Live Updates /

Saga e vrasjeve që përgjakën vendin, RENEA kap vrasësin e Edmond Papës! Pranga dhe Andrea e Julian Kalemit, plani për 'luftë' me rivalët

*Një operacion i RENEA-s në Memaliaj, ka vënë në pranga Ervin alias Andrew Boden të shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në vitin 2022. Në pranga kanë rënë edhe kushërinjtë Adriatik, alias Andrea Kalemi si dhe Julian Kalemi i cili e strehonte Boden në banesën e tij. *Gjatë kontrolleve u gjetën shuma të mëdha parash si dhe municion luftarak i llojit: automatik, jelek antiplumb, silenciator, pistoletë, fishekë etj. *Andrea Kalemi, është kushëriri i Armando Sadikajt i cili u vra gjatë një atentati me eksploziv të ndodhur në vitin 2022 pranë TEG-ut. Ndërsa Ervin Bode është shoku i Sadikajt i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022-it për t’u hakmarrë. *Kalemi njihet ndryshe si “John Wick-u” shqiptar për shkak se u ka shpëtuar shumë atentateve të organizuara nga kundërshtarë të tij. Në korrik të këtij viti, persona të paidentifikuar i vranë babain me breshëri plumbash që u drejtuan ndaj lokalit të tij në Memaliaj. Ndërsa Julian Kalemi, kushëriri i tij ra në pranga nën akuzën e zotërimit të armëve të zjarrit. *Dyshohet se saga e vrasjeve ka nisur për shkak të prishjes në pazaret e drogës mes grupit të Edmond Papës dhe Aleksandër Sadikajt.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një operacion i RENEA-s në Memaliaj, ka vënë në pranga Ervin alias Andrew Boden të shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në vitin 2022. Në pranga kanë rënë edhe kushërinjtë Adriatik, alias Andrea Kalemi si dhe Julian Kalemi i cili e strehonte Boden në banesën e tij. *Gjatë kontrolleve u gjetën shuma të mëdha parash si dhe municion luftarak i llojit: automatik, jelek antiplumb, silenciator, pistoletë, fishekë etj. *Andrea Kalemi, është kushëriri i Armando Sadikajt i cili u vra gjatë një atentati me eksploziv të ndodhur në vitin 2022 pranë TEG-ut. Ndërsa Ervin Bode është shoku i Sadikajt i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022-it për t’u hakmarrë. *Kalemi njihet ndryshe si “John Wick-u” shqiptar për shkak se u ka shpëtuar shumë atentateve të organizuara nga kundërshtarë të tij. Në korrik të këtij viti, persona të paidentifikuar i vranë babain me breshëri plumbash që u drejtuan ndaj lokalit të tij në Memaliaj. Ndërsa Julian Kalemi, kushëriri i tij ra në pranga nën akuzën e zotërimit të armëve të zjarrit. *Dyshohet se saga e vrasjeve ka nisur për shkak të prishjes në pazaret e drogës mes grupit të Edmond Papës dhe Aleksandër Sadikajt.

3 Postime
6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Po përgatitej të merrte hakun e babait! Tufa parash e municion luftarak, çfarë u gjet në banesën e ‘John Wick-ut shqiptar’

Saga e vrasjeve që përgjakën vendin, RENEA kap vrasësin e

Shuma të mëdha parash dhe municion luftarak janë sekuestruar gjatë operacionit të RENEA-s në banesën e Andrea alias Adriatik Kalemi i cilësuar nga kundërshtarët e tij si “John Wick shqiptar” për shkak se u ka mbijetuar atentateve të shumta të organizuara ndaj tij. Sipas burimeve Andrea Kalemi po përgatitej të merrte hakun për vrasjen e babait të tij Shyqo Kalemi i cili u vra më 21 korrik të këtij viti gjatë të shtënave me armë zjarri drejt lokalit që kishte në pronësi. 

Kalemi ra në pranga gjatë aksionit për kapjen e Ervin Bodes, të shpallurit në kërkim për vrasjen e Edmond Papës.

“Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë”- njofton policia. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

U arrestua së bashku me vrasësin e Edmond Papës, kush është Tik Kalemi? Në korrik i vranë babain, çfarë e nisi sagën e krimeve

Saga e vrasjeve që përgjakën vendin, RENEA kap vrasësin e
Foto: Edmond Papa (i vrarë në 2022-in), Andrea Kalemi dhe kushëriri i tij i ekzekutuar Aleksandër Sadikaj

Andrea alias Julian alias Adriatik Kalemi u arrestua sot në Memaliaj falë operacionit të RENEA-s për kapjen e Ervin Bodes, vrasësit të dyshuar të Edmond Papës.

Kalemi dyshohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij Julian Kalemi, kishin strehuar Ervin Boden që prej se ky i fundit ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Papës në dhjetor të 2022-it në Tiranë. Gjatë kontrolleve në banesën e Andrea Kalemi u gjetën armë zjarri automatik, armë gjaku, municion luftarak, jelek antiplumb, mbi 40 mijë euro, 438 550 lekë si dhe 3470 dollarë.

Por kush është Andrea Kalemi?

Shqiptari me tre emra, nuk është i panjohur për drejtësinë pasi shumë ngjarje kriminale lidhen me të që pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt pranë Teg-ut në Tiranë. Së fundmi, në korrik të këtij viti, persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt lokalit të tij në Memaliaj ku mbeti i vrarë i ati Shyqo Kalemi dhe kamarieri Gledio Muka, ndërsa i plagosur mbeti Artur Kalemi.

