Live Updates /

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh akuzat ndaj Veliajt dhe Ajola Xoxës! Nën hetim deputetja Klotilda Bushka! Masa për 5 biznesmenë!

*Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar sot me urdhër të SPAK. Vendimi i firmosur ku miratohej masa e sigurisë arrest me burg nga GJKKO, u firmos nga gjyqtari Erion Bani, ndërsa agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i mbërritën Veliajt në bashki. *Veliaj sapo kishte përfunduar transmetimin e një video “live” në facebook, kur agjentë të BKH e shoqëruan me një makinë të zezë private. *Pas arrestimit u dërgua në bllokun e sigurisë Mine Peza ku do të qëndrojë derisa të dalë para gjykatës. Për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa “arrest shtëpie”. Ndërsa për 5 biznesmenë të tjerë që dyshohen si pjesë e hetimeve të SPAK gjatë hetimit pasuror, u caktua masa “detyrim paraqitje”. *Ky zhvillim i papritur i ndryshoi planet edhe kryeministrit Edi Rama i cili anuloi gjithë takimet që kishte në Shkodër dhe u nis me urgjencë për në Tiranë. * Lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake dhe ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka *Sipas SPAK, dyshohet se Bushka ka fshehur faktet në lidhje me hetimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar sot me urdhër të SPAK. Vendimi i firmosur ku miratohej masa e sigurisë arrest me burg nga GJKKO, u firmos nga gjyqtari Erion Bani, ndërsa agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i mbërritën Veliajt në bashki. *Veliaj sapo kishte përfunduar transmetimin e një video “live” në facebook, kur agjentë të BKH e shoqëruan me një makinë të zezë private. *Pas arrestimit u dërgua në bllokun e sigurisë Mine Peza ku do të qëndrojë derisa të dalë para gjykatës. Për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa “arrest shtëpie”. Ndërsa për 5 biznesmenë të tjerë që dyshohen si pjesë e hetimeve të SPAK gjatë hetimit pasuror, u caktua masa “detyrim paraqitje”. *Ky zhvillim i papritur i ndryshoi planet edhe kryeministrit Edi Rama i cili anuloi gjithë takimet që kishte në Shkodër dhe u nis me urgjencë për në Tiranë. * Lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake dhe ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka *Sipas SPAK, dyshohet se Bushka ka fshehur faktet në lidhje me hetimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

13 Postime
1 MUAJ ME PARE

"Paçavure e sigluar nga Dumani", pas arrestimit reagon Erion Veliaj dhe mohon akuzat: S'kam lidhje me korrupsionin

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh

Erion Veliaj ka reaguar nga qelia e burgut, disa orë pasi u arrestua nga Agjentët e BKH, në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Në një shkrim të gjatë, kryebashiaku i zgjedhur në votimet e 2023, sqaon se ka heshtur, nga "idiotësitë që thotë një prokuror". Akuzat që rëndojnë ndaj tij, Veliaj i ka konsideruar po ashtu "idjote".

Po ashtu në reagimin e tij, Veliaj sulmon Altin Dumanin, si “fajtor” për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

"Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.
Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.
Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.
Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.
Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.
Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.
Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.
Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë."

Vijon...

1 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Veliajt/ Kush do e drejtojë Bashkinë e Tiranës, a mund të rikthehet kryebashkiaku?

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh

Arrestimi i Erion Veliajt ka ngritur pikëpyetje për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndonëse kryebashkiaku i zgjedhur, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nga Gjykata.

Megjthatë në vijim, priten që të zbatohen edhe procedurat ligjore për zëvendësimin e tij, referuar Ligjit për Qeverisjen Vendore dhe Kodit Zgjedhor.

Teksa Veliaj ndodhet tanimë në qeli, ai është i pezulluar automatikisht nga detyra deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. Si rrjedhojë Erion Veliaj do të zëvendësohet përkohësisht nga Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, cili ushtron funksionet e tij deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës.

Nëse kryebashkiaku dënohet me vendim të formës së prerë, ai humbet mandatin dhe shpallen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve. Gjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës drejtohet nga nënkryetari ose nga një administrator i caktuar nga Këshilli Bashkiak.

Por në rast se arrestimi është i përkohshëm dhe kryebashkiaku më vonë lirohet, ai mund të rikthehet në detyrë, nëse nuk ka vendim përfundimtar kundër tij.

Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Veliajt reagon e para nga PS, Spiropali: Duhet të mbajmë qëndrimin tonë

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj ka sjellë nje situatë jo fort të mirë në mbledhjen e grupit të PS të mbajtur këtë të hënë, edhe pse ka kaluar thuajse pa komente apo qëndrime të forta.

Sipas burimeve nga grupi parlamentar i PS, e vetmja që e ka sjellë në vëmendje arrestimin e Veliajt ka qenë kryetarja e Kuvendit Spiropali duke e cilësuar një lajm të trishtueshëm dhe ka parashkikuar një situatë me tensione në parlament nga opozita.

