Ori Nebijaj ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe surprizues gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”, ku foli lirshëm për përjetime personale dhe momente të sikletshme nga e shkuara.
Gjatë bisedës, moderatorja kujtoi një episod që e konsideron të paharrueshëm: një situatë impulsive në dasmën e një shoqeje të ngushtë, disa vite më parë.
"E di kur ka ndodhur kjo? Ka ndodhur një herë, ka qenë dasma e shoqes time. Ka disa vite, por e mbaj mend se ka qenë epike fare. I shkruajta ex-it në dasëm dhe në atë sekondë u pendova. Doja më pas që ai mesazh të mos mbërrinte," tregoi Ori me humor.
Ajo shtoi se në atë çast do të kishte bërë gjithçka vetëm që ta ndalonte dërgimin e mesazhit, duke e përshkruar si një veprim të nxituar që do ta kujtojë gjithmonë me të qeshura.







