksoi gjithashtu se komunikimi intensiv i PS në terren dhe angazhimi i të gjitha strukturave do të sigurojnë kapacitetin për të arritur objektivat e vendosura.

“Jemi këtu për të nisur një proces, i cili është i kombinuar me komunikimin intensiv të PS në të gjithë territorin së bashku me angazhimin tërësor të PS, në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Sot hyjmë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme, duke u nisur nga analizat e  bëra dhe forcat që do kemi kapacitetin në terren, kemi të gjitha mundësitë që të mendojmë se do të kemi një rezultat më të mirë. Do të jetë një proces i hapur me njerëzit, përtej guaskave të PS. Me njerëzit dhe për njerëzit do të thotë një përballje në të gjithë territorin për të vërtetat tonë, për punën në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që të adresojmë tema, që marrin drejtime të paditura, nga tenxheret e vlimit mediatike. Siç është drejtësia“, u shpre kryeministri Rama./Versus.al

3 ORE ME PARE

Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të
Edi Rama

Pas akuzave të opozitës se Shqipëria është bllokuar në rrugën drejt integrimit, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të fortë gjatë fjalës së tij.

Rama theksoi se negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk kanë ndalur asnjë moment dhe raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë është pozitiv. Ai shtoi se nuk ekziston asnjë pengesë, qoftë në Berlin apo Bruksel, që mund të ndalojë vendin në këtë proces.

“Negociatat për anëtarësim në BE nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. Raporti i KE për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. Qoftë ata që duan apo s’duan, ne do t’i mbyllim negociatat brenda mandatit tonë. Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal, as në Bruksel që e ndal Shqipërinë në këtë proces. S’ka shans që ata që i grabitën Shqipërisë kohën të vazhdojnë t’ia grabisin”, tha Rama.

Kryeministri e përshkroi këtë çështje si një proces të pandalshëm, duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE pa ndërprerje./Versus.al

3 ORE ME PARE

Riorganizim në PS, 'veteranët' e partisë përqendrohen në strukturat e Tiranës!

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të
Edi Rama

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste këtë të shtunë, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime të rëndësishme në drejtuesit politikë të qarqeve, me qëllim riorganizimin dhe forcimin e strukturave të PS-së, veçanërisht në kryeqytet.

Sipas vendimeve të marra:

Eduard Shalsi largohet nga drejtimi politik i Kukësit dhe do të angazhohet në një njësi në Tiranë.

Damian Gjiknuri do të marrë drejtimin e një njësie në kryeqytet.

Tre figura të njohura të PS-së, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe, janë caktuar në Njësinë Nr. 5 në Tiranë.

Elisa Spiropali pritet gjithashtu të drejtojë një njësi në kryeqytet.

Sipas PS-së, këto ndryshime synojnë forcimin e pranisë dhe organizimit të partisë në Tiranë, duke përmirësuar koordinimin dhe menaxhimin e strukturave vendore.

Qeveria dhe partia shprehen se ky riorganizim është pjesë e një strategjie më të gjerë për të përgatitur strukturat për sfidat e ardhshme politike./Versus.al

3 ORE ME PARE

Edi Rama paralajmëron rritjen e çmimit të naftës, kryeministri: Ulje akcize 20% nëse kalon 220 lekë

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të
Edi Rama

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama foli për rritjen e pritshme të çmimeve të naftës dhe masat që qeveria po merr për të mbrojtur konsumatorët.

“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tej. Për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do të ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës,” deklaroi Rama.

Ai theksoi se prioritet i qeverisë janë pensionistët dhe qytetarët në nevojë, duke shtuar se nuk do të lejohet asnjë spekulim me çmimet. Rama njoftoi gjithashtu krijimin e një entiteti shtetëror që do të ndërhyjë në tregun e naftës, duke garantuar rezervat shtetërore, monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe furnizimin, për të parandaluar kontrabandën dhe evazionin.

Procesi i krijimit të këtij entiteti do të materializohet brenda 1-2 muajve të ardhshëm dhe do të përdorë sisteme moderne, përfshirë produktet e kompanisë AlbTrace, për të monitoruar në kohë reale qarkullimin e naftës dhe për të menaxhuar tregun me efikasitet.

Deklarata e Ramës vjen ndërsa çmimet globale të naftës kanë shënuar luhatje, dhe qeveria synon të ruajë stabilitetin e tregut dhe të mbrojë qytetarët më të prekur nga rritjet e çmimeve.

"Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje, për këtë ne kemi vendosur në lëvizje bordin e transparencës, çka e kemi përdorur siç e mbani mend edhe më parë, dhe po ashtu kemi marrë edhe një vendim që për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikoj impakt në çmime të tjera, por fatmirësisht jemi në kushtet kur kemi një borxh dhe një deficit jo vetëm nën kontroll, por edhe goxha atë nivel që na mundëson që në momente të tilla të kemi edhe një hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd duke pasur parasysh në radhë të parë ata që kanë më shumë nevojë. Për të adresuar edhe një herë çdo diskutim legjitim dhe çdo propozim që vjen nga rrugë të ndryshme në mjedisin publik, ne këtu në këtë fazë që nuk e di askush sa do të zgjasë, në radhë të parë kemi në vëmendje pensionistët dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata së pari. Në fund të ditës, nëse çmimet impaktohen, pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë se sa të tjerët impaktin mbi çmimet. Nga ana tjetër kemi deklaruar më parë dhe tani jemi në një fazë të avancuar të formësimit të një entiteti shtetëror i cili do të ndërhyjë në tregun e naftës që do të krijohet së shpejti. Është duke u punuar për këtë dhe që do të marrë përsipër një veprimtari që do të shkojë nga garantimi i rezervës shtetërore, te monitorimi i vazhdueshëm i tregut dhe pa tjetër edhe te sigurimi i furnizimit për të mos lejuar asnjë spekulim me çmimet. Jemi në fund të një procesi që do të materializohet në 1 apo 2 muaj në vijim për të futur komponentët e rinj në monitorimin e tregut të naftës, që do të sjellë rezultate të shpejta edhe në aspektin e evazionit dhe kontrabandës së naftës, e cila vazhdon të jetë prezente në sektor. Njëri është produkti i kompanisë AlbTrace për një ngjyrim të një indikator komplet tjetër të naftës, dhe tjetri është një tjetër produkt i kompanisë AlbTrace për ndjekjen në kohë reale të gjithë qarkullimit të naftës tranzit",- tha Rama./Versus.al

4 ORE ME PARE

'Pensionistët të parët që do të ndihmohen', Rama në Asamblenë e PS-së: Çmimet e karburanteve nën monitorim, nuk do të lejojmë spekulime!

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, komentoi rritjen e çmimeve të karburanteve dhe masat që qeveria po merr për të mbrojtur konsumatorët.

“Deri tani nuk shohim impakt përveç naftës, te të tjerat çmime. Jemi në kushte ku kemi një borxh dhe deficit jo vetëm të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi hapësirë për të mos lënë vetëm askënd, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë,” tha Rama.

Ai shtoi se prioritet janë pensionistët dhe qytetarët në nevojë, duke theksuar se qeveria nuk do të lejojë spekulime me çmimet.

“Jemi në fund të një procesi që do të materializohet në 1-2 muajt në vijim, për të futur në përdorim kompetentë të rij në monitorimin e naftës, për të shmangur evazionin dhe kontrabandën e naftës, e cila vazhdon të jetë prezente në treg,” vijoi kryeministri.

“Deri tani nuk shohim impakt përveç naftës, te të tjerat çmime. Jemi në kushte ku kemi një borxh dhe deficit jo vetëm të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi dhe hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë. Ne këtu në këtë fazë që nuk e di askush se sa do të zgjasë, në radhë të parë kemi në vëmendje pensionistët dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata për së pari. Nuk do të lejojmë asnjë spekulim me çmimet. Jemi në fund të një procesi që do të materializohet në 1-2 muajt në vijim, për të futur në përdorim kompetentë të rij në monitorimin e naftës, për të shmangur evazionin dhe kontrabandën e naftës, e cila vazhdon të jetë prezentë në treg.”, u shpreh kryeministri Rama.

6 ORE ME PARE

Asambleja/ Klosi bën ‘analizën’: Fieri qarku më i fortë për PS, Tirana mbetet sfida kryesore! Në këto tre qytete vijon beteja!

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të
Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partia Socialiste e Shqipërisë, Blendi Klosi, ka paraqitur në mbledhjen e Asamblesë një analizë të detajuar të performancës së PS në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, në krahasim me ato të 2021-shit.

Sipas Klosit, Fier rezulton qarku më i fortë për socialistët, ndërsa Tiranë mbetet rezervuari më i madh i votave, por edhe sfida kryesore për partinë.

Ai theksoi se rezultatet e 2025-ës tregojnë se PS nuk është vetëm forcë e parë në shumicën e qarqeve, por edhe forca më e organizuar në terren.