Spiropali ka theksuar se edhe ata duhet të mbajnë qëndrimin e tyre politik për këtë çështje, por pa përmendur se cili do të jetë ky qëndrim.

1 MUAJ ME PARE

Xoxa shpenzoi 867 mln lekë për bizhuteri dhe veshje/ Skema që Veliaj dhe bashkëshortja e tij ngritën për t'u pasuruar duke përvetësuar fondet publike

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Kryebashkiaku Erion Veliaj është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK. Veliaj së bashku më bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion në nëntë raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas njoftimit të SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë ideuar, krijuar dhe kanë vënë në funksionim një mekanizëm që ka bërë të mundur marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat buronin nga fondet publike të bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës ka nënshkruar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si dhe leje ndërtimi tek disa subjekte tregtare të lidhura ngushtë më të. Këto fonde më pas kanë përfunduar tek disa organizata joftimiprurëse shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij.

Përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, të cilat kontrolloheshin nga Ajola Xoxa dhe edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me Veliajn kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Gjithashtu janë siguruar prova të mjaftueshme se Ajola Xoxa për katër vite ka bërë blerje online duke shpenzuar plot 867 milionë lekë për bizhu dhe veshje. E pikërisht këto shpenzime nuk janë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë së Tiranës dhe personave lidhur me të./Versus.al

 

1 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Erion Veliajt/ Kush është deputetja që po hetohet nga SPAK: Ndërhyri në procesin e hetimit

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh
Klotilda Bushka

Lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake dhe ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, që sipas burimeve për Versus.al bëhet fjalë për deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka.

Sipas SPAK, dyshohet se Bushka ka fshehur faktet në lidhje me hetimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

'Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.' thuhet në njoftimin e SPAK. /Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ Arrestimi i Erion Veliajt, SPAK njoftim zyrtar

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Erion Veliajt, masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj 5 biznesmenëve.

Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim E. V., me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim A. X., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G. S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim M. P., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F. B., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S. K., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SH. F., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, A. X., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi E. V., përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja A. X., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim E. V.) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de  facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht  një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur  në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit E.V.

Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve  publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj  skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.

Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën  hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”).

Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”,  “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim A. X., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja A. X.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim A. X., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa  i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim G. S., F. B., S. K., SH. F. dhe M. P. përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.

Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:

Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK.  3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

A ju duket i drejtë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj?

Poll

1 MUAJ ME PARE

Profil-Shkëlqimi dhe rënia e Erion Veliajt/ Erdhi si aktivist përfundoi në pranga si kryebashkiak i Tiranës

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar ditën e sotme më (10 shkurt) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. I shoqëruar nga agjentët e BKH-së, Veliaj është dërguar në bllokun e sigurisë tek rruga ‘Mine Peza’.

Ai po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale në kuadër të një denoncimi të bërë nga shtetasi Nesti Angoni.

Po kush është Erion Veliaj  i cili në fillimet e karrirerës së tij luftoi kundër qeverisë ‘Nano’ dhe më pas iu bashku kësaj force politike?

I lindur në Tiranë më 17 dhjetor 1979, Veliaj u diplomua në Shtetet e Bashkuara (diplomë për të cilën opozita pretendon se e ka të falsifikuar) dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2003 themeloi lëvizjen ‘Mjaft’  një lëvizje e cila në atë kohë luftonte kundër qeverisë ‘Nano’.

Në zgjedhje parlamentare të vitit 2009 Veliaj ishte kandidat për Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile të G99.

Kur G99 nuk ekzistoi më si parti, Veliaj u zgjodh më 2013 si kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, nga ku u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe si pjesë e qeverisë socialiste, ai u emërua Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Prej 30 korrikut 2015 Veliaj u bë zyrtarisht kryetar i Bashkisë më të madhe të Shqipërisë, me ndihmën dhe të LSI-së nën drejtim e Ilir Metës (i burgosur nga SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie) kryeqytetit të vendit, post të cilin e mbante dhe sot.

Që në mandatin e parë e tij të parë si kryebashkiak, nuk munguan protestat e shoqërisë civile kundër ndërtimit të këndit të lojërave te kodrat e liqenit artificial, vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës ishin mes tyre.

Gjithashtu, kujtojmë se Veliaj është akuzuar nga opozitës dhe shoqëria civile lidhur dhe me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu dhe shpenzimet e martesës me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës në shtator 2014, sipas mediave të ndryshme, u deklaruan dhe u faturuan si aktivitet kulturor me shpenzime shtetërore/publike. Veliaj deklaroi në atë kohë që shpenzimet te dasmës i ka paguar mamaja me kursimet e saj!

