MAGAZINË /

A do të qëndrojë në Shqipëri? Sylvinho shuan të gjitha zërat

Sylvinho deklaron se është arritur një marrëveshje me presidentin e FSHF-së, por ende nuk ka firmosur

Shkruar nga B.SH
A do të qëndrojë në Shqipëri? Sylvinho shuan të
Sylvinho Mendes Campo

Sylvinho do të vijojë të jetë trajneri i Kombëtares Shqiptare.

Edhe pse përflitej se ai kishte disa oferta trajneri brazilian do të rinovojë kontratën me Shqipërinë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Sylvinho për Top Channel ku është shprehur se është arritur marrëveshja por që ende nuk ka firmosur.

'Kemi folur Endi dhe mund të them që kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk kemi firmosur’ është shprehur Sylvinho.

Ai do vijojë të qëndroj si trajner i kombëtares bashkë me dy ndihmësit e tij, argjentinasin Zabaleta, por edhe brazilianin Doriva. 

Ky rinovim vjen pak muaj para se kombëtarja shqiptare të zbresë sërish në fushë, pasi në muajin shtator Shqipëria do luajë në Ligën e Kombeve ku bën pjesë në grupin 1 bashkë me Republikën Çeke, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

 

 

 

Tags:

silvinjo

Poll