Live Updates /

Zjarr i madh në tregun e Shkodrës, digjen banesa, evakuohen banorët, vijnë zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësi e Madhe

*Një zjarr i përmasave të mëdha që përfshiu tregun e rrobave të përdoruara dhe disa banesa në Shkodër. * Mjetet zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe kanë mbërritur në vatrën e zjarrit. * Si pasojë e zjarrit të përmasave të mëdha në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër janë djegur 25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura. * Zjarrfikësit së bashku me policinë shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

6 Postime
8 MUAJ ME PARE

Zjarri masiv në tregun e Shkodrës, një zjarrëfikës përfundon në spital

Zjarr i madh në tregun e Shkodrës, digjen banesa, evakuohen

Një efektiv i repartit zjarrëfikës në Shkodër ka përfunduar në spital mbrëmjen e kësaj të premte.

Efektivi i zjarrëfikëses ka pasur probleme nga tymi, për shkak të betejës me flakët për mbi një orë.

Zjarri në Shkodër vijon të jetë aktiv, kërcënohet jetët e qytetarëve, policia jep informacion shtesë për ngjarjen

Zjarri në pazarin e rrobave të përdorura në Shkodër ka qenë i përmasave të mëdha, çka ka shkaktuar dëme edhe në 5 banesa.

Për fat të mirë, nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci për mediat tha se në terren do të zbresin ekipet e kontrollit për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Në ndihmë të zjarrëfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe ata të Ulqinit, Lezhës dhe Malësisë së Madhe, ndërsa pritet që të mbërrijë edhe helikopteri i Forcave të Armatosura për të vënë nën kontroll të plotë flakët që vijojnë të jenë aktive.

8 MUAJ ME PARE

Kush ja vuri zjarrin tregut në Shkodër, çfarë interesash fshihen pas

Zjarr i madh në tregun e Shkodrës, digjen banesa, evakuohen

Kur ora ende nuk kishte shkuar 19:00, shtëllunga të mëdha tymi nxorrën kokën mbi pallatet e larta në hyrje të Shkodër.

Në vendin që thirret me emrin “Qafë Hardhi” një zjarr i madh kishte përfshirë një treg të rrobave të përdorura, ku shesin kryesisht banorë të komunitetit rom, por edhe të Shkodrës.

Zjarri ishte aq i furishëm sa e ka përfshirë menjëherë krejt tregun, duke mos lënë kohë për reagim, as banorëve, as policisë e as zjarrfikësve.

Brenda pak minutash i gjithë tregu u përfshi nga zjarri dhe tymi ishte aq masiv sa mbuloi krejt hyrjen e Shkodrës, duke u kthyer në problem dhe për banorët.

Ndërsa lufta me flakët kanë vazhduar disa orë, është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve nga Ulqini, Tivari, Lezha e Malësia e Madhe, sepse Shkodra, gjithë ky qytet, nuk kishte më shumë se dy makina zjarrfikëse.

Disa banesa janë djegur, duke nxjerrë në rrugë të madhe të paktën 5 familje.

Pas shuarjes së zjarrit do të nisin hetimet për të zbuluar shkaqet.

Menjëherë janë hedhur dyshimet se gjithçka ka qenë e qëllimshme. Kjo lidhet me faktin që për të larguar tregun nga aty dhe të ngulen pallate të reja.

Këtë e kanë pohuar edhe banorët e zonës dhe vetë tregtarët të cilët kanë humbur gjithçka kishin.

Në lidhje me zhvillimin e kësaj prone, banorët thonë se janë interesuar shumë personazhe edhe të "nëntokës" së Shkodrës.

Hetimet do të nxjerrin shkakun, pasi autorët vështirë se do të identifikohen ndonjëherë.

8 MUAJ ME PARE

Zjarri gjigand në tregun e Shkodër, vijnë në ndihmë Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe

Zjarr i madh në tregun e Shkodrës, digjen banesa, evakuohen

Për zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu tregun e rrobave të përdoruara dhe disa banesa në Shkodër, ka reaguar edhe kryebashkiaku Benet Beci.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, ndërkohë që kanë mbërritur zjarrfikëse nga Malësia e Madhe, Lezha dhe Ulqini.

“Të gjitha strukturat e Bashkisë të angazhuara kundër zjarrit të rënë para pak minutash në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi.

Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër,

Është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën e në ndihmë të tyre janë nisur mjete nga Malësia e Madhe e Ulqini. Fatmirësisht dëmet janë veç materiale”, shkruan Beci.

Mjetet zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe kanë mbërritur në vatrën e zjarrit.

Për pak minuta mbërrin helikopteri i emergjencave civile i cili u kërkua nga Kryetari i Bashkisë për neutralizimin e vatrës së zjarrit.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri i madh në Shkodër, shkrumbohen 25 njësi tregtare, në rrezik edhe një shkollë

Zjarr i madh në tregun e Shkodrës, digjen banesa, evakuohen

Si pasojë e zjarrit të përmasave të mëdha në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër janë djegur 25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura.

Raportohet se zjarri ka djegur totalisht një banesë tre katëshe,  ndërsa raportohet se rrezikohet edhe një shkollë që ndodhet pranë.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, thotë policia.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri i madh në Shkodër, disa banesa në flakë, eavkuohen banorët

Zjarr i madh në tregun e Shkodrës, digjen banesa, evakuohen

Pasditen e kësaj të premteje (14 qershor) në qytetin e Shkodrës ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha.

Policia thotë se flakët kanë përfshirë tregun e rrobave të përdorura.

Zjarrfikësit së bashku me policinë shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Disa banesa që janë pranë tregut janë përfshirë nga flakët.  

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, thotë policia.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarr i madh në tregun e Shkodrës, tymi mbulon qytetin, pamje nga vendngjarja

Zjarr i madh në tregun e Shkodrës, digjen banesa, evakuohen

Një zjarr i madh ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.

Zjarri dyshohet se ka rënë në tregon e rrobave të përdorura në lagjen Qafë Hardhi.

Zjarr i madh në tregun e Shkodrës, digjen banesa, evakuohen

Tymi i këtyre flakëve ka mbuluar thuajse krejt qytetin e Shkodrës, duke sjellë edhe vështirësi tek banorët.

Zjarr i madh në tregun e Shkodrës, digjen banesa, evakuohen

Drejt tregut të rrobave të përdorura në Shkodër, janë nisur forca të shumta zjarrfikëse.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë  po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.

Poll