Erion Veliaj është baba i një djali 3 vjeç, Kajan me bashkëshorten Ajola Xoxa./Versus.al

 

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

Veliaj u arrestua, GJKKO masa sigurie edhe për 5 biznesmenë të njohur (EMRAT)

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh
Biznesmeni Shkëlqim Fusha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

Përveç kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, GJKKO ka fimrosur edhe urdhër-arrestet e SPAK për 5 biznesmenë.

Konkretisht biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë lënë nën masën “detyrim paraqitje”. Sulës më herët SPAK i kishte sekuestruar celularin gjatë kontrolleve të BKH në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa Shkëlqim Fusha njihet si biznesmen, kompania e të cilit fitonte tendera ndërtimi.

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh
Gentian Sula

Biznesmeni Gentian Sula është pyetur edhe më herët në SPAK ku ka qëndruar për tre orë.

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh
Fatmir Bektashi

Edhe biznesmeni Fatmir Bektashi gjithashtu është emër i njohur për mediat pasi rezulton të jetë marrë i pandehur për korrupsion aktiv dhe pastrim parash në rolin e ndërtuesit për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani ku i pandehur është edhe kryedemokrari Sali Berisha. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

U arrestua me urdhër të SPAK, Veliaj dërgohet te blloku i sigurisë Mine Peza

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh

Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar në bllokun e sigurisë Mine Peza. Në të njëjtin bllok sigurie u dërgua fillimisht edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta pas arrestimit të tij mesditën e 21 tetorit 2024. Ndërsa tashmë Meta ndodhet në ambientet e paraburgimit 313. 

GJKKO lëshoi 5 masa sigurie për Veliajn, bashkëshoretn e tij dhe 3 persona të tjerë. Ndërsa pritet që në ditët në vazhdim, kryebashkiaku të dalë para Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Erion Veliajt, Rama anulon takimet në Shkodër, niset urgjent për në Tiranë

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhej në Shkodër paraditen e sotme ka anuluar takimet e planifikuara për t’u zhvilluar me kryebashkiakët socialistë, për t’u nisur me urgjencë për në Tiranë.

Shkak është bërë lajmi për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili rreth orës 14:00 të ditës së sotme është shoqëruar nga agjentët e BKH të cilët i kanë shkuar në bashki për të ekzekutuar masë e arrestit.

Pritet që Rama të ketë një takim me strukturat e PS gjatë orëve në vazhdim. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Sapo kishte mbyllur videon “live” nga kopshti, detajet nga arrestimi i Veliajt! BKH i shkoi në bashki

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh

Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK, ka qenë i befasishëm pasi vetëm pak përpara se të mbërrnin në bashki agjentët e BKH, Veliaj së bashku me Ndrecajn ndodheshin në inagurimin e një kopshti në Tiranë.

Me t’u mbyllur transmetimi i videos në rrjetin social ‘facebook’, pamje të cilat u transmetuan në disa televizione, Versus.al mësoi për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili hetohej për 4 vepra penale në kuadër të një denoncimi të bërë nga shtetasi Nesti Angoni.

Agjentët e Byrosë Kombëtare kanë mbërritur në bashki nga ku kanë shoqëruar me makinë private kryebashkiakun Erion Veliaj i cili në duar mbante një dosje. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Akuzohet për 4 vepra penale, Erion Veliaj arrestohet me urdhër të SPAK! Arrest shtëpie për bashkëshorten e tij

Korrupsion për 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ SPAK zbardh

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sot arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Versus.al, kreu i bashkisë shoqërohet nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët kanë shkuar në bashkinë e kryeqytetit për të ekzekutuar urdhrin e arrestit.

Veliaj akuzohet për 4 vepra penale, ndërsa ai dhe familjarët e tij ishin vënë nën hetim pasuror prej 9 muajsh. Ndërkohë për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxën është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

Në total, GJKKO ka lëshuar edhe 5 masa sigurie "detyrim paraqitje" për 5 biznesmenë të njohur. 

Hetimi për Veliajn nisi pas denoncimit të bërë nga Nesti Angoni, shtetas për të cilin Veliaj pretendon se nuk ekziston i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile.

Kryebashkiaku u paraqit në SPAK fillimisht në muajin prill të vitit të kaluar ku u pyet për 7 orë rresht. Ndërsa për herë të dytë u paraqit më 26 dhjetor të vitit të kaluar ku u pyet për 5 orë nga prokurori i posaçëm Olsi Dado.

Pasi doli nga SPAK, Veliaj nëpërmjet një deklarate në këshillin bashkiak të Tiranës tha se ishte denoncuar nga një person anonim. Ndërsa vetë SPAK reagoi një ditë më pas duke bërë me dije se hetimi ndaj kryebashkiakut po zhvillohej pasi kishte të dhëna se kishte kryer 4 vepra penale, konkretisht: korrupsion pasiv e aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Versus.al

Poll