“Nga 12% e anëtarësisë, numri i të rinjve u rrit në 25% krahasuar me 2021-shin. Numri i grave pati një rritje nga 26% në 34%. Dëshmi e qartë se vetëm në pak muaj riorganizimin përmirësuam ndjeshëm treguesit. Fieri del qarku më i fortë, por shumica e qarqeve janë mesazh stabiliteti për PS. PS nuk është vetëm forcë e parë, por është forca që organizon terren. Tirana është rezervuari më i madh i votës sonë, kjo e bën Tiranën edhe sfidën më të madhe. Lezha për pak vota nuk ia doli të ishte qark fitues, Kukësi dhe Shkodra mbeten territore ku beteja vazhdon. Ndryshimi ndaj 2021, kemi pasur disa pika të rëndësishme. Dibra fiton me 11.5% më shumë, Fieri 10.1%. Shkodra 9.6% më shumë, Gjirokastra me 8% dhe kështu qarqet vazhdojnë pothuajse të gjitha në tendencë rritje”, tha Klosi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se është shënuar një rritje e ndjeshme e përfaqësimit të të rinjve dhe grave në parti. Sipas tij, pjesëmarrja e të rinjve është rritur nga 12% në 25%, ndërsa ajo e grave nga 26% në 34%, krahasuar me vitin 2021.

Ndërkohë, ai pranoi se humbja e një bashkie si Kavajë ka ndikuar negativisht në rezultatin e përgjithshëm të qarkut të Tiranës, duke shtuar se “Tirana është qark i fituar, por jo në maksimumin e PS”.

Në fund, Klosi theksoi nevojën për një rivlerësim të mënyrës së përzgjedhjes dhe njohjes së kandidatëve nga strukturat e partisë, duke sugjeruar përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale për të përmirësuar organizimin dhe koordinimin në terren./Versus.al

 

6 ORE ME PARE

Nis mblidhja e Asamblesë së PS/ Në fokus të takimit përgatitje për vendoret e 2027-ës dhe zgjedhjet brenda partisë

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur këtë të shtunë Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Durrës, ku në fokus janë analizat e brendshme dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme elektorale.

Në axhendën e takimit parashikohet një analizë e punës së Organizatave Socialiste në rang vendi, si dhe udhëzime për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme të partisë. Gjithashtu, do të bëhet një analizë e detajuar e performancës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Një tjetër çështje kryesore është përgatitja për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ku strukturat e partisë do të marrin direktiva për organizimin dhe forcimin e punës në terren.

Po ashtu, pritet të miratohet edhe nisma për organizimin e partisë në diasporë. Sipas një projektvendimi, socialistët do të nisin një fushatë të gjerë regjistrimi të anëtarësisë në disa shtete ku jetojnë më shumë shqiptarë, përfshirë Italia, Greqia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja. Afati i regjistrimit për emigrantët do të jetë nga 30 marsi deri më 30 shtator.

Kryeministri Rama ka mbërritur në Durrës për zhvillimin e kësaj mbledhjeje, ndërsa në takim merr pjesë edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi./Versus.al

6 ORE ME PARE

Edi Rama mbledh Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Durrës, fokus te zgjedhjet dhe organizimi në diasporë

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të

Këtë të shtunë, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Durrës, në një takim që vjen pas ndryshimeve të fundit në qeveri dhe që pritet të shërbejë për dhënien e direktivave të reja për strukturat e partisë.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00, ku fjala hapëse do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, për t’ia lënë më pas fjalën kryesocialistit Rama.

Në axhendë parashikohet një analizë e punës së Organizatave Socialiste në rang vendi, si dhe udhëzime për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme të partisë. Gjithashtu, do të bëhet një analizë e detajuar e performancës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Fokusi i diskutimeve do të jetë edhe përgatitja për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ndërsa një tjetër pikë e rëndësishme pritet të jetë organizimi i partisë në diasporë.

Sipas një projektvendimi, socialistët do të nisin një fushatë të gjerë regjistrimi të anëtarësisë në disa shtete ku jetojnë shumica e shqiptarëve, përfshirë Italia, Greqia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.

Një nga objektivat kryesorë është krijimi i një baze të dhënash për anëtarët dhe përkrahësit e PS jashtë vendit. Strukturat vendore të partisë do të angazhohen për të rikontaktuar emigrantët shqiptarë, bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë fushatës së fundit zgjedhore, për t’i informuar mbi procedurat e regjistrimit.

Në projektvendim theksohet se regjistrimi në këtë databazë duhet të kryhet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale./Versus.al

 

Poll