Live Updates /

Temperatura 40 gradë dhe krim mjedisor, Elbasani “mbytet” nga djegia e mbetjeve! Zjarri aktiv prej të martës

*Që prej ditës së djeshme, rreth orës 16:00, landfilli i mbetjeve të Elbasanit është përfshirë nga një zjarr i madh që ka shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi toksik që më pas ka përfshirë të gjithë qytetin. *Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga zjarrfikësit gjatë natës, zjarri dhe tymi vijojnë edhe ditën e sotme duke e bërë qytetin të pajetueshëm në ditë të nxehta vere ku temperature arrin deri në 40 gradë celcius. *Ndërkohë që dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, nuk ka asnjë person të proceduar nga policia. Ndërsa kompania shtetërore ‘Eco Elb’ që merret me administrimin e këtij landfilli ku dërgohen mbetjet nga 7 bashki të qarkut, ende nuk ka një reagim zyrtar mbi ngjarjen. *Teksa marrja e masave vonon, banorëve u duhet të thithin tymin toksik që ka pushtuar gjithë qytetin që prej pasdites së djeshme.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Që prej ditës së djeshme, rreth orës 16:00, landfilli i mbetjeve të Elbasanit është përfshirë nga një zjarr i madh që ka shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi toksik që më pas ka përfshirë të gjithë qytetin. *Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga zjarrfikësit gjatë natës, zjarri dhe tymi vijojnë edhe ditën e sotme duke e bërë qytetin të pajetueshëm në ditë të nxehta vere ku temperature arrin deri në 40 gradë celcius. *Ndërkohë që dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, nuk ka asnjë person të proceduar nga policia. Ndërsa kompania shtetërore ‘Eco Elb’ që merret me administrimin e këtij landfilli ku dërgohen mbetjet nga 7 bashki të qarkut, ende nuk ka një reagim zyrtar mbi ngjarjen. *Teksa marrja e masave vonon, banorëve u duhet të thithin tymin toksik që ka pushtuar gjithë qytetin që prej pasdites së djeshme.

4 Postime
10 ORE ME PARE

Zjarri në landfill, Policia e Elbasanit bashkë me Prokurorinë nisin hetimet

Temperatura 40 gradë dhe krim mjedisor, Elbasani “mbytet” nga
Pamje nga djegia e landfillit në Elbasan

Policia e Elbasanit reagon për herë të parë për zjarrin e rënë dje (1 korrik) në landfillin e mbetjeve urbane në periferi.

Zyra Kundër Krimeve në Komisariat ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, rrethanave dhe përgjegjësve nëse është zjarrvënie e qëllimshme. Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria e Rrethit.

“Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit./Versus.al

13 ORE ME PARE

Prej të martës tymi toksik "mbyt" Elbasanin, ministria e Mbrojtjes: Nuk e shuam dot zjarrin në landfillin e mbetjeve

Temperatura 40 gradë dhe krim mjedisor, Elbasani “mbytet” nga

Zjarri në landfillin e mbetjeve të Elbasanit nuk është shuar ende që prej ditës së djeshme. Tymi toksik është përhapur në gjithë qytetin duke shkaktuar ndotje masive në ditë të nxehta si kjo kur në Elbasan temperaturat shkojnë deri në 40 gradë.

Ministria e Mbrojtjes në një reagim për situatën e zjarreve në vend bëri me dije se gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, situata në landfill u rëndua, çka bëri që në vendngjarje të mbërrinin disa mjete të rënda, 5 fadroma dhe 1 eskavator.

Pavarësisht ndërhyrjes, ende zjarri nuk është arritur të fiket. Ndërsa aktualisht në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë.

“Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Peqin dhe Kamëz me 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë, dhe 4 mjete të rënda të bashkisë. Më pas në ndihmë të forcave në terren shkuan edhe 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga Forcat e Armatosura. Në orët e vona të mbrëmjes situata u rëndua dhe në vendngjarje shkuan edhe 6 mjete të rënda, 5 fadroma, 1 eksakvator të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës, por pa mundur ta izolojnë zjarrin në landfill. Ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera”- thuhet në njoftimin e ministrisë. Versus.al

17 ORE ME PARE

Vijon zjarri në Elbasan, tymi toksik i mbetjeve të landfillit mbulon gjithë qytetin

Temperatura 40 gradë dhe krim mjedisor, Elbasani “mbytet” nga

Që prej orës 16:00 të ditës së djeshme qytetarëve të Elbasanit u është dashur të jetojnë nën tymin që ka mbuluar qytetin si pasojë e djegies së mbetjeve të landfillit që duhej t’i menaxhonte.

Tymi që vazhdon prej më shumë se 16 orësh ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme pavarësisht përpjekjes së zjarrfikësve për ta fikur. Deri më tani dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm, ndërsa nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet.

Gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit që së fundmi është “përvëluar” nga temperaturat e larta duke shkaktuar ndotje në nivele të paimagjinueshme në një shtet që pretendon të jetë pjesë e BE. Era favorizon përhapjen e flakëve duke e bërë të vështirë shuarjen e zjarrit. Versus.al

 

17 ORE ME PARE

Katastrofë mjedisore në Elbasan, mbetjet e landfillit të 7 bashkive digjen prej të martës! Tymi mbulon gjithë qytetin

Temperatura 40 gradë dhe krim mjedisor, Elbasani “mbytet” nga

Që prej orës 16:00 të pasdites së djeshme e deri në orët e mëngjesit të sotëm, landfilli i mbetjeve në Elbasan është përfshirë nga flakët. Për orë të tëra, nuk u mor asnjë masë për shuarjen e zjarrit që më pas u përhap duke e bërë të vështirë fikjen.

Në vendngjarje mbërritën 60 zjarrfikës të cilët pavarësisht përpjekjeve, kryesisht arritën të izolonin vendngjarjen duke mos lënë zjarrin të përhapej më tej në zona të banuara.

Pas fushës së mbetjeve në Vlorë që tashmë e ka për “zakon” të digjet disa herë brenda sezonit turistik duke shkaktuar katastrofë mjedisore, edhe landfilli i Elbasanit ka shkaktuar një ndotje të madhe në gjithë qytetin duke e bërë zonën të pajetueshme për shkak të tymit që e kishte përfshirë.

Çfarë është më ironike është fakti se Elbasani e ka një incinerator që duhej të merrej me përpunimin e mbetjeve dhe ka marrë miliona euro pagesa për një punë të tillë. Ndërsa administratori i kompanisë publike “Eco Elb” që duhej të merrej me menaxhimin e mbetjeve të landfillit, Leli Kaja edhe pse nën hetim nga prokuroria duket sikur është “i paprekshëm” nga drejtësia pasi edhe pse landfilli që menaxhon ka marrë miliona euro pagesa si tendera për menaxhimin e mbetjeve dhe vetë Kaja është i pandehur për korrupsion, krimi mjedisor në një prej qyteteve më të populluara të vendit, vazhdon. Versus.al

 

Poll