Live Updates /

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para qeverisë! Dhjetëra të shoqëruar, lëndohen policë e protestues të PD

*Rreth tre orë ka zgjatur protesta e mbajtur sot nga PD para kryeministrisë ku u kërkua dorëheqja e Edi Ramës nga posti i kreut të qeverisë. *Kryedemokrati Sali Berisha tha se e vetmja mënyrë për shembjen e qeverisjes është revolta popullore dhe sapo mbylli fjalën, protestuesit lëshuan molotovët drejt mureve të kryeministrisë duke lënduar disa efektivë policie. *Policia reagoi duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Përplasja u zhvendos tek Kuvendi ku u lënduan edhe disa protestues. *Në mbyllje të protestës, Berisha paralajmëroi tjetër organizim për të rrëzuar Ramën ndërsa i kërkoi policisë të lironte protestuesit e arrestuar, numri i të cilëve sipas tij arrin në 25 persona.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Rreth tre orë ka zgjatur protesta e mbajtur sot nga PD para kryeministrisë ku u kërkua dorëheqja e Edi Ramës nga posti i kreut të qeverisë. *Kryedemokrati Sali Berisha tha se e vetmja mënyrë për shembjen e qeverisjes është revolta popullore dhe sapo mbylli fjalën, protestuesit lëshuan molotovët drejt mureve të kryeministrisë duke lënduar disa efektivë policie. *Policia reagoi duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Përplasja u zhvendos tek Kuvendi ku u lënduan edhe disa protestues. *Në mbyllje të protestës, Berisha paralajmëroi tjetër organizim për të rrëzuar Ramën ndërsa i kërkoi policisë të lironte protestuesit e arrestuar, numri i të cilëve sipas tij arrin në 25 persona.

10 Postime
1 ORE ME PARE

11 efektivë të lënduar nga molotovët, policia: Janë shoqëruar 18 protestues

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Gjatë protestës së sotme pati episode dhune mes protestuesve dhe efektivëve të policisë të vendosur në gatishmëri përpara godinës së qeverisë. Mësohet se si pasojë e sulmeve me molotov dhe përplasjeve para qeverisë e kuvendit, 11 efektivë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve, deri më tani janë shoqëruar 18 protestues. Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë. Versus.al

1 ORE ME PARE

U hodh në masë ndaj protestuesve, gazi lotsjellës i skaduar që prej 2023-it

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Shumë protestues shfaqën problematika dhe vështirësi në frymëmarrje pas përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e policisë me qëllim shpërndarjen e turmës.

Por ajo çfarë është vënë re, është fakti se kapsulat me gaz lotsjellës ishin të skaduara. Në mbishkrimin e tyre për datën e prodhimit dhe skadimit, rezulton të jenë prodhuar në vitin 2019 dhe të kenë skaduar në vitin 2023, pra 3 vite më parë.

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Dyshohet se shkak për problematikat dhe vështirësitë e qytetarëve në frymëmarrje të jetë bërë edhe fakti se gazi lotsjellës ishte i skaduar. Versus.al

1 ORE ME PARE

"Policia sulmoi në mënyrë të çmendur", Berisha paralajmëron Ramën: Protestuesit do përleshen me të

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në godinën blu në përfundim të protestës së nisur para qeverisë nga ku pati përplasje mes policisë dhe protestuesve që u zhvendos edhe para kuvendit.

Berisha tha se policia përdori mjetet e dhunës së pajustifikuar ndaj protestuesve. Ndërsa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, Berisha i bëri thirrje policisë që të lirojë 25 protestuesit e arrestuar.

“Policia përdori në agresivitet absolut mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaz helmues, topa uji e mjete të tjera. Pra Edi Rama kërkonte përleshjen e demonstruesve me policinë. E garantoj se protestuesit do përleshen me Edi Ramën. I them këtu mos ndërse policinë kundër protestuesve. U bëj thirrje policëve të mos bëhen shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj e moral, të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vetë e ka të vjedhur. Sot duhet të ndiheni krenarë për aktin tuaj, të betohemi se me këtë betejë kilometri ynë i fundit do jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjerë.

Kërkojë lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë të cilët nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës. U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që bie në kundërshtim me kushtetutën e vendit”- deklaroi kreu i PD duke shtuar se “Tani jemi në fushëbetejë dhe nuk ndalemi deri në rrëzimin e tij”. Versus.al

2 ORE ME PARE

Kreu i PD në seli, i biri Shkëlzen Berisha në vështirësi nga gazi lotsjellës

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Shkëlzen Berisha, djali i kryedemokratit Sali Berisha u shfaq në protestën e mbajtur mbrëmjen e sotme krah deputetit Arjan Ndoja.

