Çfarë do të gjeni në brendësi
*Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar një operacion të përbashkët me AMP-në për lëshimin e 10 masave të sigurisë, mes tyre edhe për efektivë policie. *Në pranga kanë rënë 3 policë, 2 prej tyre shefa krimesh në Himarë e Lushnjë dhe një ish-polic, Erdit Hazizaj, ish-kandidati i PD për bashkinë e Roskovecit në 2023-in. Në kërkim është shpallur Elvis Dervishi, shefi i policisë kufitare të Sarandës. *Operacioni është zhvilluar në disa qytete të vendit nga jugu në veri. Dyshohet se zyrtarët policorë janë kapur në përgjimet e Sky Ecc dhe akuzohen se kanë kryer vepra penale si pjesë e grupeve kriminale.
Kandidoi për bashkinë e Roskovecit në 2023-it, kush është ish-polici i prangosur si pjesë e grupeve kriminale?

Detaje të reja janë zbardhur nga 10 masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK pas zbardhjes së përgjimeve në aplikacionin “Sky Ecc”.
Erdit Hazizaj, ish-polici që u largua nga policia në 2022-in është arrestuar nën akuzën e grupit kriminal. Por gjithashtu mësohet se Hazizaj ka kandiduar në 2023-in për kreun e bashkisë së Roskovecit, nën sligën e PD.
45 vjeçari humbi garën përballë kandidates së PS Majlinda Bufi.
Më herët ai ka punuar si shef komisariati në qyetete të ndryshme si Ersekë, Pogradec ,Durrës, Peqin, Polican dhe Kavajë (2001-2015). Versus.al
Dyshohen si pjesë e grupeve kriminale, dalin FOTO-t e dy shefave të krimeve të arrestuar

Versus.al ka siguruar foton e dy prej shefave të krimeve në policinë e Himarës dhe Lushnjës të cilët janë arrestuar me urdhër të SPAK gjatë operacionit të zhvilluar në disa qytete.
Shkëlzen Ruska shef i krimeve në policinë e Himarës akuzohet për 3 vepra penale, ndërsa shefi i krimeve në Lushnjë, Ervis Alisinanaj, akuzohet për ndikim të paligjshëm.
Në detajet e zbardhura deri më tani, mësohet se përfshirja e tyre në aktivitete me grupe kriminale të trafikut të drogës është zbuluar falë zbardhjes së përgjimeve në aplikacionin “Sky Ecc”. Versus.al
“Sky Ecc” nxjerr zbuluar shefat e policisë së krimeve, 3 efektivë në pranga! 10 masa sigurie me urdhër të SPAK (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore që prej mbrëmjes së djeshme.
Operacioni është zhvilluar në disa qytete, Kukës, Vlorë, Fier, Gjirokastër dhe Tiranë ku kanë rënë në pranga efektivë policie të përfshirë në grupe kriminale. Në total janë lëshuar 10 masa sigurie, ndërsa 3 efektivë janë arrestuar dhe 1 tjetër është në kërkim.
Bëhet fjalë për shefat e policisë së krimeve në Lushnjë e Himarë të cilët kanë rënë në prangat e policisë. Konkretisht:
I arrestuar, Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë, akuzohet për grup kriminal, shpërdorim detyre dhe kultivim kanabisi.
I arrestuar, Ervis Alisinanaj, shef krimesh në Lushnjë akuzohet për ndikim të paligjshëm
I arrestuar, Ish-polici Erdit Hazizaj, akuzohet për grup kriminal.
Në kërkim, Elvis Dervishi, shefi i komisariatit të policisë kufitare Sarandë.
Efektivët u zbuluan se ishin pjesë e grupeve kriminale falë zbardhjes së përgjimeve në Sky Ecc ku janë siguruar disa momente kur kanë ndërhyrë në favorizimin dhe kryerjen e veprimtarive kriminale. Versus.al