Saga e atentateve ndaj tij:

Në dhjetor 2023 ai u tentua të vritej me thikë brenda burgut të Koridhalos në Greqi. Autori është 28-vjeçar egjiptian, i cili dyshohet se është paguar nga persona të tjerë për të kryer krimin. Kjo për shkak se ai kishte në dorë një telefon ku kishte foton e shqiptarit dhe sapo ka parë foton e tij, ai ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të plagosur. Telefoni egjiptianit iu gjet i thyer dhe nuk dihet nëse e ka thyer vetë apo nga përleshja me të burgosurit e tjerë. Andrea (Adriatik) Kalemi do të fitonte pas disa ditësh lirinë. Autori egjiptian ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos.

Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28 vjeçarin, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup. Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë. Burime jo zyrtare konfirmojnë se pas daljes nga spitali, Kalemi është shoqëruar ditën e djeshme për në kufirin greko-shqiptar nga policia pasi e ka përfunduar dënimin dhe për këtë arsye është riatdhesuar.

Gjithashtu, Andrea (Adriatik) Kalemi i shpëtoi një atentati dhe më 9 gusht të këtij viti në ishullin Paksos, ku u qëllua me 10 plumba, teksa ndodhej me familjen për pushime. Autori dyshohet se kishte mbërritur në ishull me jet-ski dhe ende nuk është identifikuar. Në atë kohë, ai u transportua fillimisht drejt urgjencës për ndihëm e parë e më pas drejt Igumenicës për mjekim te specializuar. Për shkak të gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, Kalemi u dërgua më pas në spitalin e Janinës.

Ai mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra dhe u mbajt në burgun famëkeq grek pasi kishte hesape me drejtësinë helene. Pas përfundimit të procedurave dhe afateve të dënimit që i kishte dhënë drejtësia greke, Kalemi po përgatitej të linte Greqinë për tu kthyer në Shqipëri si njeri i lirë.

Lidhja me Aleksandër Sadikajn

Andrea (Adriatik) Kalemi është kushëri i Aleksandër Sadikaj, që njihej si “Aleksi i Memaliajt” apo “Sancho”, i cili u ekzekutua në mënyrë makabre mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, me minë me telekomandë.

Pas këtij krimi të rëndë dyshohet se qëndronin njerëzit e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, , i cili u ekzekutua nga njerëzit e Sadikajt më 16 dhjetor të vitit të kaluar në zonën e Selitës në Tiranë. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore të autoriteteve shqiptare përmendet edhe emri i Andra (Adriatik) Kalemit, i implikuar në krim si bashkëpunëtor.

Autoritetet kanë dyshime të forta se pas dy atentave ndaj Andra Kalemi qëndrojnë pikërisht njerëzit e Edmond Papës që kanë dashur ta eliminojnë për herë të dytë brenda vitit. Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës,ka prodhuar disa të vrarë dhe të plagosur ndërsa duket se ende s’ka mbaruar.

Po ashtu, në vitin 2001 Andrea (Adriatik) Kalemi rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë, pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Andrea Kalemi rezulton bashkëpronar dhe administrator i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adrese ne Memaliaj dhe objekt “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, tregti me shumice dhe pakice e mallrave industriale, ushqimore, bujqësorë e blegtorale, veshmbathje, konfeksione, prodhim, përpunim e tregtim i materialeve te ndërtimit, inerte, rëre, zhavorr, tregtim i automjeteve, makinerive, hidrosanitare, bimëve medicinale, te lendes drusore, plastike, duraluminit etj. Bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj. Agjensi shitblerje dhe dhënie me qira te pasurive te patundshme, agjenci transporti te udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete te ndërtimit. Pastrim te sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve te gjelbëria, mirëmbajtjen e varrezave publike dhe dekorim te qytetit”. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Po shkonte për qokë te Kalemët, arrestohet në Memaliaj vrasësi i Edmond Papës! Pranga edhe Andrea Kalemit

Saga e vrasjeve që përgjakën vendin, RENEA kap vrasësin e
Edmond Papa (viktima), Andrew alias Ervin Bode (autori i dyshuar)

Gjirokastër- Forcat speciale RENEA kanë arrestuar në Memaliaj Ervin alias Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022-it në Tiranë.

Në momentin e arrestimit, Bode po shkonte për qokë te shtëpia e Andrea Kalemit, të cilit në korrik të këtij viti persona të paidentifikuar i ekzekutuan me armë zjarri të atin jashtë lokalit në Memaliaj. 

Bode njihet si një prej shokëve të Aleksandër Sadikajt i cili mbeti i vdekur gjatë një shpërthimi në Tiranë pranë TEG-ut, ngjarje që dyshohet të jetë porositur nga Edmond Papa pas prishjes në pazaret e drogës.

Gjatë operacionit të RENEA-s, u arrestua edhe Julian Kalemaj, babai i të cilit mbeti i plagosur në atentatin ku u vra i ati i Andrea Kalemajt. Këtij të fundit, forcat "RENEA" i vunë prangat pasi në banesë iu gjet municion luftarak si dhe shuma parash. Dyshohej se po përgatitej të hakmerrej për vrasjen e babait. 

"Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë"- thuhet në njoftim. 

Ndërkohë, Ervin Bode mësohet se gjatë gjithë periudhës që ka qenë i fshehur është strehuar në banesën e Julian Kalemit, i cili po ashtu akuzohet për dhënien ndihmë ndaj të shpallurit në kërkim si dhe mbajtjen dhe prodhimn e armëve luftarake. Versus.al

Poll