Tashmë Luna Mari një nga personazhet më të njohura në Instragam falë të atit të saj.
Luiz Ejlli, ish fituesi i Big Brother Vip2 nuk nguron të ndajë me ndjekësit momentet më të bukura të vajzës së tij të porsa lindur.
Së fundimi ai ka publikuar një video në Instastory, ku shihet duke i kënduar vajzës së tij e cila sapo është zgjuar.
Luna Mari e dëgjon dhe duket se e shijon zërin e tij.
“Siç flemë ashtu edhe zgjohemi”- ka shkruar këngëtari krahas videos me të voglën e tij, duke treguar se Lunën e merr gjumi me këngët e tij.