Ai shihet teksa shfaqi vështirësi në frymëmarrje për shkak të gazit lotsjellës të përdorur nga policia kundrejt qytetarëve të mbledhur për të protestuar.

Ndërkohë protesta e zhvendosur përpara Kuvendit vijon ende me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Versus.al

2 ORE ME PARE

Deputetët dhe protestuesit përplasen me policinë te Kuvendi, 3 persona të shoqëruar

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Protesta e thirrur nga PD është zhvendosur përpara godinës së Kuvendit ku ka patur përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë të cilët kanë shtyrë turmën për të shpërndarë edhe ata që ishin ende të pranishëm. Në përplasje janë përfshirë edhe deputetët Luçiano Boçi dhe Flamur Noka.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar tre persona në komisariat. Ndërsa po përdoret gaz lotsjellës për të shpërndarë edhe protestuesit e mbledhur para parlamentit. Versus.al



2 ORE ME PARE

Molotovët përfunduan në mes të kordonit të policisë, disa efektivë të lënduar

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Disa efektivë policie janë transportuar për në spital si pasojë e dëmtimeve që kanë marrë pas shpërthimit të bombave molotov të hedhura nga protestuesit e PD.

Molotovët përfunduan në mes të kordonit të policisë të vendosur para godinës së qeverisë duke bërë që disa efektivë të mbeteshin të lënduar.

Ambulanca mori edhe një protestues, ndërsa numri i efektivëve që po marrin ndihmë mjekësore në spital, mbetet për t’u saktësuar. Versus.al

2 ORE ME PARE

Protestuesi bie pa ndjenja pas gazit lotsjellës, transportohet me ambulancë për në spital

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para
Foto nga vendngjarja

Një person është ndjerë keq si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga policia për të shpërndarë turmat e protestuesve përpara kryeministrisë.

Qytetari raportoi probleme shëndetësore, ndërsa humbi ndjenjat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku më pas mbërriti ambulanca për ta transportuar për në spital ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Versus.al

3 ORE ME PARE

Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, shpërndahen protestuesit e mbledhur para qeverisë

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para qeverisë ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pasi u hodhën molotovë e fishekzjarrë, policia bëri thirrje për përmbajtje të qytetarëve të cilët u larguan nga vendi ku ishin mbledhur pasi u përdor ujë e gaz lotsjellës ndaj tyre. Versus.al

3 ORE ME PARE

I njëjti ‘skenar’, Berisha mbyll fjalën, shpërthejnë fishekzjarret e molotovët drejt kryeministrisë

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Ashtu si në protestat e tjera të Partisë Demokratike, edhe këtë herë me t’u mbyllur fjala e kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit kanë hedhur molotovë e fishekzjarrë në drejtim të kryeministrisë duke rrezikuar efektivët e rreshtuar si kordon sigurie.

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Teksa Berisha valëviste flamurin kuqezi, protestuesit hodhën fishekzjarre e molotovë në drejtim të godinës, ndërsa policia bëri thirrje me megafon për të ndaluar veprimet e dhunshme. Versus.al

3 ORE ME PARE

"Rama nuk ikën me zgjedhje", Berisha-protestuesve: Ta shembim qeverinë me revoltë popullore

Tre orë protestë, molotovë, gurë e gaz lotsjellës para

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij para protestuesve të mbledhur mbrëmjen e sotme para qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër.

Duke thënë se opozita gjendet në kilometrin e fundit para se të arrijë fitoren, Berisha renditi disa prej akuzave të tij ndaj Ramës. Sipas tij qeveria nuk rrëzohet me zgjedhje, por me revolt popullore.

“Jemi në kilometrin e fundit, në harkun e triumfit tonë. Sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Rama nuk ikën me farsë zgjedhore, e kanë të qartë se diktaturat nuk ikin me votë, por shemben me revoltë popullore.  Sot shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Edi Rama kryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë. E kanë të qartë se Gys Agasi është Rama i errësirës dhe se Mirlinda e AKSHI-t është simotër siameze e Lindës së Surrelit. Ai përmbyset vetëm nga zemërimi dhe revolta juaj. Nëse sot gjendemi në kilometrin e fundit, edhe për një arsye tjetër do triumfojmë. Kjo është kriza e thellë që Rama po kalon me narkoshtetin që po i shembet sipër.

Për një javë të tërë krekosej me ftesën që Trump u kishte bërë vendeve partnere. E përdori atë ftesë për ta shitur veten sikur ishte themeluesi dhe arkitekti i bordit. Por ndodhi që në mbledhjen themeluese të bordit në Davos, Edi Ramën nuk e pranonte salla, gjendej në parlament duke ulëritur duke sharë si ordiner opozitën”- deklaroi Berisha. Versus.al

 

Poll