Live Updates /

Reagon Erion Veliaj/ BKH kontrolle në banesën e kryebashkiakut dhe fondacionin e bashkëshortes. Ajola Xoxës i sekuestrohet telefoni

*Me vendim të Gjykatës së Posaçme, agjentët e BKH janë paraqitur sot në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të bërë një kontroll. Gjithashtu kontrolle janë bërë edhe në kompaninë “Harabel” në pronësi të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt. *Burime bëjnë me dije se pas kontrolleve, agjentët kanë sekuestruar telefonin e Xoxës. Ndërkohë, Veliaj ndodhet në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë dy ditore. *Dyshohet se SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Veliaj ishte në SPAK në muajin prill ku u pyet për 7 orë në cilësinë e personit në dijeni për Inceneratorin e Tiranës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Me vendim të Gjykatës së Posaçme, agjentët e BKH janë paraqitur sot në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të bërë një kontroll. Gjithashtu kontrolle janë bërë edhe në kompaninë “Harabel” në pronësi të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt. *Burime bëjnë me dije se pas kontrolleve, agjentët kanë sekuestruar telefonin e Xoxës. Ndërkohë, Veliaj ndodhet në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë dy ditore. *Dyshohet se SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Veliaj ishte në SPAK në muajin prill ku u pyet për 7 orë në cilësinë e personit në dijeni për Inceneratorin e Tiranës.

5 Postime
3 MUAJ ME PARE

Kontrollet dhe sekuestrimi i celularit të bashkëshortes, reagon Veliaj: Po bëhet një hetim pasuror ndaj meje

Reagon Erion Veliaj/ BKH kontrolle në banesën e kryebashkiakut dhe

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas kontrolleve të sotme të SPAK-ut në banesën e tij, zyrat e fondacionit ‘Harabel’ dhe sekuestrimin e telefonit të bashkëshortes, Ajola Xoxa.

Reagimi i Erion Veliajt:

Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.

U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.

Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.

Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale.

Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.

3 MUAJ ME PARE

'Agjentët e BKH-së i lanë 2 orë tek dera', Berisha publikon foton: Nipi i gruas së Dumanit, bashkëpunëtor i Veliajt

Reagon Erion Veliaj/ BKH kontrolle në banesën e kryebashkiakut dhe

Sali Berisha komentoi sot veprimin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët vizituan shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Sali Berisha: Qytetarët e Tiranës kanë mbi 1 vit që protestojnë para hajdutit më të madh të bashkisë së Tiranës, zyrave të tij, Erion Veliajt.

Por miqtë e mi, Erion Veliaj i kishte kolegë ata, ishte imun si ndaj Arben Krajës, që nga një anë kishte mbesën, në anën tjetër nipin, të dy në zyrat e bashkisë dhe pas dy vitesh hetim, u kujtua të jepte dorëheqjen nga çështja, se ishte në konflikt interesi. E kuptoni ju apo jo.

Por në fakt, jo pa konflikt interesi është edhe vetë Altin Dumani, i cili e ka si nip të gruas, një bashkëpunëtor të ngushtë, një Klajdi Meçe, të Erion Veliajt.

Klajdi është një zullumqar i Fresshit. Me të atin në shtëpi, jeton Altini, Altin Zamani. Po, po jetojnë në një shtëpi. Hajde prekeni. Nëse ka akte kriminale të pa konceptueshme, por njeriu që deklaron 1 mijë herë, se ka mbjellë 1 milionë pemë. Njeriu që ka blerë pishën e zakonshme 6400 euro. Të blesh, por as pisha më ekzotike nuk shkon 6 mijë euro. Ky i ka blerë, hajduti që është ministër tani, Gonxhja ka qenë drejtor. Se Mazniku është me kompaninë e Milorancit. Pra të gjitha këto, mjaftonin 10 herë për ta nxjerrë. I kam thënë atij, qytetarët do të ndahen ty, vetëm kur të të varin në shtyllën e turpit të historisë.

Leje që nuk u ka hapur derën, kanë ndenjur 2 orë aty, gjersa kanë marrë Dabullën për tu hapur derën. Se ca i lidh me Dabullën, nuk i marr vesh. Dëshmitarë okularë që kanë qenë aty, ka shkuar Dabulla. Gjoja i paskan marrë telefonat.

Kur e gjithë Shqipëria fliste për ta, nuk paskan gjetur ata një mënyrë për të pastruar telefonat. Ky është hetimi i Dumanit, ja ku është ky me Edi Ramën. Ka dhe foto të tjera ky Klajdi Meçe. Klajdi është me Erion Veliajn. Dumani banon me të atij e tij në një shtëpi. Seç i lidh, një Zot e di, nuk janë as fqinj, por në një shtëpi.

Pra është një operacion i diktuar nga revolta popullore, mosbindja civile, e cila do të vazhdojë gjersa qytetarët të ‘varin’ në shtyllën e turpit, aty ku e ka vendin, kryehajduti i Tiranës, Erion Veliaj.

3 MUAJ ME PARE

Kontrollet në banesën dhe kompaninë e bashkëshortes së Veliajt, SPAK reagim zyrtar

Reagon Erion Veliaj/ BKH kontrolle në banesën e kryebashkiakut dhe

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka reaguar lidhur me kontrollet e zhvilluara sot në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kompaninë e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Në reagim lihet të kuptohet se kemi të bëjmë me një procedim penal, por pa e sqaruar qartësisht se për çfarë hetimi bëhet fjalë. Më tej theksohet se hetimi është ende në fazë paraprake dhe nuk mund të jepen informacione të mëtejshme aktualisht. 

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment"- thuhet në reagimin e SPAK. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortes së tij

Reagon Erion Veliaj/ BKH kontrolle në banesën e kryebashkiakut dhe
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa

Pas kontrolleve që agjentët e BKH kryen në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, mësohet se është sekuestruar telefoni i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Vendimi për sekuestrimin e telefonit të Xoxës është firmosur nga GJKKO pas kërkesës së bërë nga prokurori i SPAK, Ols Dado. Mësohet se bëhet fjalë për një hetim pasuror të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe familjarëve të tij. Mësohet se në sitë është futur dhe kompania e të vëllait të kryebashkiakut të tij, Arbër Veliaj, dhe i kanë marrë dhe këtij të fundit telefonin.

Ndërkohë, vetë Veliaj ka publikuar foto në rrjetet sociale ku tregon se ndodhet në Hamburg të Gjermanisë në kuadër të një takimi me kryebashkiakun Peter Tschentscher. Versus.al

 

3 MUAJ ME PARE

SPAK kontrolle në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj (VIDEO)

Reagon Erion Veliaj/ BKH kontrolle në banesën e kryebashkiakut dhe

Tiranë- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me urdhër të SPAK kanë mësyrë sot në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj për të kryer kontrolle.

Dyshohet se SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj kryebashkiakut. Pritet që në vazhdim të ketë një njoftim zyrtar lidhur me arsyen e kontrolleve në banesën e Veliajt.

Kujtojmë se kryebashkiaku është paraqitur në SPAK më 30 prill, ku qëndroi për rreth 7 orë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Në dalje për mediat duke i quajtur prokurorët e posaçëm “kolegë”, Veliaj mohoi që të kishte një hetim ndaj tij dhe tha se kishte shkuar si “bashkëpunëtor” për të dhënë detaje mbi çështje të caktuara.

Por vetë kreu i SPAK Altin Dumani e rrëzoi një pretendim të tillë duke deklaruar se Veliaj ishte pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës. Versus.al

 

Poll